Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Violinisti dhe pedagogu i njohur Josif Radionov mbushi 60 vjeç

Josif Radionov filloi t’i bjerë violinës në moshën 6 vjeç tek i ati i tij, kurse më vonë i vazhdoi mësimet tek një sërë pedagogësh të shquar.

© Foto: nma.bg

“Mora vendim për t’iu kushtuar violinës dy vjet para se të filloj të mësoj në konservator, tregon Josif Radionovi. – Ndërkohë kam mësuar te pedagogë shumë të mirë si Todor Sëmnaliev, koncert mjeshtër i Filarmonisë së Sofjes dhe si Ana Ivanova nga shkolla muzikore. E falënderoj shumë violinistin Leon Surozhan se më përgatiti për provimet në konservator. Konkurrenca ishte e një niveli shumë të lartë. Unë kam mësuar bashkë me personalitete, të cilat sot janë shtylla e pedagogjikes muzikore si Minço Minçev për shembull. Më vonë prof. Suruzhan u nis për në Belgjikë dhe unë u bëra student i një pedagogu tjetër shumë të njohur – Vlladimir Avramov. Në saje të përpjekjes së tij dhe punës sime sot jam një prej pedagogëve në Akademinë shtetërore muzikore “Panço Vlladigerov”.

Në vazhdim të më shumë se tri dekada nxënës të profesorit Josif Radionov janë dhjetëra violinistë. Shumë prej tyre kanë fituar famë botërore. Valja Dervenska është koncert mjeshtër në Hajdelberg, Mirosllav Çakërjan është në krye të një orkestre simfonike në Johanesburg të Republikës së Afrikës së Jugut. Martin Panteleev është dirigjent i Filarmonisë së Sofjes dhe gjithashtu është ndër nxënësit e profesorit Radionov. Ndër muzikantët e shquar, të cilët kanë mësuar tek ai janë Joana Kamenarska, e cila ka mbaruar Mocarteumin, dhe Zefira Vëllova, e cila merret me art baroku.

Po të doni të dëgjoni disa interpretime të Josif Radionovit klikoni mbi ikonën AUDIO, ju urojmë minuta të këndshme!

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Monika Aleksandrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"I pathyer"

Pop akustik me rrënjë në folklorin bullgar - kjo është muzika me të cilën jemi mësuar të lidhim dyshen Dimitër dhe Hristo. Ata janë Dimitër Atanasov dhe Hristo Mlladenov dhe mezi presin të prezantojnë këngët e tyre të reja nga albumi i tyre i ri "I pathyer..

botuar më 24-11-26 6.25.PD

"Ferri"

25 nëntori u shpall Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave me iniciativën e Kombeve të Bashkuara qysh në vitin 1999. Ideja është që qeveritë, organizatat ndërkombëtare dhe organizatat joqeveritare të përqendrojnë vëmendjen e shoqërisë në këtë..

botuar më 24-11-25 6.10.PD

D2 dhe Grafa i japin jetë të re këngës "Sa e bukur je"

Një grup yjor dhe një këngëtar yjor u bashkuan për të ringjallur një këngë të shkruar gati një çerek shekulli më parë. D2 dhe Grafa incizuan këngën e tyre të përbashkët "Sa e bukur je", e cila u publikua këtë të diele në kanalin zyrtar të D2 në..

botuar më 24-11-22 6.55.PD