Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një portal interneti ndihmon daljen e ndërmarrjeve bullgare në tregun ndërkombëtar

Nga kjo vjeshtë biznesi bullgar disponon me një portal interneti, të krijuar nga Agjencia ekzekutive për inkurajimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Ai do të ndihmojë daljen e këtij tipi firmash në tregun ndërkombëtar. “Ky është një instrument i rëndësishëm, përmes të cilit biznesi bullgar do të mund të gjejë një informatë aktuale, e cila të jetë e dobishme për realizimin e produktit ose shërbimet e tregjeve të jashtme, të gjejë partnerë ndër firmat e huaja, si dhe të drejtojë pyetje konkrete të cilave ne do t’u bëjmë çdo gjë në kuadrin e kompetencës sonë të përgjigjemi shpejt dhe në kohë” – tha drejtoresha ekzekutive e Agjencisë Marina Veleva.

Tani për tani portali përmban një informacion të dobishëm për marrëveshjet juridike në 23 shtete, të dhëna për këmbimin e mallrave, perspektiva për zhvillim, tregues bazë ekonomik, kërkesa specifike drejt mallrave nga tregu përkatës. Në katalogun e firmave ndaj portalit çdo sipërmarrës mund të paraqesë kompaninë e vet, të gjejë prodhues, furnizues, dhe distributorë, statistikë dhe analiza, të botojë oferta aktuale, si edhe të kërkojë partnerë jashtë shtetit. Një vend të posaçëm në portal i është kushtuar biznes forumeve të ardhshme në vend dhe jashtë shtetit, aty ka informacion për 45 panaire dhe ekspozita në 18 shtete, për 11 misione tregtare jashtë shtetit deri në fund të vitit.

“Gjatë 2 vjetëve të fundit eksporti u bë një motor bazë të rimëkëmbjes ekonomike të vendit, nënvizoi gjatë prezantimit të portalit ministri i ekonomisë dhe i energjetikës Trajço Trajkov. Pas një vëllimi prej 33% gjatë vitit 2010, presim me interes të shikojmë nëse kjo rritje do të vonohet gjatë vitit 2011. Lajmi i mirë është se, për 7 muajt e parë të vitit 2011 kemi një vëllim edhe më të lartë nga ai i vjetshmi në përmasë të afro 37%. Kështu që nuk ka një moment më të përshtatshëm nga futja në veprim të këtij portali.”

Ngritja e përmendur në eksportin bullgar u dedikohet kryesisht firmave të mëdha. Një kontribut mjaft më të dobët kanë tani për tani ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Prandaj është me kaq rëndësi që ato të ndihmohen të përfshihen në tendencën e vizatuar pozitive.

“Gjatë studimit të fundit, të bërë në fillim të këtij viti, numri i përgjithshëm i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në Bullgari ishte rreth 315 mijë, rikujton Venelin Gurnishki, drejtor i drejtorisë “Zhvillim dhe internacionalizim i Agjencisë ekzekutive për inkurajimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme”. Mjerisht, shtoi ai, përqindja e firmave të orientuara për eksport mes tyre është mjaft e ulët. Meriton vëmendje fakti se, pikërisht në kushtet e krizës, një përqindje firmash bullgare kanë mundur të shfrytëzojnë kushtet jo të favorshme si shans dhe kanë shtuar eksportin e vet me 15-20%. Me këtë portal ne duam të ndihmojmë jo vetëm firmat të cilat janë të orientuara drejt eksportit, por më tepër ato, të cilat kanë një potencial të dalin në tregjet e jashtme. Në bazë të llogarive paraprake, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme prodhuese, të cilat mund të eksportojnë produktin janë rreth 70 mijë. Ky është potenciali, të cilin tani për tani e konsiderojmë për programin tonë maksimum”.

Për 2 javët e para nga ekzistenca e portalit http://export.government.bg/ianmsp/en/home në të janë regjistruar 77 firma bullgare dhe janë realizuar 3500 vizita. Pjesa dominuese nga firmat të cilat janë regjistruar janë nga industria ushqimore, makinë-ndërtimi, tregtia dhe shërbimet, prodhimi i mobilieve dhe farmacia. Krijuesit e portalit e vlerësojnë këtë si një fillim të mirë.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Maria Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

927 persona kanë deklaruar të ardhura mbi 1 milion leva

Të ardhurat më të larta të deklaruara për vitin e kaluar janë 70 milionë leva (35 785 000euro), sipas të dhënave të Agjencisë Kombëtare të të Ardhurave pas përfundimit të fushatës tatimore dhe deklarimit të të ardhurave të personave fizikë. Mjetet..

botuar më 24-06-04 10.29.PD

Në muajin maj, klima e biznesit shënoi një përmirësim prej 0.6 pikësh

Në muajin maj, situata ekonomike në vend është përmirësuar për të dytin muaj radhazi. Përmirësim ka pasur në tregtinë me pakicë, ndërtim dhe shërbime, por ka pasur rënie në industri. Në ndërtim, industri dhe në sektorin e shërbimeve nuk pritet..

botuar më 24-05-30 1.21.MD
Godina e BNB

Banka Kombëtare Bullgare kujtoi pse nuk duhet të mbinxehet tregu me hipotekat e pasurive të paluajtshme

Banka Kombëtare Bullgare (BNB) publikoi "Rishikimin e masave të vendosura për rreziqet me të cilat përballet sistemi bankar", nga kreditë e siguruara me hipotekë për banesat dhe pasuritë e paluajtshme. “Shqetësime të tilla kanë arsye serioze duke..

botuar më 24-05-27 12.18.MD