Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dilma Rusef nisi marrëdhënie të reja me Bullgarinë

Presidentja e Brazilit Dilma Rusef bëri një vizitë dyditore shtetërore në Bullgari me ftesë të presidentit Georgi Përvanov.
Foto: BTA
Pak janë bullgarët, të cilët jetojnë në vendin e gjashtë me ekonomiken shumë të zhvilluar në botë – Brazil. Sipas të dhënave zyrtare në vendin jug-amerikan qëndrim të përhershëm kanë rreth 1000 shtetas bullgar, kryesisht muzikantë dhe piktorë. Nga 1 janari i vitit 2011, kur presidente u zgjodh zonja me prejardhje bullgare Dilma Rusef, Brazili ka një partner strategjik në personin e Bullgarisë. Këtë e pohon edhe vizita e presidentes te ne. Kjo është vizita e parë zyrtare e një presidenti brazilian prej 50 vjetëve, kur u rivendosën marrëdhëniet diplomatike midis dy vendeve. Duke ardhur në vend “me Bullgarinë në zemër” znj. Dilma Rusef hapi një faqe të re në marrëdhëniet midis nesh.

Sipas fjalëve të presidentit bullgar, Georgi Përvanov kjo është një vizitë e rëndësishme dhe historike për vendin tonë – tashmë anëtar i BE-së. “Menjëherë kur të u kthye nga Brukseli, presidentja braziliane Rusef viziton Bullgarinë – deklaroi kreu i shtetit Georgi Përvanov pas takimit zyrtar. – Kjo është një shenjë shumë e qartë e vlerësimit të Bullgarisë në politikën e Brazilit. Për ne, bullgarët, kjo është një vizitë e pritur prej shumë kohe, emocionuese, por edhe një vizitë pune.”

Zonja Dilma Rusef deklaroi në Sofje dëshirën e zgjerimit të partneritetit midis Bullgarisë dhe Brazilit. “Brazili është partner strategjik i BE-së, tha presidentja Dilma Rusef. – Në këtë lidhje Bullgaria mund të jetë si një pikë hyrjeje, po ashtu edhe një pikë daljeje të interesave dhe marrëdhënieve midis vendeve evropiane dhe Brazilit, deklaroi presidentja pas takimit me kryeministrin bullgar, z. Bojko Borisov. – Gjatë vizitës më shoqërojnë përfaqësues qeveritarë dhe biznesmenë. Shpresoj se ata do të gjejnë fushat e përshtatshme për të bashkëpunuar me Bullgarinë, vendin, me të cilin jam lidhur” – shtoi presidentja Rusef, duke i falënderuar presidentin dhe kryeministrin e Bullgarisë për mikpritjen e ngrohtë.

“Bullgaria ka arritur një gjendje të qëndrueshme ekonomike. Ka rritje të konsiderueshme në një sërë fushash, si p. sh. në atë të infrastrukturës, duke u ndërtuar autostradat dhe metroja. Kjo do të thotë se vendi ka gjetur rrugën e saj të sigurisë dhe stabilitetit. Shpresoj se kjo tendencë pozitive do të ruhet, sidomos duke pasur parasysh krizën në Eurozonë” – deklaroi presidentja Dilma Rusef.

Sipas saj Brazili është gati ta zgjerojë bashkëpunimin me Bullgarinë në një sërë sektorësh: bujqësi, shkencë, teknologji, komunikime, arsim, duke shkëmbyer ekspertë dhe studentë. Gjatë 10 vjetëve të fundit Brazili e zhvilloi shumë politikën e saj sociale-ekonomike. Plusi më i madh i tij është numri i konsiderueshëm i popullsisë, d.m.th. sa më shumë konsumatorë, aq më shumë shans për forcimin e tregtisë midis dy vendeve.

© Foto: BTA


“Bullgaria, jo vetëm duke qenë anëtare e BE-së, por edhe në personin e presidentes Dilma Rusef, ka edhe një mundësi tjetër për të përballuar krizën ekonomike – deklaroi kryeministri bullgar Bojko Borisov. Aktualisht blejmë 12 aeroplanë brazilianë”, tha ai, duke shtuar se vizita e presidentes është e rëndësishme për Bullgarinë.

Në Sofje u mbajt një forum për biznesmenë bullgarë dhe brazilianë. Si përfundim u bë e qartë se këmbimi i mallrave midis dy vendeve, i cili aktualisht është me vlerë prej 130 mln dollarëve, mund të bëhet 1 miliardë dollarë, të bindur janë presidentët Përvanov dhe Rusef. Sot presidentja e Brazilit është për një vizitë në vendlindjen e të atit të saj Gabrovo, po ashtu do ta vizitojë kryeqytetin e dikurshëm të Bullgarisë Veliko Tërnovo.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Tatjana Obretenova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Moldavia ka zgjedhur një të ardhme pro-evropiane, por duhet ta çimentojë atë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale

Rezultatet e referendumit për anëtarësimin e Moldavisë në BE, si një qëllim strategjik për t'u shkruar në kushtetutën e vendit, përforcuan pikëpamjen pro-evropiane të vendit, edhe pse me një dallim shumë të vogël nga euroskeptikët. Mirëpo, pritet..

botuar më 24-10-30 2.20.MD

Eksploruesit polarë bullgarë dhe francezë tregojnë për sfidat në Antarktidë

Ambasada e Francës dhe Instituti Francez në Bullgari, në partneritet me Institutin Polar Francez "Paul-Emile Victor", Institutin Antarktik Bullgar, Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" dhe Televizionin Kombëtar Bullgar organizojnë një takim..

botuar më 24-10-30 6.10.PD
Rajna Manxhukova

Rajna Manxhukova: Dua që lufta të mos ndajë komunitetin bullgar të besarabëve në Ukrainë dhe Moldavi

Bullgarët e Besarabisë janë "pjesë e pandashme e fuqisë kombëtare bullgare, e bashkësisë shpirtërore dhe kulturore bullgare. Ata do të mbeten sepse lidhja mes nesh dhe tyre është e pathyeshme" - shkroi numri i vetëm i gazetës "Besarabia Bullgare",..

botuar më 24-10-29 2.30.MD