Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria mes pjesëmarrësve në “Karvanin ndërkombëtar muzikor”

Prof. Nelli LiPuma (në mes djathtas) dhe dirigjentja Darena Popova bashkë me Formacionin folklorik “Çemerika”.
Foto: Allbena Bezovska
“Qëllimi bazë i projektit është të lidhë njerëzit përmes muzikës” – tregon prof. Neli LiPuma Ajo është një pjesë nga ekipi i projektit të madh “Karvani ndërkombëtar muzikor”. Kurse për një javë u bë drejtuese dhe të korit bullgar “Angell Manollov”, i cili është i përfshirë në “Karvanë” bashkërisht me grupe të tjera korale dhe të orkestrës nga përgjithësisht gjashtë vende.

Nelli është nga Siracusa. Ka përfunduar konservatorin “Vinçenco Belini” në Itali. Pas kësaj ka studiuar për dirigjente në Gjermani, vazhdon në Vjenë – dirigjim dhe kompozicion, më vonë ka punuar mbi një doktoratë në Stokholm. Gjatë viteve të fundit jeton në Vjenë. Kompozitore, dirigjente korale, pianiste, ajo është dhe pedagoge në Universitetin e Vjenës – një institucion, i cili është në themel të “Karvanit muzikor”. Projekti ndërkombëtar është në duart e një ekipi, në të cilin ka përfaqësues të kombësive të ndryshme. Të kërkosh bashkëmendimtarë për një projekt serioz muzikor në internet nuk është gjë e lehtë. Por, ekipi i “Karvanit” ka mundur. Përveç Austrisë, në projekt marrin pjesë akoma Hungaria, Bullgaria, Rumania, Turqia, Gjeorgjia dhe Azerbajxhani.

“Kjo ide e shkëlqyer është e drejtorit artistik të korit Universitar dhe të orkestrës në Vjenë Viyhaj Upadhaja, indian për nga prejardhja, tregon Nelli LiPuma. – Ai e paraqiti në Ministrinë e punëve të jashtme, ku e pëlqyen projektin dhe e përkrahën. Vjena gjithmonë ka qenë shumë e rëndësishme për historinë e muzikës. Ajo është si një farë qyteti të shenjtë për muzikantët. Le të rikujtojmë se, shumë kompozitorë gjenial të cilët kanë zgjedhur të jetojnë dhe të krijojnë në Vjenë. Aty arsimi muzikor është në një nivel më të mirë, shteti ka një politikë të mirë për përkrahjen e kulturës. Mbi projektin punojmë prej kohe. Nuk qe fare e lehtë, por tanimë filluam realizimin e tij. Gjatë muajit tetor kishim workshop në Baku dhe në Tbilisi me orkestrën e rinisë. Gjatë muajit nëntor – në Sofje. Vazhdojmë dhe në vendet e tjera. Një nga qëllimet më të rëndësishme të projektit është të paraqesë krijimin e kompozitorëve të rinj, t’i përkrahë në kërkimet e tyre. Kushti i vetëm është që muzika e tyre të ketë një pamje kombëtare. Ne mbajmë për këtë, sepse jemi të bindur se, ruajtja e stilit origjinal në çdo një vend pasuron muzikën botërore jashtëzakonisht shumë.

Si punon “Karvani”?

“Ne nga ekipi udhëtojmë deri te vendet, të cilat janë përfshirë në të, tregon Nelli LiPuma. – Studiojmë muzikën,e shkruar nga kompozitorët gjerman dhe austriak. Etapa tjetër është akoma më interesante. Dirigjentët e vendeve pjesëmarrëse do ta prezantojnë muzikën e tyre kombëtare. Dirigjentja e korit “Angell Manollov” do të niset për në Sllovaki, Vjenë dhe vende të tjera. Veprat dhe pjesët bullgare, të cilat do të dëgjojnë koret e huaja, do të interpretohen në një sërë koncertesh gjatë verës së 2012-ës. Atëherë “Karvani muzikor do të bëjë turne në Vjenë Bratislavë, Budapest, Sofje, Stamboll dhe do të mbërrijë deri në Baku. Muzikantë dhe këngëtarë të vendeve të ndryshme do të udhëtojnë së bashku dhe do të japin koncerte në çdo qytet.”

Të gjitha veprat korale duhet të interpretohen në gjuhën origjinale. “Kjo mbase është sfida më e madhe për të gjithë ne – të këndosh në aq gjuhë të huaja.” – shton Nelli LiPuma. Pas një jave pune me korin “Angell Manallov” ajo është e kënaqur me rezultatin. Formacioni dha një koncert, ku interpretoi këngë, të mësuara nga pedagogia austriake. “Koncerti ishte shumë i bukur dhe unë po largohem nga këtu, e lumtur me të kryerjen. Cili është zbulimi më i madh i udhëtimit të parë në Bullgari? Këngët popullore dhe repertori i këngëve korale në bazë folklorike. Isha shumë e kënaqur kur i dëgjova. Kjo muzikë të pushton me ritmet e saj të jashtëzakonshme, me harmoninë, të cilën përdorin kompozitorët. Jam duke bërë plane të kthehem përsëri këtu dhe të mësoj më shumë për zakonet e vendit.”

Përgatitën në shqip: Nataniela Vasileva dhe Anna Kapitanova
По публикацията работи: Allbena Bezovska


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Jordanka Hristova

"Kënga ime, dashuria ime"

Kompozitori Josif Cankov, i cili ka punuar nga fillimi i viteve 1930 deri në vitin 1971, jo rastësisht quhet Patriarku i muzikës bullgare. Ai është autor i mbi 500 veprave - opereta, tanga, hite, muzikë për filma, me të cilat me dekada ka..

botuar më 24-07-12 8.40.PD

Legjendat e rock-ut nga DEEP PURPLE, MR. BIG dhe ACCEPT janë të ftuar specialë në Festivalin në Luginën e Verës

Në skenën e madhe të edicionit të katërt të "Midalidare - Rock in the Wine Valley" nga data 12 deri në 14 korrik në fshatin Mogillovo, përkrah titullarëve DEEP PURPLE, MR. BIG dhe ACCEPT do të kenë shfaqje akoma 13 grupe nga jashtë, duke përfshirë..

botuar më 24-07-12 6.25.PD

Jazz and Art Festival në Oreshak mbledh interpretues nga disa kontinente

Nga 11 deri më 14 korrik edicioni i dytë i Jazz and Art Festival në Oreshak, mbledh së bashku interpretues nga Kuba, Argjentina, Kina, Brazili, Serbia, Franca dhe Bullgaria, njoftoi Ivanka Xhabraillova, menaxhere e Ekspozitës Kombëtare të..

botuar më 24-07-11 6.30.PD