Suxhuku i Gorna Orjahovicës u bë produkti i parë bullgar, i përfshirë në regjistrin evropian të të ashtuquajturave emra të mbrojtur gjeografikë. Para disa ditësh reglamenti për regjistrimin e tyre u publikua në gazetën zyrtare të BE-së.
© Foto: BTA
Sipas rregullave emri i mbrojtur gjeografik shpallet pas procedurave të gjata. Prodhuesit duhet të japin prova se produkti i tyre prodhohet në regjionin përkatës, se prodhimi i tij ka filluar para qindra vitesh sipas një recete speciale dhe është lidhur me rritjen tradicionale të kafshëve vendas. Në këtë drejtim Bullgaria ka arsye për t’u lavdëruar. Përgatitja e mishit te ne është pjesë e kuzhinës sonë tradicionale dhe është bërë një art i vërtetë. Pas zgjedhjes së recetës më të mirë për përgatitjen e pastërmasë, salsiçeve, suxhukëve, llukanikëve etj., vjen radha e çokanisjes dhe e bluarjes së mishit. Sa për proporcionin e erëzave, ky është sekret. Pas kësaj është mbushja, tharja dhe formimi me petës i produktit të ardhshëm kulinar, gjersa bëhet mezeja e shijshme.
© Foto: arkiv
Në trojet tona kjo është një traditë shumëshekullore. Sipas arkeologëve shpellat si “Baço Kiro” afër Drjanovos, si dhe të tilla afër Bellogradçikut, janë jo vetëm disa prej rajoneve më të vjetra në Evropë, të populluara me njerëz. Mbeturinat arkeologjike atje janë një provë e sigurt se atje është përgatitur barbekjuja më e vjetër në Gadishullin Ballkanik. Sipas historianit Dimitër Angellov, në vazhdim të disa mijëvjeçarëve Ballkani është një vend tërheqës për mbi 33 fise dhe popuj. Paleologët janë të befasuar nga menyja e pasur e stërgjyshërve tanë. Ata kanë përpunuar mish kau, mish prej delesh, dhish, gomari dhe kali. Thonë se për shkak të rrymës unikale ajrore, e cila kalon përmes malit Stara Pllanina afër qytetit Elena, specialiteti vendas – kofsha e thatë e Elenës ka shije të jashtëzakonshme. Mishi është prej derri. Shumë njerëz e kanë ndjekur shumë rreptë recetën, por në rajone të tjera dhe nuk kanë arritur rezultatin e pritur. Në jug, buzë malit Pirin, gjenden qytetet Bansko dhe Razllog. Ata janë shumë afër njëri tjetrit, por sa për kuzhinën e tyre mund të shkruhet një enciklopedi e veçantë. Turistët bullgarë e të huaj vetëm mund të përfitojnë nga kjo. Herën e parë do të hanë kapama në Bansko, herën tjetër – në Razllog.
© Foto: bg.wikipedia.org
Në juglindje, në malin Stranxha gatuhet i ashtuquajturi “Gjysh i Stranxhës”. Ky delikates i vjetër përgatitet prej derri të egër dhe dreri, kurse erëzat që përdoren janë krip, sheqer, shtërmen, piper i zi dhe piper i kuq pikant. Sot flitet shumë për ekologji.
© Foto: bg.wikipedia.org
Stërgjyshërit tanë nuk e kanë përdorur këtë fjalë, por e kanë kullotur bagëtinë në livadhe ekologjike, të cilat i kanë quajtur “sovati”. Ky emër vjen nga emri i krahinës “Sovata” – kjo është një livadhe jashtëzakonisht e bukur, plotë lule, bimë mjekësore dhe ujë, afër Danubit, midis qyteteve të sotme Svishtov dhe Gorna Orjahovica. Para disa shekujsh vendi ishte shumë i njohur. Atëherë u ndërtuan punishtet për prodhim mishi, të cilat përhapën famën e Suxhukut të Gorna Orjahovicës. Një produkt tjerë tradicional, llukaniku i Smjadovos, fitoi medalje të artë në vitin 1933 në Ekspozitën ndërkombëtare në Bari të Italisë. Nuk mund të mos përmendim dhe një produkt tjetër, me emrin origjinal – napllavok. Këto janë pite të rrumbullakëta prej mishi, të thara në shpuzë prej druri. Ato përgatiten sipas një teknologjie të vjetër në Gorno Dragalishte, një fshat midis Rillës, Pirinit dhe Rodopeve. Vetëm atje. I ashtuquajturi “navpllavok” nuk mund të prishet 2 vjet, megjithëse deri tani gjithmonë e kanë ngrënë para afatit të tij të skadimit.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në të shkuarën, ashtu edhe në ditët e sotme. Deri në përfundim të luftës në Ukrainë, është e pamundur të..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në dispozicion për përdorim falas Chat aplikacionin BgGPT me inteligjencë artificiale të gjeneratës së..
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..
Shoqata "GLAS" - Bosilegrad mblodhi në një seri prej 25 video-raportesh histori nga e kaluara dhe e tashmja e shumicës së fshatrave të Bosilegradit të..
Instituti i Etnologjisë dhe Folklorit me Muzeun Etnografik pranë Akademisë Bullgare të Shkencave hap ekspozitën "Thesaret e Gjalla Njerëzore -..
Këshilli i Punëve të Jashtme i BE-së u mblodh për të diskutuar vendosjen e masave shtesë kundër autoriteteve gjeorgjiane lidhur me përdorimin brutal të..