Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sofia Architecture Week 2011 – për arkitekturën bashkëkohore si mundësi e pakufizuar

Prezantimet e larmishme tërhoqën vëmendjen e gjithë të interesuarve të shohin arkitekturën si mënyrë për përmirësimin e mjedisit të qytetit.
Foto: Maria Peeva
Ndërtim, pallate parafabrikati, ndërtesa të prishura, monumente nga periudha e socializmit – këto janë temat, të cilat ndezin diskutimet shoqërore në Bullgari, kur bëhet fjalë për arkitekturë. Por si mund të ndryshojë arkitektura botën dhe a ka kufij ajo? Këto çështje ishin të parashtruara gjatë festivalit ndërkombëtar Sofia Architechture Week 2011 (SAW). Organizatorët e revistës „Edno’’ për  katërtën herë radhazi provokuan publikun të mendojë për urbanizëm në një mënyrë emocionuese dhe bashkëkohore. Leksionet e larmishme, diskutimet, filmat, prezantimet dhe punishtet tërhoqën vëmendjen e gjithë të interesuarve të shohin arkitekturën jo si ndërtim por si mënyrë për përmirësimin e mjedisit të qytetit.

© Foto: Maria Peeva

Ekspozita “Jeta e re për komplekset panele” paraqiti projekte për rekonstruksion të pallateve të vjetra.

“Arkitektura jep mundësi për një perspektivë të re edhe për përdorimin e hapësirës në mënyrë të ndryshme. Pikërisht arkitektët mund të ndryshojnë cilësinë e jetës nëpërmjet projektimit të ndërtesave publike, tha një nga kritikët më të shquar të arkitekturës Hans Ibelings. Sipas tij pikërisht kjo është një nga karakteristikat optimale të arkitekturës evropiane, ku tek e cila edhe në ndryshimet e mëdha midis lindjes dhe perëndimit, ekziston një ide e përgjithshme për qëllimin dhe strukturën e qytetit.

© Foto: Maria Peeva

Hans Ibelings: “Tema e SAW ishte për arkitekturën e pakufizuar ose si mund të arrijmë një efekt të madh me mjete minimale.”

Hans Ibelings theksoi disa tendenca interesante bashkëkohore: “Arkitektura lëviz në një drejtim të ri – jo shumë dizajn të ndërtesave të reja, por kërkim për mënyra të tjera për ndërhyrje. Për një kohë të gjatë në prani të një problemi në një objekt të dhënë, arkitektët kërkonin zgjidhje në shtimin e sipërfaqes, në zmadhimin e tij. Por sot, për shkak të krizës dhe lodhjes së përgjithshme nga këto ndërtesa të mahnitshme dhe të jashtëzakonshme, unë shoh tendencën drejt ndërhyrjeve të vogla. Kjo është një nga dukuritë interesante – si mund të ketë ndikim të madh një ndryshim i vogël. Tema e SAW ishte për arkitekturën e pakufizuar ose si mund të arrijmë një efekt të madh me mjete minimale. Dhe kjo është një strategji që vlen për Ballkanin, sepse hapësira është e kufizuar dhe duhet të përdoret për të arritur maksimumin.”

© Foto: Maria Peeva

Ekspozita “Imazhet e qytetit” tregoi vizione të ndryshme për kryeqytetin bullgar.

Në dy edicionet e fundit, Sofia Architechture Week u fokusua jo vetëm mbi tendencat botërore, por edhe mbi atë që ndodh në rajon. Kufijtë e arkitekturës në Ballkan ishin të nënvizuara nëpërmjet ekspozitës Ballkanologji – arkitekturë e re dhe fenomene të qytetit në Evropën Juglindore. Projekti i Muzeut Zviceran të Arkitekturës dhe Qendra Arkitekturore Vjena, studion ndikimin e ndryshimeve kulturore-sociale mbi planifikimin e qytetit ose si mundohet shoqëria pas periudhës post-komuniste dhe post-ushtarake të orientohet shpejt dhe të mund të kapërcejnë mungesën e ndërtesave nëpërmjet adaptimit ose improvizimit. Janë vënë re dukuri të ndryshme – turbo arkitektura, ndërtesa multifunkcionale, planifikim i qytetit pa prezencën e planit, hiper-urbanizimi, kthimi i objekteve ushtarake në mjedise kulturore, mbindërtimi i çative të pallateve, ndërtesa të paligjshme etj.

© Foto: Maria Peeva

Ekspozita “Ballkanologji – arkitekturë e re dhe fenomene të qytetit në Evropën Juglindore”

A ekziston sot stili arkitekturor ballkanas?

“Jo, nuk do të thoja, shprehet kategorikisht një nga urbanistët e njohur evropian dhe përgjegjësi i ekspozitës Kaj Fjokler. – Arkitektura bashkëkohore në çdo vend ballkanik është shumë e ndryshme deri edhe tek ish shtetet jugosllave ne nuk zbuluam tendenca të njëdrejtimëshe. Pavarësisht nga kjo në këto shtete ka një numër të madh të arkitektëve të rinj, të cilët ndryshojnë në mënyrë të suksesshme mjedisin e qytetit. Pikërisht këto projekte detyruan perëndimin të shoh nga afër drejt asaj që ndodh në Ballkan.”

Përgatiti në shqip: Ndriçim Uka
По публикацията работи: Maria Peeva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një pemë e bukur bullgare e Krishtlindjeve shkëlqen sërish në Muzeun e Industrisë në Çikago

Një pemë e Krishtlindjeve me dekorime bullgare është vendosur në një vend qendror në Muzeun e Industrisë në Çikago. Për të pestin vit radhazi, bashkatdhetarët nga qyteti amerikan bënë dekorimin luksoz të pemës bullgare të Krishtlindjes me mbi 30 mijë drita..

botuar më 24-11-16 8.40.PD
Një valle e përfaqësuesve të pakicës bullgare në Shqipëri dhe e pjesëmarrësve bullgarë në Takimin Botëror të Mediave Bullgare në Tiranë (22-25.11. 2019)

Tirana njoftoi të dhëna zyrtare të përditësuara për bullgarët në Shqipëri

Në vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057 persona janë vetëdeklaruar bullgarë. Në Shqipëri ka mbi 7 mijë bullgarë “Dy javë më parë,..

botuar më 24-11-15 2.07.MD

Gjysma e diabetikëve në Bullgari nuk janë diagnostikuar dhe konsiderohen të shëndetshëm

Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, objektet mjekësore në qytete të ndryshme të Bullgarisë organizojnë konsultime falas për personat me diabet dhe në rrezik të sëmundjes. Sipas të dhënave të Shoqatës Bullgare të Endokrinologjisë, çdo i treti bullgar në..

botuar më 24-11-14 2.34.MD