Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Shqiponjat janë të bukura” – fëmijë pikturojnë në mbrojtje të shpendëve

Desisllava Ivanova, 17 vjeçare – “Në fokus”
Në vigjilje të Festave të Krishtlindjeve Shoqata bullgare për mbrojtje të shpendëve i gëzoi adhuruesit e natyrës, duke organizuar një ekspozitë me mbi 500 piktura me shqiponja dhe shpendë të tjerë grabitqarë. Pikturat janë vepër e fëmijëve dhe janë vizatuar posaçërisht për konkursin “Shqiponjat janë të bukura”, i cili u shpall më 15 shtator nga Shoqata për mbrojtje të shpendëve. Ekspozita mund të shihet në hollin e Muzeut shkencor-natyror kombëtar në Sofje deri në fund të vitit 2011. Në vazhdim të disa muajsh fëmijë nga 64 vendbanime në Bullgari i dërgonin veprat e tyre, në të cilat ata kanë shprehur dashurinë e tyre të madhe ndaj shpendëve dhe natyrës.

“Ne filluam organizimin e konkursit me shumë shpresa dhe emocione, tha në hapjen e ekspozitës Emilia Jankova nga Shoqata për mbrojtje të shpendëve. – Të gjitha shpresat tona u justifikuan. Qëllimi ynë kryesor kishte për qëllim përqendrimin e vëmendjes së fëmijëve në qiell, ku mund të shohin madhështinë e shpendëve grabitqarë. Ne duam t’u them se një pjesë e këtyre zogjve janë kërcënuar nga zhdukja, kurse disa të tjerë janë duke u zhdukur. Ndërkaq, ata janë shumë të rëndësishëm për ekuilibrin në natyrë. Në procesin e seleksionimit të veprave lindi ideja për t’u bërë një kalendar, i cili të mbajë shpirtin e mbrojtjes së natyrës dhe të bukurisë.”

Gjashtë piktura të dekoruara tashmë janë përfshirë në një kalendar të bukur për vitin 2012. Një prej këtyre veprave është e Desisllava Ivanovës, 17 vjeçare, nga qyteti i Plovdivit. Ajo pikturon që nga fëmijëria dhe përkrah fushatën për ruajtjen e shpendëve. “Piktura e saj bardhë e zi mban emrin “Në fokus”.
“Për herë të parë pikturoj shpendë, tha ajo para Radio Bullgarisë. – Duhej të bëja disa prova me lloje të ndryshme shpendësh, por më shumë më pëlqeu shqiponja mbretërore. Për mua ajo është një shpend madhështor dhe i bukur. Vendosa ta pikturoj bardhë e zi, sepse kjo më rikujton për fotografitë bardhë e zi. Për mua kjo është njëfarë simbolike – edhe shqiponja është një lloj, që po zhduket, si fotografia bardhë e zi. Kështu qe që të mos i shohim shpendët e kërcënuar vetëm në fotografi, duhet të kujdesemi për ta.”

Konkursi për piktura fëmijësh “Shqiponjat janë të bukura” është pjesë e projektit “Ruajtja e shqiponjës mbretërore dhe e sokolit grabitqar në Bullgari.” Ky është projekti i parë bullgar në kuadrin e programit LIFE + të BE-së. Ai zbatohet nga Shoqata për mbrojtje të shpendëve në kuadrin e pesë viteve (2009 – 2013). Qëllimi i projektit është parandalimi i zhdukjes së sokolit grabitqar në Bullgari dhe rritja e popullimit të shqiponjës mbretërore. Ekspozita përmban gjithsej 538 piktura fëmijësh. Ajo, bashkë me kalendarin e bukur për vitin 2012, shton emocionet rreth pritjes së Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Fotografitë janë ofruar nga Shoqata bullgare për mbrojtje të shpendëve
По публикацията работи: Lina Ivanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Personaliteti i Vasill Levskit vazhdon të lidhë bashkatdhetarët tanë jashtë vendit

152 vjet pasi Bullgaria humbi birin e saj të dashur, luftëtar për një shtet të lirë, të pavarur dhe tolerant - Vasill Levski, personaliteti i tij vazhdon të emocionojë dhe të frymëzojë zemrat e bullgarëve të të gjitha brezave. Historianët vazhdojnë të..

botuar më 25-02-19 5.10.MD
Kirill Vëllçev

BTA prezanton një font unik me rastin e përvjetorit të saj

Më 16 shkurt 2025 bëhen 127 vjet nga botimi i buletinit të parë të Agjencisë Telegrafike Bullgare (BTA), të nënshkruar nga drejtori i parë i saj Oskar Iskander. Agjencia u krijua në vitin 1898 me një dekret të Princit Ferdinand I, i modeluar sipas Agjencisë..

botuar më 25-02-16 7.55.PD

Gëzuar 89 vjet, Radio Bullgaria!

Më 16 shkurt Radio Bullgaria feston 89 vjetorin e saj. Gjatë gjithë këtyre viteve, media jonë shumëgjuhëshe ka qenë jo vetëm një kanal informacioni, por ka krijuar një lidhje të paçmuar me audiencën tonë në mbarë botën. Sot Radio Bullgaria ofron përmbajtje..

botuar më 25-02-16 6.45.PD