Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria në Vitin evropian të vullnetarizmit

Tramvaji i vjetër promovoi idetë e vullnetarizmit.
Foto: edufest.info
Të pakësohen pengesat e aktiviteteve vullnetare në BE dhe qytetarët e vendeve të ndryshme të jenë më shumë në dijeni për këto çështje. Ky është njëri i qëllimeve të Komisionit Evropian, i cili shpalli 2011-ën Vitin evropian të vullnetarizmit. A u bëmë sivjet më të mirë, më të mëshirshëm dhe a mësuam të kuptojmë nevojat e të tjerëve? A bëmë më shumë për veten tonë që të ndihemi më të kënaqur dhe të angazhohemi më shumë me problemet e njerëzve përreth nesh?

Kuptohet që zakonet e vullnetarizmit nuk krijohen brenda disa muajsh apo për disa vite. Në vend Kryqi i Kuq Bullgar dhe organizata e të rinjve pranë saj zhvillojnë aktivitete vullnetare prej më shumë se 100 vjetësh. Ka shumë klube të mbrojtësve të natyrës dhe shoqata ekologjike që veprojnë vullnetarisht në “aktivitetet e gjelbra”. Njëra e shoqatave që tërheq shumë vullnetarë të rinj është “Forumi profesional i arsimit”, i cili ekziston prej 10 vjetësh. I tij i përket ideja për tramvajin vullnetar. Një projekt, i organizuar së bashku me fondacionin “Ndihma për vullnetarizmin në Bullgari” vuri në lëvizje një tren elektrik me stil retro në linjat qendrore të tramvajit në Sofje. Kështu gjatë ditëve të para të tetorit çdokush kishte mundësi të hipet në të dhe të propozojë ide në lidhje me veprimtarinë vullnetare. Kryetari i Forumit profesional të arsimit, Juri Anxhekarski, është i mendimit që pikërisht mënyra joformale plot me ide të pazakonshme e komunikimit me të rinjtë mund t’i tërheqë drejt kauzës së vullnetarizmit.

“Mund të thuhet se vullnetarizmi është liri e arritur – thotë z. Anxhekarsi. – Nuk ka vetrealizim më të madh nga mundësia të bësh atë që e do ti dhe patjetër veprimet e tuaja të jenë në dobi të të tjerëve. Kështu personaliteti largohet nga ndjenjat e egoizmit. Të lumtur janë ata që bëjnë të tjerët të ndihen të lumtur. Përveç lirisë, me rëndësi është edhe dashuria ndaj njerëzve përreth, ndjenja që bën diçka jo vetëm për veten tuaj. Thelbi i vullnetarizmit ka të bëjë me këto vlera – dashuri, liri dhe guxim të arrish harmoni me vetveten dhe në mjedisin rrethues. Kështu do t’i ndihmosh të tjerët.”

Shumë projekte të realizuara në vend gjatë Vitit evropian të vullnetarizmit kanë të bëjnë me pastrimin dhe mbjelljen e hapësirave rreth shkollave dhe kopshteve të fëmijëve. Një shkollë në Sogje e titulloi veprimtarinë e saj vullnetare “Të pastrojmë xhunglën shkollore”. “Është një shkollë në qendrën e Sofjes. Në oborrin e saj ka gështenja të sëmura, na tregon Svetllana Nançeva nga Forumi profesional i arsimit. – Tashmë një vit fëmijët e shkollës punojnë që të zgjidhin këtë problem. Mbledhin para për t’u blerë preparatet e duhura – feromone. Gjatë pranverës nxënësit ngjiten lartë dhe asgjësojnë larvat e insekteve. Gjatë vjeshtës mbledhin gjethet e rëna në tokë dhe i djegin që të asgjësojnë insektet e dëmshme. Aktiviteti i nxënësve përbëhej nga disa veprime – pastrim të oborrit, mbledhje të letrave për skrap, parat e të cilave do të shfrytëzohen për preparatet e duhura. Gjatë tërë kohës së veprimtarisë fëmijët ishin të organizuar dhe vepruan shumë mirë.”

Në Vitin evropian të vullnetarizmit Klubi profesional i arsimit mori pjesë në aktivitete ndërkombëtare. “Shpeshherë punojmë sipas programit “Rinia në veprim”, thotë Julia, studente të Marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin e Sofjes “Shën Kliment Ohridski”. – Projekti i fundit ishte për shkëmbim studentësh nga Uelsi. U titullua “Rights to cook” (udhëzime për gatim), por faktikisht kishte të bënte me një lojë fjalësh. Në të vërtetë gjatë realizimit të projektit të gjithë pjesëmarrësit duhej të përgatisnin ndonjë gjellë tradicionale të vendit të tij. Kjo na afroi shumë me njëri-tjetrin. Diskutonim probleme lidhur me dizajnin dhe të drejtat e njeriut. Kjo ishte një javë, gjatë së cilës u organizuan punishte kundër diskriminimit. U bë shumë interesante. Në grupin bullgar ishim gjashtë vetë, ndërsa pjesëmarrësit ndërkombëtarë ishin nga gjithsej pesë shtete të ndryshme.”

Për një pjesëmarrje tjetër jashtë vendit na tregon studenti i degës së drejtësisë pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski”, Asen Zdravkov. “Kemi marrë pjesë në shumë aktivitete interesante në Bullgari dhe jashtë vendit. Disa prej tyre kanë të bëjnë me tema ekologjike, të tjera – me të drejtat e njeriut. Para pak kohe ishim në Rumani, ku diskutuam problemet e integrimit të romëve. Për ne ishte mjaft interesante të njihemi jo vetëm me kulturën e romëve, por edhe nëpërmjet veprimeve tona vullnetare t’i ndihmojmë ata. Për mendimin tim vullnetarizmi është shumë i dobishëm për ndërtimin e personalitetit të secilit prej nesh. Gjithashtu të sjell edhe kënaqësi. Prej këtu rrjedh motivimi ynë që të merremi vullnetarisht me aktivitete të ndryshme.”

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova

Më shumë nga rubrika

“Prush” me autor Nasimo është grafiti më i madh në Evropën Lindore

Grafiti më i madh i pikturuar me detaje në Evropën Lindore dhe në Ballkan mund të shihet në qytetin Sliven, Bullgari Juglindore. Kompozita mban emrin “Prush” dhe është vepër i piktorit të njohur bullgar të grafitëve Stanisllav Trifonov (Nasimo) ...

botuar më 21-06-13 10.25.PD
Pamje nga qyteti Kjustendill viti 1927 / Foto: Muzeu Historik Regjional Kjustendill

Një arkiv digjital do të ruajë gjallë historinë e trashëgimisë sonë industriale

Fabrika, pajisje hekurudhore, ura, thertore, të cilët kanë përfshirë në veten e vet historinë e zhvillimit të stuhishëm të industrisë nga dhjetëvjeçarët e parë të shekullit të kaluar, sot rrëzohen ose “vetëndizen” dhe shkatërrohen. Që të ruajë..

botuar më 21-06-12 12.45.MD

“Fryma e Luginës” – një makinë futuristike krijuar nga nxënësit

Një automobil unik që vihet në lëvizje me bateri elektrike krijuan nxënësit e Gjimnazit Profesional të Transportit dhe Menaxhimit të Transportit në qytetin Kazanllëk. Ai ka emisione zero dhe efikasitet të lartë energjetik. Kjo makinë u punua..

botuar më 21-06-12 8.15.PD