Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Përralla popullore për Shën Nikollën

Foto: arkiv
Shën Nikolla, kryepeshkop i Mirës, jetoi në kohën e përndjekjes ndaj të krishterëve. U torturua dhe u hodh në burg, por me të ardhur në pushtet perandori Konstantin i Madh i dha një post të lartë në hierarkinë kishtare. Shenjtori vdiq në moshë të thyer. U bë i njohur me forcat e tij çudibërëse dhe madje pas vdekjes vazhdoi të bënte çudi. Është ndër shenjtorët më të nderuar nga populli bullgar, kurse 6 dhjetori, dita e paraqitjes së tij para Zotit, është një pjesë e ciklit ritual dhe festiv të dimrit.

© Foto: arkiv

Gjella tradicionale në tryezën festive – krap i mbushur me perime dhe arra.

Populli ynë e quan Ditën e Shën Nikollës edhe dita e peshkut. Kjo lidhet me gjellën e detyrueshme në tryezën festive – krap i mbushur me perime dhe arra, e cila i ofrohet shenjtorit në mënyrë rituale. 6 dhjetori gjithmonë përfshihet në periudhën e Kreshmëve të Krishtlindjes, gjatë të cilave të krishterët ortodoksë nuk hanë produkte me origjinë kafshore. Bëhet përjashtim vetëm në disa festa të mëdha kishtare, ndër të cilat është dhe Dita e Shën Nikollës. Krapi doemos duhet të jetë i freskët. Mbushet zakonisht me oriz, stafidhe dhe arra dhe piqet i tërë, por në rajonet e ndryshme e përgatitin sipas recetave vendëse. Pavarësisht nga mënyra e gatimit, peshku duhet të bekohet nga prifti, i cili ka të drejtën të hajë copën e parë të gjellës rituale. Kockat e krapit nuk hidhen, por digjen dhe groposen në vende të posaçme ose shpërndahen në lumë. Për njërën prej kockave në kokën e peshkut besohet se ruan nga sytë e këqij. Prandaj gruaja e ruan dhe e lidh në rrobat e fëmijëve.

Në tryezën festive në Ditën e Shën Nikollës lejohet dhe verë. Rreth saj ulet tërë familja. Dikur më i moshuari kujtonte momente nga jeta e Shën Nikollës. Tregoheshin dhe përralla. Shumica e tyre janë lidhur me besimin se Shën Nikolla ka forcat jotokësore të trimave mitikë. Besohej se ai ka krahë dhe mund të fluturojë. Është shumë interesant besimi se shenjtori mund të jetë njëkohësisht në disa vende. Në një histori folklorike tregohet se një herë ai rrinte me vëllezërit e tij në tryezë. Ata morën vesh se në det kishte stuhi dhe detarët ishin në rrezik. Shën Nikollën e mori gjumi dhe me njërin shpirt mbeti në tryezë, me tjetrin fluturoi dhe mposhti stuhitë detare. Një subjekt tjetër përrallor rrëfen se Shën Nikolla ndërtoi një anije dhe u nis në det bashkë me të vëllanë, Shën Ilian, sunduesi i stuhive. Një qenie mitike detare u përpoq ta zhytë anijen e tyre, por ata e mposhtën. Atëherë ajo iu lut ta lëshonin dhe u transformua në imazhin e Hyjlindëses. Por vëllezërit e zbuluan mashtrimin dhe i shpëtuan njerëzit dhe detin nga kjo forcë e keqe.

Në jetëshkrimin e Shën Nikollës janë përshkruar veprat e tij të mira. Përveç kësaj ai i papajtueshëm ndaj disa dobësive njerëzore. Gjatë vitit 325 perandori Konstantin thirri një koncil në Nike. U mblodhën 318 etër kishtarë. Ky ishte Koncili i parë ekumenik. Atje u dënua doktrina heretike e Arijit. Shën Nikolla i dha një dackë heretikut, duke mos duruar fjalët e tij blasfemuese.

Në përrallat popullore shpesh herë përfshihet tema për papajtueshmërinë e Shën Nikollës ndaj njerëzve që vjedhin dhe gënjejnë. Një herë një njeri bleu dy ikona – të Hyjlindëses dhe të Shën Nikollës, që ta ruajnë shtëpinë e tij nga vjedhësit. Ai u nis bashkë me familjen në troje të larguara dhe kur u kthye, e gjeti shtëpinë e zbrazët. U zemërua shumë se Hyjlindësja nuk e kishte ruajtur shtëpinë nga vjedhësit. Gruaja e mbrojti, pasi ishte me foshnjën në duar. Nuk kaloi shumë kohë dhe sendet e vjedhura u kthyen nga vetë vjedhësi – Shën Nikolla e ndëshkoi kaq sa ai ishte i detyruar t’i kthejë.

Ja dhe një përrallë tjetër. Një njeri shkoi në pyll gjatë dimrit për të mbledhur dru. Hipi në një dru të madh, por atëherë fryu erë e fortë, ra dëborë dhe njeriu u frikësua se nuk do të mund të zbresë. Filloi t’i lutej Shën Nikollës: “I dashur Shën Nikolla, shpëtomë! Çdo ditë do të ndez qiri!” Dhe menjëherë filloi me lehtësi të zbresë. Kur arriti afër tokës, mendoi: “E, tani do të zbres dhe vetë, pse të ndez qirinj!” Atëherë një degë e madhe u thye dhe ra mbi kokën e tij.

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
По публикацията работи: Allbena Bezovska


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Festivali i kostumeve popullore në Zheravna ringjall shpirtin bullgar të kohëve të vjetra

Këngët dhe vallet popullore mbledhin dashamirët e folklorit bullgar në edicionin e radhës të Festivalit të Kostumeve Popullore në Zheravna. Këtë vit aktiviteti do të zhvillohet nga 23 deri më 25 gusht. "Pasi visheni me kostumet popullore dhe..

botuar më 24-08-23 6.10.PD

Holandezja Esther Willems i magjeps bashkatdhetarët e saj me ritmet e valleve popullore bullgare

Holandezja Esther Willems vazhdon të tërheqë njerëz nga qytete dhe kombësi të ndryshme në klubin e saj për vallet popullore bullgare, i krijuar në Hagë dhe i quajtur "Zora". Klubi u themelua në vitin 2017 dhe në të u regjistruan edhe atëherë 13..

botuar më 24-08-18 7.35.PD

Mbrëmjet e kulturës bullgare në Shqipëri po vazhdojnë

Mbrëmjet e kulturës bullgare në Shqipëri po vazhdojnë edhe në muajin gusht. Shfaqjet e para ishin në qershor, kur grupe folklorike nga Bullgaria prezantuan kostume, valle dhe këngë popullore bullgare para teatrit "Aleksandër Moisiu" në qytetin e..

botuar më 24-08-11 10.15.PD