Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Turneu danubian i WWF përqendron vëmendjen mbi përdorimin e qëndrueshëm të ujërave të lumit të madh evropian

Foto: BGNES
Pjesa bullgare e lumit Danub është ndër më të ruajturat nga veprimtaria e njeriut dhe megjithatë gjatë shekullit të XX janë asgjësuar pothuaj 80 për qind e habitateve dhe resurseve të peshkut në rajon. Danubi është lumi i dytë evropian për nga gjatësia. Mirëpo aktualisht shumëllojshmëria e tij biologjike dhe përdorimi i qëndrueshëm i resurseve të tij ujore janë rrezikuar. Për këtë alarmon Organizata ndërkombëtare Fondi botëror për natyrën e egër (WWF) gjatë një fushate të madhe informative, të quajtur Turneu danubian:

“Turneu danubian filloi gjatë verës në Hungari dhe pas kësaj vazhdoi në Bullgari, shpjegon Konstantin Ivanov nga WWF – Bullgaria. – Gjatë dy javëve të fundit vizituam qytetet që gjenden në bregun e lumit Danub – Ruse, Silistra, Svishtov, Belene, por dhe Pleven dhe Veliko Tërnovo – qendrat e disa prefekturave, të cilat kufizojnë me lumin. Më i madh ishte interesi nga ana e njerëzve të rinj, e studentëve. Projekti kishte një pushim edhe në Slloveni, megjithëse Danubi nuk kalon përmes Sllovenisë. Vitin tjetër fushata informative do të vazhdojë në Rumani dhe Serbi.”

Përdorimi i qëndrueshëm i resurseve të lumit Danub – ky është misioni i Fondit botëror për natyrën e egër gjatë 15 viteve të fundit, kurse elementi arsimor është me rëndësi kyçe për suksesin e misionit, sepse Danubi nuk është vetëm një korridor transporti, i cili lidh shtetet evropiane, na shpjegoi Konstantin Ivanov dhe shtoi:

© Foto: BGNES

“20 milionë veta në Evropë pinë ujë nga lumi Danub”, thotë Konstantin Ivanov nga WWF – Bullgaria.

“Lumi na siguron një shumëllojshmëri të pasur biologjike – atje mund të shihen lloje të rralla shpendësh, si pelikani dhe shqiponja detare për shembull. Nga ana tjetër gjendemi para një sërë sfidash. Njëra prej tyre është nëse lumi do të shndërrohet në një kanal ujor, ose do të vazhdojë të jetë një lumë i gjallë, plotë jetë në të dhe jashtë tij. Një prej qëllimeve tona gjatë kësaj fushate qe për t’u shpjeguar njerëzve se jeta e tyre varet deri në një shkallë të madhe nga ky lumë. Për këtë qëllim përdorim një maket, i cili paraqet fundin e lumit dhe si uji i tij pastrohet nëpërmjet gurëve të vegjël të lumit dhe pas kësaj i pastruar derdhet në puset në dy brigjet. Në fakt shumë pak njerëz janë të qartë se në qoftë se lumi nuk ekzistonte, do të kishin akses të vështirësuar në ujin e pijshëm. Thënë me fjalë të tjera – 20 milionë veta në Evropë pinë ujë nga lumi Danub.”

Në pjesën bullgaro-rumune lumi derdhet lirisht, sepse në shumë pak vende të shtratit janë bërë korrigjime, të cilat ta ndihmojnë lundrimin. Deri tani vetëm 20 ditë në vit pjesa të veçanta të Danubit nuk janë përdorur për shkak të ujërave të ulëta. Mirëpo, për shkak të ndryshimeve klimatike, gjithnjë e më shpesh do ta shohim lumin të cekët dhe duhet të mendojmë se çfarë të bëjmë, që të marrim nga ai të gjitha resurset, të cilat kemi marrë deri tani. Në këtë lidhje WWF – Bullgaria shtrojnë çështjen: A duhet të adaptohet lumi Danub për nevojat e anijeve, ose shtetet evropiane duhet të modernizojnë anijet e tyre, të cilat të mund të lundrojnë në ujëra më të cekëta.

“Bëhet fjalë nëse të investojmë dhjetëra miliarda euro, që ta bëjmë lumin një kanal për lundrim, me të gjitha pasojat negative për ekologjinë, ose të përpiqemi të investojmë më pak mjete, që të modernizojmë flotën e anijeve, të cilat lundrojnë në lumin Danub. Në qoftë se ne e shndërrojmë Danubin në një kanal lundrues, nga kjo do të përfitojnë kryesisht kompani gjermane dhe holandeze, të cilat e përdorin lumin si një rrugë ujore transit nga Deti i Zi deri në brendësinë e Evropës. Në fakt, në qoftë se Danubi bëhet kanal lundrues, kjo nuk do të ketë efekt pozitiv mbi ekonominë bullgare, sepse për një ose tjetër shkak shumë pak nga eksporti i vendit tonë realizohet në lumë.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Elena Karkallanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ursula von der Leyen

Ekipi i ri i Ursula von der Leyen: a do të arrihet një "marrëveshje paketë" për të miratuar të gjithë komisionerët e BE-së

Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..

botuar më 24-11-20 9.20.PD
Prof. asoc. Spas Tashev

Rajonet ku jetojnë bullgarë në Shqipëri është e nevojshme të kenë autonomi administrative

Minoriteti kombëtar bullgar në Shqipëri është një nga më të mëdhenjtë në vend, sipas të dhënave nga censi i fundit zyrtar i popullsisë atje. 7 057 persona janë deklaruar si bullgarë, në krahasim me 23 000 që janë identifikuar si grekë, 12 000 si..

botuar më 24-11-19 7.30.PD

Një pemë e bukur bullgare e Krishtlindjeve shkëlqen sërish në Muzeun e Industrisë në Çikago

Një pemë e Krishtlindjeve me dekorime bullgare është vendosur në një vend qendror në Muzeun e Industrisë në Çikago. Për të pestin vit radhazi, bashkatdhetarët nga qyteti amerikan bënë dekorimin luksoz të pemës bullgare të Krishtlindjes me mbi 30 mijë drita..

botuar më 24-11-16 8.40.PD