Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Interesi ndaj projekteve në fushën e bio-bujqësisë po rritet

Foto: EPA/BGNES
Në ofertat e Komisionit Evropian për ndryshime në Politikën e përgjithshme bujqësore për periudhën 2014 – 2020 një vend të rëndësishëm zë riorientimi i kësaj politike drejt inkurajimit të “praktikave të gjelbra”. Për këtë qëllim rekomandohet përdorimi i 30 për qind të mjeteve për pagimet direkte të bujqve dhe i 25 për qind – për zhvillimin e rajoneve bujqësore. Me pasuritë e saj natyrore dhe traditën bujqësore Bullgaria ka potencialin për të qenë një prej vendeve prijëse në fushën e bio-bujqësisë. Për fat të keq, për një sërë shkaqesh ky lloj praktikash ende nuk është zhvilluar mirë te ne, edhe pse gjatë dy viteve të fundit po vëzhgohet gjallërim.

Çfarë tregojnë shifrat? Afro 10 herë janë rritur sipërfaqet me bio-kultura në Bullgari nga viti 2008 deri tani. Prodhuesit e regjistruar të kulturave të tilla gjatë vitit 2010 kanë qenë 820, që është 4 herë më shumë në krahasim me vitin 2006 – viti i fundit para aderimit tonë në BE. Përveç sipërfaqeve me bio-kultura, në Bullgari po rritet gjithashtu numri i bletarëve, të cilët orientohen drejt prodhimit biologjik. Në krahasim me vitin 2008, numri i tyre është pothuaj dyfishuar. Mirëpo, në të njëjtën kohë sipërfaqet me bio-kultura janë vetëm 25 mijë hektarë. Subvencionimet e paguara evropiane për bio-prodhuesit në kuadrin e Programit për zhvillim të rajoneve rurale gjithashtu janë tepër modeste – 3.75 milionë euro për vitin 2008, 5.7 milionë euro për vitin 2009 dhe 11.1 milionë euro për vitin 2010.

© Foto: BGNES

“Bujqësia biologjike në Bullgari nuk zhvillohet me tempe të shpejta, vuri në dukje para Radio Bullgarisë zëvendës ministrja e bujqësisë Svetllana Bojanova. – Lë për t’u dëshiruar për përmirësimin e procedurave administrative, por unë jam optimiste dhe mendoj se me përkrahjen e fondeve evropiane dhe me pasuritë tona natyrore do t’i përballojmë të gjitha pengesat. Ndër të tjera, faktet tregojnë se njerëzit janë të kënaqur nga kjo përkrahje financiare dhe siç duket do të vazhdojnë të merren me bio-bujqësi. Mirëpo edhe ne, si përfaqësues të shtetit, duhet të bëjmë çmos, që t’i lehtësojmë. Ndërkohë, nuk duhet të harrojmë se njerëzit, të cilët merren me këtë prodhim, duhet t’i njohin shumë mirë kërkesat për ndihmë financiare dhe praktikat ekologjike. Kuptohet, kërkesat për ta duhet të jenë më të larta.”

“Në vend ka akoma 200 bio-prodhues, të cilët nuk ndihmohen financiarisht nëpërmjet pagimeve agroekologjike dhe ne duhet t’u kushtojmë vëmendje këtyre njerëzve”, shtoi zonja Bojanova. – Për këtë qëllim ministria propozon që 32 milionë eurot e buxhetit të masës 214 “Pagime agroekologjike”, të shfrytëzohen për masën 121 “Modernizim i ekonomive bujqësore”, domethënë për investime pikërisht në fushën e bio-bujqësisë. Aktualisht vetëm 5 për qind e buxhetit të masës 121 janë parashikuar për prodhuesit bujqësorë, të cilët dëshirojnë të kalojnë nga prodhimi konvencional drejt prodhimit biologjik. Pritet miratimi i BE-së për këtë transferim mjetesh, si dhe për rritjen e subvencionimeve për eko-bujqësinë.”

“Në vitin 2006 situata ekonomike ishte shumë e ndryshme – na rikujton Svetllana Bojanova. – Ndërkohë u rritën shumë shpenzimet për farëra, për plehra ekologjike, për krah pune etj. Ne bëmë llogaritje të reja dhe propozuam pagime më të larta.”

Aktualisht 95 për qind e bio-produkteve bullgare eksportohen. Mirëpo konsumimi i tyre në vend është më modest. Në mënyrë biologjike te ne rriten kryesisht bimë të kultivuara mjekësore dhe bimë vajdhënëse. Ndër to në vend të parë është livanda. Ajo zë 10 për qind të sipërfaqeve me bio-kulturë. Ka interes për rritje në mënyrë biologjike të arrave, të lajthive, të bademeve dhe drithërave. Në Bullgari ka shumë pak perime të rritura në mënyrë biologjike. Kjo mund të thuhet dhe për blegtorinë, e cila është paraqitur para se gjithash nga delet dhe dhitë.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Maria Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Specialistë të gjuhës bullgare nga tre kontinente shkëmbejnë përvojë dhe fitojnë njohuri në një seminar në Veliko Tërnovo

Specialistë të gjuhës bullgare nga 32 vende nga tre kontinente marrin pjesë në seminarin trejavor për gjuhën dhe kulturën bullgare, i cili filloi sot në Universitetin e qytetit Veliko Tërnovo. Sipas korrespondentit të BNR-së në kryeqytetin e vjetër,..

botuar më 24-07-15 5.14.MD

Arkitekti Rumen Xhagarov restauroi një shtëpi të vjetër dhe u kthye në fshat si një protestë kundër krizës demografike

Në Bullgari ka 5257 vendbanime, sipas regjistrit të Institutit Kombëtar të Statistikave nga viti 2021. Prej tyre, afro 5000 janë vendbanime të vogla, por sipas statistikave, çdo vit “vdes” nga një fshat bullgar sepse prej tij është larguar edhe banori i..

botuar më 24-07-15 7.30.PD

"Topllo Fest" 2024 - fluturojmë "Lartë në qiell" me qifta, muzikë dhe shumë argëtim!

Hapësira për art, kulturë dhe dialog "Topllocentralla" në Sofje po përgatitet për një mbyllje spektakolare të sezonit të saj të pestë me edicionin e pestë të festivalit emblematik "Topllo Fest". Nën moton "Lartë në qiell", qiftet shumëngjyrëshe..

botuar më 24-07-13 8.40.PD