Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

iSchool shkurton lidhjen mësues-prind

Prindërit mund ta marrin sms me notat e fëmijëve të tyre.
Foto: iSchool
Gjithnjë e më vështirë nxënësit do të mund të bëjnë dredhia, të fshehin ditarin e klasës ose të justifikojnë mungesat e veta me shënime të falsifikuara. Fundi i këtyre mashtrimeve të nxënësve do t’i verë sistemi i ri elektronik iSchool. Ai është edhe një hap tjetër në modernizimin e arsimit të mesëm bullgar përmes teknologjive të reja. Sistemi lejon një komunikim më të mirë midis mësuesit dhe prindërve, që nga ana e vet do të çojë deri në një kontroll më të mirë prindëror.

“Prindërit mund të abonohen, në qoftë se dëshirojnë të marrin informacion për fëmijët e vet – sqaron Pavell Harallambov, krijues i sistemit iSchool. Shkolla në disa hapa të lehta dhe të shpejta fut informacionin bazë për prindërit, për fëmijët, për klasat, telefonat e prindërve e kështu me radhë. Pas kësaj gjatë çdo futjeje të të dhënave të reja, prindi merr në një kohë reale informatë për fëmijën e vet përmes sms. Këto mund të jenë vërejtje ose lëvdata nga mësuesja e klasës për mungesa. Kështu nuk ka mënyrë që fëmija të çojë një letër shfajësim të falsifikuar dhe prindërit e tij të kuptojnë, sepse ata do të marrin në telefonin e vet njoftim, se ai ka një mungesë të justifikuar. Dhe do të duhet të kërkojnë shkakun për këtë mungesë. Merret po kështu informatë për nota rrjedhëse, semestrale ose dhe vjetore, për takime të ardhshme me prindërit e të tjera. Përmes sistemit iSchool mësuesit mund të kontaktojnë direkt me prindërit të nxënësit të veçantë, të një grupi nxënësish, të gjithë klasës ose bile dhe të gjithë shkollës. Përveç kësaj, sistemi lejon që shkollat të ruajnë informacionin e vet në një server të centralizuar dhe në qoftë se humbet ditari i ndonjë klase, shumë lehtë dhe shpejt mund të rivendoset informata.”

25% nga abonamenti mujor, të cilin e paguajnë prindërit, vjen në buxhetin e shkollës dhe ajo ka mundësi t’i shpenzojë mjetet për përmirësimin e bazës së vet materiale. Shërbimi është i pranishëm falas për të gjitha shkollat shtetërore dhe private, të cilat tregojnë interes. iSchool është një ueb sistem i bazuar dhe nuk kërkon instalim të një softueri të posaçëm. Mësuesit marrin një prani deri tek ai përmes një pajisjeje të posaçme dhe mund t’i fusin të dhënat dhe të dërgojnë njoftimet e veta deri te prindërit si nga kompjuterët e shkollës, ashtu dhe nga kompjuteri personal. iSchool tanimë është aplikuar në mënyrë pilote në 6 shkolla në Sofje, Plovdiv, Kallofer, Dupnica dhe Dimitrovgrad. Krijuesit e sistemit kanë ambicion ta zgjerojnë dhe përveç ditarit elektronik, të ofrojë dhe shërbime të tjera.

“Në të ardhme do të shtojmë dhe module të tjera, duke filluar nga libreza elektronike, biblioteka shkollore, ndihmesat e ndryshme elektronike për vet shkollën, libra elektronik, tema të zhvilluara nga mësuesit, robot shtëpiak e kështu me radhë – sqaron Pavell Harallambov. Ideja është të arrijmë një shkollë të vërtetë elektronike, sepse për momentin një sistem i tillë mungon në Bullgari.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Rumjana Cvetkova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Facebook/Shkolla e Mesme Nr. 81

Radio Bullgaria hyri në klasa

Tekste të shkurtra në rusisht dhe gjermanisht nga ueb-faqja e Radio Bullgarisë , u bënë pjesë e mësimit të nxënësve nga Shkolla e Mesme Nr. 81 "Viktor Jugo" në Sofje në Ditën e Iluministëve të Popullit. Mësuesja Maria Novosellceva dhe nxënësit nga..

botuar më 24-11-01 4.57.MD

Për përulësinë ndaj iluministëve dhe dimensionin bashkëkohor të iluminizmit

Iluministët janë individët për të cilët ndjejmë jo vetëm mirënjohje dhe admirim, por edhe i perceptojmë si disa nga figurat më domethënëse të historisë sonë, sepse na zgjojnë ndjenjën e bashkimit kombëtar. Megjithatë, çfarë fshihet pas konceptit të..

botuar më 24-11-01 1.05.MD

Persona me vështirësi mendore prezantojnë në fotot "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër"

Persona me aftësi të kufizuara mendore ndajnë këndvështrimin e tyre unik mbi trashëgiminë arkitekturore të Sofjes në ekspozitën fotografike "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër". Ekspozita u rregullua në Hapësirën Kulturore të Kompleksit..

botuar më 24-11-01 5.20.PD