Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në Rodopet punon ferma e parë për mish të certifikuar biologjik

Gjedhë rodopëse me bri të shkurtër
Foto: bg.wikipedia.org

Tregu bullgar i mishit ka një veçori të çuditshme – është pothuajse e pamundur të gjeni mish të vërtetë viçi. Mish gjedhi ka shumë, por mish viçi pothuajse nuk ka. Kjo është trashëgimi nga koha e komunizmit, kur Bullgaria investojë te rritja e gjedhëve. Kjo jepte mundësi për eksport të kosit bullgar dhe të djathit të bardhë të shëllirës, të cilët sillnin të ardhura të mira. Në prodhimin vendas të gjedhëve i kushtohet një vëmendje e dobët. Këto fakte i kujton Bllagovesta Vasileva-Beti, pronare e vetme tani për tani e fermës për një mish të certifikuar biologjik në Bullgari. Ajo gjendet në fshatin Gorno pole, në Rodopet Lindore.

Kjo politikë e gabuar sipas saj ka sjellë deri në zhdukjen e racave vendase të lopëve për mish, të cilat janë më të përshtatshme për prodhimin e mishit të certifikuar biologjik. Në ekonominë familjare të Vasilevit, të quajtur “Ferma e egër” rriten rreth 500 lopë nga të dyja racat vendase gjedhë gri rodopëse dhe gjedhë rodopëse me bri të shkurtra. Prodhojnë mish viçi të certifikuar biologjik për eksport.
“Ferma jonë është më e madhja në Bullgari për rritjen e gjedhit rodopës me bri të shkurtër, saktëson Beti. Ne mundim qetësisht të quhemi “mbrojtësit” e kësaj race. Ajo është në zhdukje e sipër për shkak të gabimit në drejtim në të kaluarën. Duke anuar pas gjedhëve të zezë dhe lara-lara për prodhim të qumështit, harruam racat tona, të cilat janë bërë një lloj i rrallë. Kurse përpara 30-40 vjetëve ata kanë qenë të shumtë. Lopët e reja të zeza dhe lara-lara jetojnë vetëm 3-4 vjet. Por a e dini sesa jeton një nga lopët tona?27-28 vjet! E pamundur, por është fakt. Që të mund të prodhojë një litër qumësht, përmes zemrës së një lope duhet të kalojnë 450 litra gjak. Shumë e qartë se do të amortizohet dhe për 3-4 vjet do të vdesë.”

Racat e vjetra për mish janë më të përshtatshme për një fermeri biologjike ekonomike, sepse nuk kanë nevojë prej foragjereve të koncentruar, të cilat nga njëra anë janë të shtrenjta, kurse nga ana tjetër – duhet të vijnë nga kullota të certifikuara biologjike. Ato nuk kanë nevojë prej antibiotiku, sepse kanë një imunitet të natyrshëm e kështu me radhë. Në “Fermën e Egër” lopët rriten lirisht në mal gjatë gjithë vitit, siç ka qenë akoma që në lashtësi.
“Kështu i kanë rritur akoma trakët, thotë Beti. Ka artefakte për ekzistencën e gjedhit rodopës prej përpara 6 mijë vjetëve. Ne dhe sot i shikojmë kështu. Siç i kanë parë dhe i kanë rritur paraardhësit tanë. Sa më natyrale – kaq më mirë. Parimi tonë është të ndërhyjmë sa më pak të jetë e mundur në jetën e lopëve.”
“Këto raca të vjetra nuk kanë humbur instinktin e vet për vetëmbrojtje dhe ndihen në mënyrë shumë komforte të lirë në mal – shton bashkëshorti i saj Nikollaj Vasilev. Kurse racat e tanishme, të cilat kanë humbur ndjenjën për vetëmbrojtje dhe për kërkimin e ushqimit, në qoftë se ju jep këtë liri, shpëtojnë shumë vështirë.”

Racat vendase mbrohen me më shumë sukses dhe nga armiqtë e vet të natyrshëm – grabitqarët e mëdhenj të pyllit, pohon Bllagovesta. “Këto lopë janë shumë dinake. Ato i mbledhin fëmijët e vet në grupe, diçka si kopshtet për fëmijët, ku 1-2 lopë i ruajnë gjatë ditës, kurse të tjerat kullosin. Dhe kështu e bëjnë me radhë. Në qoftë se ka sulme nga ana e ujqërve, detyrimisht lopët dhe demet renditen në rreth dhe kështu i mbrojnë të vegjlit e vet. Por në qoftë se ndonjë lopë veçohet vet me viçin e saj-ujqërit vetëm kaq presin. Por shpesh rastis që dhe vet lopa vet të mund të luftojë me një ujk dhe të mbrojë viçin e vet. Në qoftë se ujqërit janë një familje e tërë, kope, atëherë, një lopë vet nuk mund ta përballojë, kuptohet. Por në qoftë se janë 3-4 lopë kundra 1 tufe të tërë, përsëri mundin të mbrojnë viçat e vet.”

