Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dita e Pagëzimit të Shpëtimtarit Jisu Krisht

Foto: Архив
Dita e Pagëzimit të Shpëtimtarit Jisu Krisht ose Theofania, është ndër festat më të respektuara të krishtere në Bullgari. Kjo është dita, në të cilën nëpërmjet Pagëzimit të Zotit shfaqet Trinia e Shenjtë – Ati, Biri dhe Shpirti i Shenjtë.

© Foto: BGNES


Që nga koha më e lashtë kjo festë quhet Dita e Ndriçimit ose Festa e Dritave. Ditën e Pagëzimit të Krishtit, pas bekimit të ujit shenjtërohen repartet ushtarake dhe flamujt luftarakë. Për herë të parë kjo ceremoni solemne u zhvillua në vitin 917 para betejës pranë qytetit Ahelloi, kur mbreti Seimeon i Madhi shpartalloi trupat bizantine. Pas Çlirimit të Bullgarisë nga robëria turke në fund të shekullit XIX, riti u rivendos dhe kryhej deri në vitin 1946, vit pas të cilit ai u harrua. Ky rit ushtarak u rimëkëmbë prapë në vitin 1993. Sipas besimeve popullore Dita e Pagëzimit të Krishtit shënon fundin e të ashtuquajturve “ditë të ndyra” – pra ato ditë nga Dita e Ignat Hyjmbajtësit më 20 dhjetor, kur fillojnë dhembjet lindore të Hyjlindëses, kalon përmes Lindjes së Shpëtuesit më 24 dhjetor, dhe përfundon me Pagëzimin e tij. Festa përmban edhe rite të vjetra pagane për shëndet dhe pjellori. Besimi është, se natën duke u gdhirë festa uji pastrohet dhe shenjtërohet, dhe përmbushet me një forcë të madhe shëruese. Me vitet ato besime përfitojnë një pamje të re nëpërmjet bekimit kanonik kishtar të ujit.

Bekimi i Madh i Ujit i Ditës së Pagëzimit shërbehet sipas kanunit të kishës vetëm dy herë brenda vitit – më 5 dhe 6 janar. Bekimi i Madh i Ujit simbolizon dhe rikrijon pagëzimin e Zotit tonë Jisu Krisht, prandaj kryhet pikërisht ato dy ditë – në prag të kremtes më 5 janar dhe në vet kremten – më 6 janar. Vet të krishterët respektojnë ujin e bekuar Ditën e Pagëzimit të Krishtit. Besohet, se ai është një nga mjetet më të fuqishme dhe më të forta të krishterit në luftimin e forcave të liga të së keqes. Prandaj çdo të krishterë duhet të mbajë në shtëpi një shishe me uji të bekuar Ditën e Pagëzimit të Krishtit. Dhe kur njeriu e ndjen veten të dobët, të pafuqi ose të sëmurë, mund të spërkatë ose të pijë një gllënjkë nga ky uji i shenjtëruar.

Pagëzimi e ka fillin e vet te shenj Joan Pagëzori, Pararendësi. Shumë para lindjes së Krishtit ai profetizonte ardhjen e tij dhe pagëzonte të gjithë ata, që rrëfenin mëkatet dhe kërkuan ndjesë, dhe faljen e fajeve dhe mëkateve. Sipas ungjillorëve, përveç njerëzve të zakonshëm, shumë farisenj, letrarë dhe mitarë rrëfenin mëkatet e tyre para Joan Profetit dhe ai e pagëzonte në ujërat e lumit Jordan. Mënyra e pagëzimit të Joanit dallohej nga pagëzimi i sotëm i shenjtë i kishës ortodokse. Besohet, se nëpërmjet pagëzimit të sotëm njeriu lahet nga të gjitha mëkatet.

