Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Greva e Hekurudhës Bullgare

Foto: BGNES
Më 24 nëntor nga ora 8 në mëngjes deri në orën 4 pasdite punonjësit bullgarë të Hekurudhës janë duke zhvilluar një grevë kombëtare efektive. Ajo ka të bëjë me masat radikale, të cilat udhëheqësja e Hekurudhës Bullgare ndërmori me qëllim përmirësimin e gjendjes në të. Bëhet fjalë për rreth 2000 veta, të larguar nga puna, ndalimi i lëvizjes së 138 trenave, rritja me rreth 15 për qind të çmimeve të biletave për udhëtarë. Sipas sindikatës së punonjësve të hekurudhës këto masa janë të paarsyeshme dhe kjo ulje e numrit të stafit mund të kërcënojë jetën e udhëtarëve.

E vërteta është që Hekurudha Bullgare ka detyrime prej vitesh për rreth 400 mln euro. Gjatë dy vjetëve të fundit nuk janë shlyer as interesat e tyre. Hekurudha Bullgare ka në dispozicion një teknikë shumë të vjetër, ndërsa numri i stafit është i madh – rreth 13 mijë veta. Sipas ekspertëve borxhet e Hekurudhës Bullgare janë 189 për qind të aktiveve të tyre. Mund të thuhet se udhëtimi me tren bullgar nuk është komod. Gjithnjë e më shumë bullgarët preferojnë mjete të tjera transporti, derisa Hekurudha Bullgare humb, sepse para për modernizim nuk ka. Shoqata tjetër e transportimit të ngarkesave gjithashtu doli në humbje, pasi klienti i saj më i madh – kombinati i metalurgjisë “Kremikovci” falimentoi. A bëhet mjaft për të tërhequr të tjerë? Gjendja është shumë serioze, para për t’u shlyer borxhet nuk ka. Programi i përmirësimit parashikon që humbjet të ulen deri në minimum, duke u menduar për privatizimin të shoqatës “Ngarkesa”. Shitja e saj duhet të sjellë mjete për shlyerjen e një pjesë të borxheve. Plani i stabilizimit përfshin optimizimin e numrit të punonjësve dhe uljen e trenave. Këto janë edhe kushtet për t’u marrë hua nga Banka Botërore, të miratuara nga institucioni financiar gjatë marsit. Nga Banka kërkojnë të jenë të sigurt që mjetet e dhëna do të përdoren për modernizimin e Hekurudhës Bullgare, kurse jo për shlyerjen e borxheve. Sipas Vlladimir Vlladimirovit, kryetar i drejtorëve të Hekurudhës Bullgare, holdingu ka plotësuar të gjitha kërkesat e bankës dhe madje bën akoma hapë, që të shpejtohen reformat. Si rezultat nga masat e ndërmarra gjatë vitit 2010, detyrimet e Hekurudhës Bullgare janë ulur me 15 mln euro.

Sipas sindikatës së punonjësve në hekurudhë plani i përmirësimit të gjendjes, i miratuar nga Banka Botërore, tashmë është plotësuar dhe nuk ka nevojë për t’u larguar nga puna shumë nëpunës për momentin. Petër Bunev, kryetari i sindikatës tregon: “Praktikisht plani i 2011-ës tashmë është pothuajse i mbiplotësuar, sepse shumë nëpunës dolën në pension, ka edhe të tillë që vullnetarisht u larguan, thotë Petër Bunev, kryetari i sindikatës. – Shifra e shkurtimeve nga puna tashmë është e mbushur. Çfarë e bëri këtë që të ndryshohet e miratuara nga Banka Botërore? Në marrëveshje nuk u parashikua reforma, dhe rindërtimi i holdingut të bëhet për një periudhë më të gjatë deri në vitin 2014. Kështu ndodhet në mbarë botë me kompani të tilla. Sepse hekurudhat janë një sistem shumë i ndërlikuar të inercionit. Si një pjesë e sistemit evropian të transportit kemi marrëveshje ndërkombëtare, d.m.th. gjërat nuk bëhen aq lehtësisht.”

Bullgarët që përdorin shërbimet e Hekurudhës, në ditën e grevës efektive kërkojnë një mënyrë alternative për të udhëtuar – me autobusë të siguruar nga bashkitë ose me automjete private. Në veprimet e punonjësve në hekurudhë, përveç trenave të ndaluar, përfshihen edhe mitingje në stacionet kryesore të vendit. Ata janë përkrahur nga sindikalistët e degëve të tjera. Greva nuk ndryshon gjë dhe masat e shpallura do të vazhdojnë, thonë nga udhëheqja e Hekurudhës Bullgare. Sipas liderit të sindikatës, z. Petër Bunev, zgjidhja e problemeve të hekurudhës nuk ka të bëjë me ndalimin e trenave ose me shkurtimin e stafit, ndërsa duhet të kërkohen mundësi që të rriten të ardhurat e veprimtarisë themelore – transport i udhëtarëve dhe ngarkesave. Sipas tij ka shumë variante të humbura për të fituar para, të cilat, po të realizohen, gjendja do të jetë ndryshe.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Millka Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Personaliteti i Vasill Levskit vazhdon të lidhë bashkatdhetarët tanë jashtë vendit

152 vjet pasi Bullgaria humbi birin e saj të dashur, luftëtar për një shtet të lirë, të pavarur dhe tolerant - Vasill Levski, personaliteti i tij vazhdon të emocionojë dhe të frymëzojë zemrat e bullgarëve të të gjitha brezave. Historianët vazhdojnë të..

botuar më 25-02-19 5.10.MD
Kirill Vëllçev

BTA prezanton një font unik me rastin e përvjetorit të saj

Më 16 shkurt 2025 bëhen 127 vjet nga botimi i buletinit të parë të Agjencisë Telegrafike Bullgare (BTA), të nënshkruar nga drejtori i parë i saj Oskar Iskander. Agjencia u krijua në vitin 1898 me një dekret të Princit Ferdinand I, i modeluar sipas Agjencisë..

botuar më 25-02-16 7.55.PD

Gëzuar 89 vjet, Radio Bullgaria!

Më 16 shkurt Radio Bullgaria feston 89 vjetorin e saj. Gjatë gjithë këtyre viteve, media jonë shumëgjuhëshe ka qenë jo vetëm një kanal informacioni, por ka krijuar një lidhje të paçmuar me audiencën tonë në mbarë botën. Sot Radio Bullgaria ofron përmbajtje..

botuar më 25-02-16 6.45.PD