Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Legjenda për dy vëllezërit binjakë

Lipsanat e Shën Dhimitrit në kishën “Shën Dhimitër Mirovlitit” në Selanik
Foto: pravoslavieto.com
Kalendari tradicional bullgar nënvizon disa data të rëndësishme, të parashtruara në momentet e tranzicionit midis stinëve. Kushtet klimatike në vendet tona krejtësisht në mënyrë natyrale ndajnë rrethin natyror në dy pjesë kryesore. Njëra fillon nga dita e Shën Gjergjit (6 maj), atëherë kur vjen pranvera dhe çdo gjë e gjallë zgjohet për një jetë të re. Kufiri tjetër është Dita e Shën Dhimitrit (26 tetori) – fundi i punës aktive bujqësore të fshatit, fillimi i dimrit, punës së bletëve dhe fejesave. Si çdo fillim i ri, kjo ditë është e lidhur me shumë shpresa. Gjatë kësaj dite dikur hidhnin falle për pjellorinë, shëndetin, dashurinë edhe bile se si do jetë koha në Shëngjergj. Sepse në imagjinatën popullore Gjergji dhe Dhimitri janë binjakë, për këtë edhe e parashikuara në ditën e Dhimitrit vlen edhe për ditën e vëllait të tij.

© Foto: pravoslavieto.com

Dita e Dhimitrit është gjithashtu një feste e madhe e të krishterëve. Në këtë ditë nderojmë kujtesën e Shën Dhimitër Mirovlitit. Ai ka lindur në Selanik gjatë shekullit III. Babai i tij ka qenë kryebashkiak, besimtar i thellë i krishterë. Në atë kohë pushteti përndiqte krishterimin, për këtë familja e tij ka fshehur përkatësinë e saj fetare. Shën Dhimitri u lind me një ndihmë të çuditshme. Prindërit e tij për kohë të gjatë nuk kanë pasur fëmijë, kanë vuajtur për këtë dhe janë lutur përzemërsisht Zotit që t’u dërgojë trashëgimtar. Biri i cili u lind ka qenë me dhunti dhe cilësi të jashtëzakonshme. U arsimua mirë, i riu bukurosh gjithashtu u bë krishterë i devotshëm. Humbi në mënyrë të torturuar për besimin e tij, ndërsa në varrin e tij në Selanik kanë ngritur një kishë të vogël. Akoma më parë shërbëtori i Shën Dhimitrit, kishte bërë shërime mrekulli me rrobën dhe unazën e shenjtorit. Në vendin e kishës së vogël sot ka një bazilikë të madhe ku rruhen reliket e Shën Dhimitrit. Në folklorin bullgar për Shën Dhimitrin është dhënë një vend i veçantë, kurse emri i muajit tetor është “muaji i Dhimitrit”.

Në imagjinatën popullore Shën Dhimitri është vëllai binjak më i madhi me Shën Gjergjin. Të dy janë të fortë, të bukur dhe burra trima. Bashkë me Shën Thodorin dhe Shën Ilinë ata janë ekuivalent i krishteruar i trimave në mitologjinë tonë. Të fortë në dyluftim, me kuajt e shpejtë ata mund të kapërcejnë mal, të mposhtin të keqen, të mundin kuçedrën dhe të çlirojnë burimet e mbyllura nga ajo. Në përrallat dhe legjendat popullore, këta shenjtorë kanë fuqinë të hapin dhe mbyllin qiellin, të lëshojnë shiun, dëborën, të sigurojnë pjellori. Detyra e Shën Ilisë është të mbrojë arat me grurë dhe kultura të tjera, të cilët mbledhin të korrurat. Vëllezërit e tij binjakë Gjergji dhe Dhimitri, gjithashtu mundin përbindëshit mitologjikë. Kështu i shfaqin edhe në ikonat e krishtere. Shën Gjergji sulmon nga kali i bardhë, kurse Dhimitri nga kali i zi. Të dy mbajnë shtizë.

