Në shumë vendpushime detare kur të vijë fundi i verës, largohen edhe turistët e shkujdesur. Zhduken ditët e hareshme me shoqërinë. Çadrat e kampingut rrallohen. Rrugët e komplekseve turistike duken ndryshe. Valët e detit sikur të trishtuar përplasen në brigjet pa njeri, kurse turistët largohen duke pritur padurim pushimet e tjera veriore.
Qyteti bregdetar Sozopol është njëri prej vendpushimeve të pakta pranë Detit të Zi, ku vjeshta pritet ashtu si pritet sezoni i verës. Një qytet i vjetër i bregdetit bullgar e shenjën e tij kulturore për ditët e para të vjeshtës. Gati dy dekada çdo vjeshtë këtu zhvillohen festat e artit “Apolonia”. Gjatë këtyre aktiviteteve kulturore një pjesë dërmuese e elitit artistik të vendit niset për në Sozopol. Vendpushimi detar edhe një herë vesh rrobat e verës dhe shndërrohet në strehimin e muzave të gjitha arteve. Në rrugë dhe sheshe muzikantë e piktorë gjejnë shtëpinë e tyre. Disa teatro bëjnë premierë të shfaqjeve të sezonit të ri. Interpretime të xhazit dhe të muzikës së dhomës tingëllojnë në skenat e festave të “Apolonisë”, ku ngjiten grupe dhe formacione të njohura. Këtë vjeshtë deti e ka humorin e tij të verës. Kjo është koha kur Sozopolin e vizitojnë miqtë e tij të rregullt. Edhe pas duartrokitjeve të fundit të festave të “Apolonisë” qyteti ka akoma për t’u treguar adhuruesve të detit të vjeshtës. Vitet e fundit qyteti bregdetar tërheq vëmendjen e shumë turistëve me kishat e saj të rindërtuara.
Muzeu i Arkeologjisë dhe Galeria e Arteve kanë eksponate shumë interesante. Në qytet ka kushte të përshtatshme për mbajtjen e konferencave dhe seminareve gjatë vjeshtës. Ka edhe një bazë sportive për trajnime, stadium modern dhe një pishinë të mbyllur. Kur muajit e vjeshtës janë me diell, është shumë e këndshme që të bësh shëtitje nëpër rrugicat e lagjes së vjetër të Sozopolit. Shëtitjet në det bëhen vetëm kur ai është i qetë, por për peshkatarët nuk është problem. Gjatë vjeshtës burrat në Sozopol peshkojnë palamit, ndërsa femrat bëjnë reçel fiku. Gjatë vjeshtës përhapet aroma e peshkut, ëmbëlsirave dhe verës.
Gjatë verës Sozopol shndërrohet në qytetin e arkeologëve. Gërmime bëhen edhe në ishullin Shën Ivan, i cili ndodhet afër qytetit bregdetar. Gjatë vjeshtës puna e arkeologëve ndalon dhe të gjitha gërmimet priten që të studiohen vitin që vjen. Por ndjenja se e ke prekur lashtësinë mbetet. Në afërsi të ishullit Shën Ivan gjendet ishulli Shën Pjetër, i cili njihet si ishulli i zogjve. Ka edhe një tjetër – ai Shën Kirik.
Megjithëse vjeshta nuk është koha për të futur brenda detit, përjetim mjaft emocionues mund të jetë një shëtitje në mbrëmje pranë bregut të qytetit Sozopol, ku shihet drita e farit nga ishujt. Nëse deti është i qetë, ia vlen që të bëni në shëtitje me anije në ishuj. Shumë restorante që janë hapur deri në ditët e para të dimrit gjithashtu janë vende të mira, ku mund ta shijoni pamjen e bukur nga horizonti i detit. Patjetër ata që i duan specialitetet me mish peshku, mund të provojnë lloje të ndryshme të peshkut të freskët, të përgatitura sipas recetave vendase.
Edhe kur përfundon sezoni turistik, Sozopol është një vend i mrekullueshëm për shëtitje në fundjavë gjatë vjeshtës. Qyteti zbulon një atmosferë ndryshe nga ajo e zhurmshme gjatë verës, një atmosferë të qetësisë dhe romantikës. Ky është momenti kur mund të shihet bukuria e elementeve arkitekturale të shtëpive të Sozopolit. Ato shpeshherë janë preferuar nga piktorët e njohur bullgarë.
Në qytetin bregdetar galeritë e vogla të arteve gjenden piktura origjinale dhe sende të ndryshme artistike, të bëra nga mjeshtërit e Sozopolit. Edhe të mos ketë diell të ngrohtë dhe brigje plot me njerëz, një vjeshtë në Sozopol mund të preferohet vetëm për shkak të atmosferës romantike të qytetit dhe frymës së kripur të detit.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Fotografi: imagesfrombulgaria.com
Tre mediat publike Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT), Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) dhe Agjencia Telegrafike Bullgare (BTA) u shpërblyen nga Shoqata Bullgare e Hoteleve dhe Restoranteve për partneritetin më të mirë mediatik në vitin 2024. Çmimin..
Bullgaria, e vendosur në qendër të qytetërimeve të lashta, ofron pamje mbresëlënëse historike, të rrethuara nga brigjet më të mira të Detit të Zi dhe vendpushimet e skive të klasit botëror të mbuluara me borë.Në territorin e tij nga 111 000 kilometra..
Tërheqësja e vjetër në fshatin Govedarci, bashkia e Samokovit në malin Rilla, do të modernizohet në një teleferik me katër ulëse me një kapacitet prej 1520 njerëz në orë. Një propozim i ngjashëm i është dorëzuar Inspektoratit Rajonal për Mbrojtjen e..