© Foto: BGNES


Pagëzimi është simbol i varrimit dhe i ringjalljes së Krishtit. Kështu siç Jesu Krishti ishte në varrë tri ditë dhe u ngjall nga të vdekurit, ashtu edhe ai, që pagëzohet, zhytet tri herë në ujin e bekuar. Tri herë uji e mbulon njeriun dhe tri herë ai dalë nga uji. Të gjitha ato veprime simbolizojnë Ringjalljen e Krishtit dhe fitoren e tij mbi vdekjen. Në gjuhën greke fjala pagëzim vjen nga fjala zhytem, ndërsa në gjuhët sllave fjala pagëzim vjen nga fjala kryq. Shpëtuesi ynë Jesu Krisht kërkoi shenj Joan Pararendësin që të pagëzohet për hir të njerëzve. Me pagëzimin e vet, ai e mori përsipër mëkatet e mbarë njerëzimit. Me gozhdimin në kryq dhe me ngjalljen e vet, Krishti e lau mëkatet e të gjithëve dhe shpëtoi racën e humbur njerëzore.”

Me pagëzimin e vet në lumit Jordan, Krishti erdhi në botë që t’u shërbejë njerëzve. Më të moshuarit besojnë, se natën duke u gdhirë Dita e Pagëzimit të Krishtit, qielli hapet dhe Zoti dëgjon lutjet e njerëzve. Herët në mëngjes të gjithë shkojnë në kishë, që të asistojnë në meshën e bekimit të shenjtë të ujit. Pas liturgjisë solemne prifti së bashku me besimtarët shkojnë te burimi ose lumi më i afër, ku ai bekon ujin dhe hedh kryqin në ujërat e ftohta. Pavarësisht nga temperaturat e ulëta dhe acari, burra dhe djem shpejtojnë të hidhen në ujin, që të nxjerrin kryqin e shenjtë. Ka besim, se në se kryqi do të ngrihet në uji, viti do të jetë i mbarë dhe i bereqetshëm, ndërsa të krishterët do të jenë shëndosh.

Bekimi i ujërave kryhet nëpërmjet zhytjes së kryqit, i cili përbën një shenje të fitores së Zotit tonë Jisu Krisht mbi vdekjen. Kryqi konsiderohet simboli i ortodoksisë dhe i fesë së krishtere, dhe besohet, se me zhytjen e tij në uji, ai shenjtërohet dhe bekohet. Doemos ky mister fetar kryhet në shoqërim të lutjes përkatëse. Të krishterët ortodoksë duhet të respektojnë këtë ritë, jo të kërkojnë efektin laik. Është me rëndësi të dihet, se nëpërmjet zhytjes së kryqit në ujë bekohen të gjitha ujërat kudo në botë.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
По публикацията работи: Darina Grigorova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nderojmë Ditën e Kryeengjëjve - ditën e të gjitha hierarkive engjëllore

Kisha jonë Ortodokse kremton sot Mbledhjen e Shën. Kryeengjëllit Mihail, udhëheqës i ushtrisë qiellore dhe hierarkive engjëllore të patrup, që mundi forcat e errësirës. Është një nga festat më të rëndësishme të krishtera fikse të vjeshtës, e quajtur edhe..

botuar më 24-11-08 10.27.PD

Manastiri i Bakaxhikut ruan relikte të çmuara nga Çlirimi i Bullgarisë

Vullnetarë përfshihen në pastrimin dhe rimëkëmbjen e manastirit “Shën Spas” pranë majës Bakaxhik në rajonin e qytetit Jamboll të Bullgarisë Juglindore. Aksioni u organizua më 2 nëntor nga kryebashkiaku i fshatit të afërt Çargan, Stoimen..

botuar më 24-11-03 6.30.PD
Këshilli i Apostujve të Shenjtë

Hristo Cokev - një nga artistët e parë me arsim akademik para Çlirimit

Në vitin 1847, në familjen e Hristo Ivanov Bankovit - një njeri i urtë nga një familje e vjetër dhe mjeshtër i të ashtuquajturave “eminii” (pantofla), në një nga mëhallët e qytetit të Gabrovos (Bullgaria Qendore) lindi djali i dytë i Hristos...

botuar më 24-11-01 7.20.PD