Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Reforma dhe modernizim janë prioritetet në sektorin e transportit në Bullgari

Afrimi i fundit të vitit tradicionalisht është kohë për bilanc për ministritë e veçanta sa i përket punës së kryer prej tyre dhe koha për të shënuar drejtimet e ardhshme për zhvillim. Në një intervistë për botimin e pavarur “New Europe”, ministri i transportit Ivajllo Moskovski shënoi si prioritete gjatë disa vjetëve të ardhshme arritjen e bilancit midis llojeve të transportit, si dhe integrimin e tyre optimal në sistemin tonë kombëtar të transportit.

Strategjia për këtë sistem deri në vitin 2020 përfshin zhvillimin e infrastrukturës hekurudhore dhe të rrugëve, arritjen e një shpejtësie optimale të mjeteve të transportit, përmirësimin e efikasitetit energjetik të transportit dhe pakësimin e emisioneve të gazrave të serës. Do të realizohet një reformë ambicioze në hekurudha, krahas me ndërtimin e përshpejtuar të infrastrukturës rrugore dhe përmirësimin e shërbimeve të transportit. Sektori privat do të ketë një rol kyç në modernizimin e objekteve të infrastrukturës, ve në dukje në intervistë ministri Moskovski, duke shtuar se, politika kombëtare në sektor parashikon që portet bazë bullgare dhe aeroportet të zhvillohen nëpërmjet skemave për një partneritet publik-privat. Aktualisht forma më e shpërndarë e një partneriteti të tillë në sektorin e transportit bullgar është koncesioni. Ministri Moskovski theksoi se, në qoftë se menjëherë pas pranimit të Bullgarisë për anëtare të Bashkimit Evropian kanë qenë në dukje probleme si mungesa e studimeve të gatshme, një përgatitje të ngadaltë të projekteve, një kapacitet të pamjaftueshëm administrativ, sot ato janë të mënjanuar. Në sajë të përvojës së grumbulluar, ashtu dhe të kapacitetit të përmirësuar administrativ në Ministri.

Përpara botimit ministri i transportit komentoi se, për shkak të përvetësimit të përshpejtuar të fondeve evropiane zhvillohen disa projekte të konsiderueshme të infrastrukturës: Ura e Danibit 2, magjistralet automobilistike “Trakia” dhe “Marica”, elektrifikimi i vijës hekurudhore Plovdiv-Svilengrad-kufiri turk, si dhe modernizimi i pjesëve nga vija hekurudhore Sofja-Plovdiv dhe Plovdiv-Burgas. Një moment tjetër kyç është zhvillimi i sistemit për një stimulim shtetëror të furnizimit dhe të përdorimit të automobilave elektrike dhe hibride në Bullgari, ve në dukje akoma Ivajllo Moskovski. Për këtë qëllim u krijua një grup pune me pjesëmarrjen e ekspertëve nga ministritë e ndryshme, prodhues dhe distributorë të pajisjes së transportit për elektromobil dhe hibride. Sipas ekspertëve pas rreth 5 vjetëve çmimet e elektromobileve të janë të krahasueshme me këto të makinave me motor me djegie të brendshme, e cila t’i bëjë më të pranueshme për blerësit në Bullgari. Nga dega industriale “Elektromobili” po përgatisin plan për zhvillim të përshpejtuar të sektorit deri në vitin 2014. Sipas përfaqësuesve të Asociacionit bullgar për mjete elektrike të transportit integrimi i suksesshëm i elektromobilëve në Bullgari kërkon stimuj suplementar për blerësit.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Diana Hristakieva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria është ndër vendet me më shumë banesa

Bullgaria është ndër vendet me më shumë banesa, duke qenë në vendin e parë mes 24 vendeve evropiane. Sipas Indeksit të fundit Global Property të kompanisë ndërkombëtare të konsulencës “Deloitte”, ka 668 shtëpi për 1000 qytetarë bullgarë. Kështu,..

botuar më 24-09-30 9.44.PD

Një procedurë e re në kuadrin e Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë siguron akses në mbi 1 miliard leva për bizneset

Procedura për projektet e ruajtjes së energjisë së rinovueshme sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë është hapur dhe propozimet përkatëse tashmë janë duke u pranuar. Paratë janë shumë, afatet janë të shkurtra dhe kushtet që duhet të..

botuar më 24-09-29 7.20.PD

BERZH ka ulur parashikimet e rritjes, por është optimist për uljen e inflacionit

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka rishikuar pak pritjet e saj për rritjen ekonomike në rajonet ku ajo investon. Rritja ekonomike në Bullgari do të jetë 2,9% për vitin 2025, ose 0,1% më pak se pritjet fillestare të majit...

botuar më 24-09-28 11.45.PD