Për mbrojtjen e tufës nga ujqërit familja Vasilevi rit qenë po kështu nga raca e rrallë vendase – karakaçane, të cilët prej shekujve shumë mirë e përballojnë këtë detyrë. “Numri i tyre është akoma i pamjaftueshëm, sepse lopët janë të shpërndara dhe qarkullojnë mbi një perimetër të madh prej kullotave, por prapë së prapi mundim me ndihmën e këtyre qenve të japim më pak viktima”, sqaron fermerja.

Por përse “Ferma e egër” është e vetmja me certifikatë për një mish biologjik në Bullgari?

Problemet janë të shumta. I pari prej tyre është se, për shkak të parregullsive në reformën agrare në Bullgari, rritësit e gjedhëve nuk kanë tokat e domosdoshme, që të krijojnë mbi to kullota të certifikuara biologjikisht. “Mezi gjatë viteve të fundit u bë e mundur që disa prej nesh të fillojnë të blejnë tokë ose ta marrin me arendë për një periudhë më të gjatë”, thotë fermeri biologjik Nikollaj Vasilev. Që të jetë një kullotë me certifikatë, është e domosdoshme të jetë pronë ose të jetë e marrë nën arendë nga fermeri për të paktën 5 vjet. Qeveria aktualisht i inkurajon baskitë të japin me prioritet tokat e braktisura me arendë pikërisht blegtorëve. Në vend të dytë është mungesa e vendeve për therjen e mishit biologjik me certifikatë. Deri tani nuk kishte ferma të tjera të certifikuara dhe për ndërtimin e reparteve të specializuara vetëm për lëndë biologjike”, emocionohet Nikollaji. Në vend të tretë mungon politika e shtetit për inkurajimin e blegtorisë, dhe akoma më pak për blegtorinë biologjike.” Pothuajse asgjë nga fondet evropiane për të ndihmuar bujqësinë nuk shkon tek rritësit e gjedhëve”, indinjohet në radhë të vet Beti. Kjo mbase do të korrigjohet gjatë periudhës tjetër buxhetore të Bashkimit Evropian – 2014-2020.

Ndërkohë “Ferma e egër” është e detyruar t’i eksportojë kafshët e vet jashtë shtetit – aty, ku ka vende të specializuara për therjen e mishit biologjik. Tregu më i mirë është Italia, ku me mish viçi të freskët biologjik furnizohen të gjitha kopshtet dhe shkollat. Dhe po kështu dhe Shqipëria...

Përse Shqipëria është më përpara se ne sa i përket tregut të mishit biologjik?

“Në qoftë se shteti krijon stimul për zhvillimin e blegtorisë në Bullgari, fermerët vendasë do të mund të kënaqin të paktën 35-40% nga tregu, mendon Bllagovesta Vasileva. Dhe mishi i viçit i freskët do të kthehet përsëri në tryezën bullgare. Dhe jo si tani – mbi 80% nga mishi vjen nga Brazili, Argjentina dhe vende të tjera, kryesisht i ngrirë dhe kryesisht prej gjedhi.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

По публикацията работи: Maria Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Specialistë të gjuhës bullgare nga tre kontinente shkëmbejnë përvojë dhe fitojnë njohuri në një seminar në Veliko Tërnovo

Specialistë të gjuhës bullgare nga 32 vende nga tre kontinente marrin pjesë në seminarin trejavor për gjuhën dhe kulturën bullgare, i cili filloi sot në Universitetin e qytetit Veliko Tërnovo. Sipas korrespondentit të BNR-së në kryeqytetin e vjetër,..

botuar më 24-07-15 5.14.MD

Arkitekti Rumen Xhagarov restauroi një shtëpi të vjetër dhe u kthye në fshat si një protestë kundër krizës demografike

Në Bullgari ka 5257 vendbanime, sipas regjistrit të Institutit Kombëtar të Statistikave nga viti 2021. Prej tyre, afro 5000 janë vendbanime të vogla, por sipas statistikave, çdo vit “vdes” nga një fshat bullgar sepse prej tij është larguar edhe banori i..

botuar më 24-07-15 7.30.PD

"Topllo Fest" 2024 - fluturojmë "Lartë në qiell" me qifta, muzikë dhe shumë argëtim!

Hapësira për art, kulturë dhe dialog "Topllocentralla" në Sofje po përgatitet për një mbyllje spektakolare të sezonit të saj të pestë me edicionin e pestë të festivalit emblematik "Topllo Fest". Nën moton "Lartë në qiell", qiftet shumëngjyrëshe..

botuar më 24-07-13 8.40.PD