Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Lufta kundër diabetit në Bullgari

Foto: idf.org
Rreth 300 milionë veta në botë vuajnë nga diabeti. Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, gjatë viteve të fundit numri i tyre gradualisht është duke rritur në shkallë botërore. Sëmundjen shkencëtarët e shpjegojnë me veset e dëmshme të ushqimit dhe lëvizjes, me konsumimin e shumë ëmbëlsirave dhe brumrave, po ashtu edhe me starsin. Dhjetë vitet e fundit numri i diabetikëve në Bullgari u rrit disa herë. Sot të vuajturit nga “sëmundja e sheqerit” numërojnë rreth 520 mijë veta. Qëllimi i Ditës botërore të luftës kundër diabetit (14 nëntor) është rikujtimi i mënyrave të përballimit të rreziqeve të sëmundjes se keqe.

“Bullgaria është njëra nga vendet e pakta në botë, ku të gjithë diabetikëve shëtiti ua siguron insulinën njerëzore – sqaron doc. Kalinka Koprivarova, këshilltare kombëtare e sëmundje së diabetit. – Kjo është një arritje e madhe. Po të bëjmë krahasim, në botën arabe ende përdoret insulina e gjedhit, ndërsa në vendet e tjera të botës – edhe insulina e derrit. Gjatë 10 vjetëve të fundit, tashmë në përputhje me bioteknologjitë moderne, prodhohen analogë të insulinës. Ata mundësojnë mjekimin bashkëkohor të diabetit. Kemi për qëllim që të përfshijmë më shumë pacientë në këtë mjekim, gjatë të cilit nuk ka rrezik nga hipoglicemia. Po ashtu cilësia e jetesës së pacientëve është më e mirë, më i mirë është edhe kontrollimi i sheqerit në gjak.”

© Foto: BGNES


Gjatë nëntorit në Bullgari ndodhin shumë ngjarje, kushtuar tërheqjes së opinionit publik ndaj problemeve të diabetit dhe nevojës për profilaktikë dhe kujdes shëndetësor të mirëmbajtjes, që kanë për qëllim parandalimin e rreziqeve nga insulti, infarkti, humbja e shikimit etj. Nëntor është muaji, gjatë të cilit flitet shumë për llojet e diabetit, shfaqjen dhe mjekimin e tyre. Fushata filloi me premierën e filmit “Jetë me diabet”. Për herë të parë u organizua një konferencë për të rinjtë, ku u prezantuan problemet gjatë mjekimit dhe ndjekjes së sëmundjes, me të cilat periodikisht hasen diabetikët. Të rinjtë përpiluan një deklaratë drejtuar Kuvendit. Në të propozojnë një mjekim më të mirë të pacientëve që vuajnë nga diabeti dhe sidomos për ata të varur nga insulina. Fushata është kombëtare dhe mbahet në shumë qytete të vendit. Mjekët bëjnë konsultime falas dhe matin nivelin e sheqerit në gjak, po ashtu këshillojnë për një regjim të rregullt të ushqimit dhe lëvizjes. Fushata do të përfundojë më 30 nëntor në kryeqytetin tonë detar, Varna. Motoja e koncertit bamirës në Sofje kushtuar Ditës botërore të luftës kundër diabetit është “Bashkë”.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Diana Hristakieva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Grafitet në Bllagoevgrad kujtojnë historinë tonë 20-vjeçare në NATO

Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..

botuar më 24-11-10 5.45.PD

Java e Librit Ortodoks mbahet në qytetin Varna

Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..

botuar më 24-11-09 6.30.PD

Protesta para Teatrit Popullor “Ivan Vazov” u kthye në trazira para premierës së pjesës “Armët dhe njeriu”

Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..

rinovuar më 24-11-08 12.27.MD