Brenda mureve të Manastirit të Baçkovos “Fjetja e Hyjlindëses”, që ngrihen në zemrën e malit Rodopa, ruhet një histori shekullore. Këtu mbahen të gjalla tri kultura – bizantine, gjeorgjiane dhe bullgare. Historia e manastirit daton që nga viti 1083, kur u krijua Statuti Kishtar nga Grigorij Bakuriani – një ushtarak sypatrembur, udhëheqës i trupave, që mbronin kufirin perëndimor të Bizantit. Ky Statut Kishtar, i cili është i pari i ruajtur në trojet bullgare, zbulon historinë e kësaj shenjtëroreje. Kritikja e artit, bashkëpunëtorja e vjetër shkencore, doktore Kostadinka Paskaleva është autore e njeri prej librave kushtuar Manastirit të Baçkovos. Për veprën e vet ajo tregon:
“Me tërë zemrën duhet të përpiqemi të jetojmë me urtësi, citon një frazë nga Statuti i Manastirit doktorja Paskaleva. Pikërisht ato fjalë përbëjnë përkushtimin e librit të saj. – Gjatë qëndrimit tim njëmujor në këtë shenjtërore kuptova, se kjo frazë është në thelbin e mënyrës së jetesës së murgjve – të përvuajtur, kokulur, të përqendruar në vet veten, të punueshëm, të zellshëm, plotë shpirtmirësi. Menjëherë pasi u krijua manastiri ishte gjeorgjian, sepse edhe themeluesi i tij Grigorij Bakuriani ishte gjeorgjian. Pranë manastirit kishte një spital për të varfër, një shkollë për të vegjlit dhe tri manastire murgeshash. Kjo veprimtari bamirëse ishte tepër karakteristike për manastiret e mesjetës.”
Ndër godinat e kompleksit të manastirit ka disa kisha. Që nga koha më e lashtë daton Eshtërorja e Bakujanit. Kjo është një nga pak kishat varreza, të ruajtura në Bullgar. Në katin e përdhes është kisha, ndërsa në katin e nëndhes është varreza. Me afresket e veta mbi mur kushtuara Vdekjes dhe Ringjalljes, kjo eshtërore radhitet ndër kryeveprat e pikturimit kishtar në mbarë Ballkanin. Në këtë kishë shihet e pikturuar pamja e mbretit bullgar Ivan Aleksandër, i cili u bë ktitor i manastirit në shekullin XIV. Në atë kohë Bizanti ia la këtë krahinë pushtetarit bullgar.
“Godina e dytë për nga rëndësia, është e ashtuquajtura dhoma e ngrënies, ku kryhet një rit special. Ai kujton Darkën e Fundit të Krishtit. Përderisa murgjit ushqehen lexohen fragmente nga jetëshkrimet e shenjtorëve. Kështu murgjit bashkë me ushqimin, përvetësojnë edhe shembujt e mëdhenj moral të paraardhësve të vet – tregon doktorja Paskaleva. Në vet dhomën e bukës dominojnë afresket kushtuara Nënës së Zotit – Hyjlindëses. Mendohet, se ajo është mbrojtëse e vëllazërive të murgjve. Është e rikrijuar edhe Pema e Jeseevit – pema gjenealogjike e Krishtit, ku vendin e vet ka edhe Shën Mëria si nëna e tij.”
Në rrënjat e kësaj peme janë të pikturuar figurat e Aristotelit, Pllatonit, Pllutarhut, Diogjenit, Aristofanit. Kjo vjen të tregojë lidhjen e fesë së krishtere me mendimtarët antikë. Dhe ky është një element i rëndësishëm i dekorimit, sepse zbulon një moment i ri nga historia e fesë së krishtere. Ky është një humanizëm i ri, i cili duket edhe në veprat e njërit prej filozofëve më të mëdhenj – Joan Ital. Nxënës i tij ishte filozofi gjeorgjian Joan Petrici – përafërsisht vitet 1050 – 1130. Në sajë të veprimtarisë iluministe – letrare dhe përkthyese, që zhvillohej në manastir, ai u shndërrua në një shkollë të mendimtarëve dhe filozofëve. Në këtë mënyrë realizohej një lidhje e rëndësishme midis Gjeorgjisë dhe Bizantit.
Kisha kryesore “Fjetja e Shën Mërisë” është një monument tjetër me rëndësi kulturore. Ikonostasi i saj dallohet me zbukurimet e pasura të gdhendura në dru dhe me ikonat e moçme që datojnë nga shekulli XVII. Në narteksin e kishës janë të pikturuara pamjet e dy ktitorëve të manastirit – Gjergji dhe Gavrailli. Një monument tjetër i fesë së krishtere në kompleksin e manastirit është kisha “Shën Nikollaj”. Ky është tempulli i parë, që u pikturua nga mjeshtri i famshëm nga koha e Rilindjes Bullgare Zahari Zograf. Këtu ndodhet edhe autoportreti i tij i parë nga viti 1840. Vepër të tij janë edhe afresket mbi muret në kalesën e kishës “Shën Krye Engjëj”.
Ikona e Hyjlindëses me birin Jisu Krisht është një nga shenjtoret, për të cilat Manastiri i Baçkovos frekuentohet nga mijëra besimtarë. Mbi të ka një mbishkrim gjeorgjian nga viti 1311. Ikona u zbulua në rajonin me emrin Klluvijata dhe për të tregohen legjenda. Në këtë mënyrë brenda shekujve ushqehej besimi i njerëzve në forcën e saj çudibërëse. Çdo vit ditën e dytë të Pashkëve ikona mbahet deri te vendi Klluvijata, ku ajo u zbulua nga dy barinj. Aty kryhet një meshë për shëndet të të gjithë besimtarëve. Çdo njeri, që viziton Manastirin e Baçkovos gjen në këtë shenjtërore qetësim dhe shpresë për jetë më të mirë.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografi: pravoslavieto.com dhe wikipedia.org
Gjetje të vlefshme dhe unike arkeologjike u zbuluan gjatë gërmimeve në fshatin Kapitan Petko Vojvoda të rrethit të Topollovgradit, raportoi BTA. Arkeologët e udhëhequr nga Daniella Agre kanë gjetur një varr të mundshëm të një aristokrati trak me..
Arkeologët zbuluan në Plovdiv më shumë se 500 monedha nga periudha të ndryshme dhe shufra ari për të bërë bizhuteri. Gjetjet janë nga gërmimet e shpëtimit në rrëzat e Qytezës së Vjetër pranë portës së madhe lindore të Filipopollit të lashtë. Në epokën..
E quajnë Virgjëreshën e Shenjtë Nëna e Jetës së vërtetë, e cila me lutjet e saj shpëton shpirtrat e njerëzve nga vdekja. Ajo është më e dashura dhe më e lavdëruara pas Zotit, tek e cila të gjithë i drejtohen. Kisha e nderon atë më 15 gusht, Ditën e..
Muzeu Historik Rajonal në Razgrad më 30 tetor në lidhje me mbylljen e sezonit turistik organizon një xhiro falas në Rezervatin Arkeologjik "Abritus"...