Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dita e Kryeengjëllit Mihail – kujtesë për të gjallët, shërbim përkujtimor për të vdekurit

Foto: pravoslavieto.com
Dita e Kryeengjëllit Mihail bashkon besimet për pavdekshmërinë e shpirtit dhe për rregullimin e drejtë të botës. Ritet që e shoqërojnë festën janë plot me besim dhe shpresë. Besim në mëshirën dhe urtësinë e fuqive të larta. Dhe shpresë se për secilin është parashikuar më e mira. Festa popullore është më 8 nëntor – ditën, kur Kisha Ortodokse nderon kujtimin e Kryeengjëllit Mihail, udhëheqësi i të gjithë engjëjve. Kjo është një nga festat e mëdha në kalendarin folklorik të vjeshtës.

Dikur në Ditën e Kryeengjëllit Mihail bëheshin shërbime të fisit. Mblidhej tërë fisi për të nderuar shenjtorin mbrojtës të familjes. Organizoheshin tubime dhe kurbane fshatare. Të shtunën para kësaj feste është Dita e të Vdekurve. Deri më sot bullgarët e ruajnë këtë traditë të nderohen të vdekurit me një tryezë përkujtimore. Siç në ritet e tjera të krishtere për kujtim të të vdekurve, shërbimi përbëhet prej gruri, buke dhe vere. Në përfytyrimet popullore gruri është simboli i ringjalljes së ardhshme – siç fara vdes në tokë për të dhënë një jetë të re, ashtu edhe shpirtrat ringjallen pasi kanë ikur nga trupi. Vera gjithashtu është simbol i jetës. Kur bëhet shërbimi përkujtimor, mbi varr ose mbi bukën rituale derdhet verë. Kjo rikujton tranzicionin e pandërprerë nga jeta në vdekje.

Sipas përfytyrimeve popullore shpirti ka dy shfaqje të pandara – hijen dhe frymën. Ato nuk mund të ekzistojnë me vete – po të ikë hija, ikën dhe fryma. Dikur “merrnin” hijen e njeriut për ta vënë në ndërtimin e kishës, shtëpisë ose urës. Kështu ndërtimi bëhej më i fortë, por njeriu doemos vdiste, tregojnë legjendat. Hija shihet kur ka diell, fryma – kur është ftohtë. “Shpirti kurrë nuk vdes. Kur njeriu vdes, hija dhe fryma e tij dalin nga trupi dhe fluturojnë në qiell” – këtë e tregoi një grua e vjetër në një fshat të vogël të Bullgarisë Veriore para folkloristit të shquar bullgar Dimitër Marinov në fund të shekullit XIX. Gjatë asaj kohe shkencëtari udhëtonte nëpër Bullgari për të përshkruar ritet dhe besimet e popullit. “Shpirti jeton në zemrën e njeriut – ka shkruar ai. – Derisa zemra rrah, shpirti është brenda njeriut.” Kur afron ora e tij e fundit, te njeriu vjen vdekja ose Kryeengjëlli Mihail. Ndonjëherë njeriu nuk vdes, por vetëm “transferohet”. Atëherë tek ai vjen udhëheqësi qiellor. Ai merr shpirtin, kurse trupi mbetet i palëvizshëm. Kryeengjëlli Mihail e sjell shpirtin në botën tjetër – në parajsë ose në ferr. Atje ai sheh gjithçka, flet me shpirtrat e të afërmve të vdekur. Pastaj Kryeengjëlli e kthen shpirtin në trup. Për një njëri të tillë populli thotë se “e ka mbajtur shpirtin në dhëmbë”. Terminologjia popullore është e veçantë, për shembull për një njëri me sëmundje të pashërueshme thuhet se është “udhëtar”, kurse të vdekurit quhen “ata që kanë ikur”.

Dikur thoshin se shpirti ndonjëherë nuk dëshiron të ikë vetë. Ai e do jetën tokësore dhe ka frikë nga e panjohura. Për shpirtra të tillë Kryeengjëlli Mihail përdor dinakëri – ai rrokullis një mollë të artë për ta nxjerrë shpirtin nga trupi dhe atëherë e pret me shpatë. Por Kryeengjëlli zakonisht është shumë i mëshirshëm. Shumë këngë dhe përralla popullore tregojnë se ndonjëherë ai e shkelë vullnetin e Zotit, sepse ndien mëshirë ndaj njerëzve që vuajnë. Madje ndaj më të moshuarve, të cilët vetë e kuptojnë se koha e tyre tokësore mbaron, ai sillet me durim. Mihaili rri te këmbët e “udhëtarit” dhe pret që të gjithë të afërmit t’u thonë lamtumirë. Pastaj e merr shpirtin. Para portave qiellore ai mat me peshore mëkatet e njeriut. Disa nga ritet që kryhen në Ditën e Kryeengjëllit Mihail i janë kushtuar pajtimit të shenjtorit.

© Foto: hera.bg

Buka rituale

Ideja për pavdekshmërinë e shpirtit dhe për bukurinë e botës tjetër shihet dhe në një “postulat” tjetër të besimit popullor – 40 ditët sakrale pas vdekjes së njeriut. Sipas tij Kryeengjëlli Mihail pasi e merr shpirtin, ia jep një engjëlli ose një djalli. Ai udhëton me shpirtin 40 ditë. Nëse njeriu nuk ka udhëtuar shumë, kur ishte i gjallë, shpirti i tij është i qetë. Ndërsa për shpirtrat e kurbetçinjve thonë se enden shumë para se të gjejnë paqe. Në ditën e 40 engjëlli i propozon shpirtit të kthehet në trup. Mirëpo pasi e ka parë bukurin e botës tjetër, pasi e ka ndier lirinë, ai nuk dëshironte të jetonte përsëri në diçka të përkohshme si trupi.

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
По публикацията работи: Allbena Bezovska


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Familja e krishterë forcon marrëdhënien me Zotin

Hyrje e Hyjëlindëses së Tërëshenjtë në Tempull është një nga festat më të lashta dhe më të nderuara në botën ortodokse, e prezantuar në Kostandinopojë rreth shekullit të VIII-të, në kohën e Patriarkut Tarasij. Vetëm gjashtë shekuj më vonë, festa filloi..

botuar më 24-11-21 7.35.PD

Misioni sekret i zepelinit L 59 apo si Jamboll hyri në histori me një rekord botëror

Në një mëngjes të ftohtë nëntori të vitit 1917, në kulmin e Luftës së Parë Botërore, një zepelin L 59 u ngrit nga baza afër Jambollit për në Tanzani. Qëllimi ishte furnizimi i municioneve dhe materialeve për njësitë ushtarake gjermane të vendosura në..

botuar më 24-11-11 7.05.PD

Gjetje kurioze arkeologjike në zonën Kavacite pranë qytetit bregdetar Sozopoll

Arkeologët studiuan një nekropol në zonën Kavacite pranë qytetit bregdetar Sozopoll. Perimetri në të cilin ndodhet është pjesë e historisë së Apolonisë Pontika dhe daton në shekullin e IV-të para Krishtit. “Kjo është një zonë me varrime interesante,..

botuar më 24-11-10 9.55.PD