Legjenda më e përhapur për vëllezërit Gjergji dhe Dhimitër përmban elemente të jetëshkrimit të Shën Dhimitrit. Ajo rrëfen për familjen e një peshkatari, e cila nuk ka pasur fëmijë. Burri dhe gruaja vazhdimisht i janë lutur Zotit që të kenë fëmijë. Një ditë peshkatari pati një preh të keq. Zuri vetëm një peshk të vogël i cili me zë njerëzor iu lut që ta lëshonte, peshkatari ashtu bëri. Ditën tjetër përsëri nuk pati fat. Për herë të dytë peshku i vogël erdhi në rrjetë dhe ai përsëri u mendua dhe e lëshoi. Dhe kur ndodhi kjo për herë të tretë, peshku tha: tani nuk do më lëshosh, më ço në shtëpinë tënde, gruaja jote të me gatuaj dhe më hani. Kurse kockat mi mbuloni nën govatën e pelës suaj. Kështu kanë bërë dhe ata. Pas disa kohësh, pela polli dy mëza, kurse gruaja e peshkatarit lindi dy djem. I pagëzuan Dhimitër dhe Gjergj. Kur janë rritur këta janë nisur për rrugë. Për një kohë ata kanë kalëruar bashkë. Në fund u ndalën në një kryqëzim. Kanë rënë dakord se do ndajnë botën dhe secili do jetojë ne gjysmën e vet. “Në qoftë se sheh nga ndonjë strehë të pikojë gjak, dije se kam vdekur”, tha Gjergji dhe u nis në drejtimin e tij. Një herë Dhimitri vërtet pa se nga një strehë pikonte gjak dhe shkoi për të parë se çfarë ndodhte. Gjeti vetëm kalin e të vëllait, i cili i tregoi se e ka ngrënë përbindëshi. Dhimitri arriti që të mund përbindëshin dhe të marrë shpirtin e të vëllait binjak Gjergjit. Atëherë të dy u hipën kuajve, fluturuan drejt qiejve dhe u bënë shenjtorë.

Në përrallat popullore bullgare Shën Dhimitri posedon edhe fuqi shpirtërore jashtëtokësore. Fytyra të kujton faltarët protobullgarë. Ai mund të parashikonte motin dhe për këtë populli beson se në qoftë se moti do jetë i mirë në ditën e Shën Dhimitrit atëherë gjithashtu do të jetë edhe në ditën e Shëngjergjit. Në ditën e Shën Dhimitrit pritet dëbora e parë kurse në Shëngjergj – shiu i bekuar. Diçka më shumë. Sipas besimit, në qoftë se ka reshje në ditën e Shën Dhimitrit, atëherë do ketë në çdo festë të vitit. Nëse bie dëborë në ditën e Shën Dhimitrit dhe hëna është në çerekun e parë apo të fundit, atëherë dimri do jetë i butë. Nëse dita e Shën Dhimitrit ndodhë në hënë të plotë, bletët do shumohen, ndërsa kosheret do jenë plotë me mjaltë. Nuk dihet, këto parashikime mund të jenë edhe të vërteta. Mund të jenë thjesht ura lidhëse midis realitetit dhe të panjohurës, e cila me shekuj e parashtron njeriun ne pritje, panjohuri dhe shpresë për të mirën dhe kujdesin.

Përgatiti në shqip: Ndriçim Uka
По публикацията работи: Allbena Bezovska


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dimka Vlladimirova

Këngëtarja e muzikës popullore Dimka Vlladimirova u largua nga ne

Ajo ka lindur më 28 korrik 1935 në fshatin Bistrec të Stranxhës në Bullgarinë Verilindore. Në moshën 17-vjeçare mori pjesë në një konkurs në Ansamblin Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Popullore në Sofje, ku u miratua për korin “Filip Kutev”...

botuar më 24-07-12 3.36.MD

Ekspozita "Paftat - një univers shenjash" po viziton Burgasin

Ekspozita "Paftat - një univers shenjash" e Muzeut Historik Rajonal në Ruse po viziton Burgasin. Në ekspozitën, e cila hapet në Muzeun Etnografik mund të shihen më shumë se tridhjetë shembuj të artit të argjendarisë. Paftat janë pjesë e veshjeve..

botuar më 24-07-03 6.10.PD
Foto: Shoqata e Ansambleve Folklorike Bullgare Jashtë Vendit

Ansamblet folklorike bullgare jashtë vendit janë bërthama e komunikimit social dhe kulturor

Nuk ka statistika që përmbledhin numrin e saktë të grupeve bullgare të vallëzimit jashtë vendit. Por një gjë është e sigurt - këto grupe të krijuara vetë, të shpërndara në të gjitha kontinentet, janë një urë lidhëse e gjallë midis Bullgarisë dhe pjesës..

botuar më 24-06-30 8.05.PD