Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Tregu i punës gjatë vitit 2011 dhe tendencat për vitin e tanishëm

Kriza botërore ekonomike ndryshoi në një shkallë të konsiderueshme profilin e tregut të punës edhe në Bullgari. Internet portalet më të mëdha për kërkimin dhe ofrimin e punës llogaritën gjatë periudhës 2008-2010 një ulje të konsiderueshme të vendeve të reja të punës. Në të njëjtën kohë vihet re një interes i rritur nga ana e atyre të cilët kërkojnë punë dhe thjesht të njerëzve, të cilët duan të ecin me kohën e tendencave aktuale në kërkimin dhe ofrimin në tregun e punës.

Lajmet e mira nga të dhënat e përgjithësuara për vitin 2011 janë se, ajo është viti i parë pas fillimit të krizës, gjatë të cilit kishte një vëllim në numrin e pozitave të ofruara për punë, sqaron Pllamen Vushev, drejtues i portalit për kërkimin e punës jobs.bg. Një shtim më i konsiderueshëm është regjistruar në sektorin e teknologjive informative, administratë, turizëm dhe hotelieri.

Vendet e lira të punës në të gjitha sektorët për terë vitin 2011 janë afro 253 000, shton ai. Viti filloi mjaft mirë, me një vëllim të konsiderueshëm të njoftimeve për vende të reja të punës – gjatë muajve mars, prill, maj vëllimi është me rreth 24% kundrejt vitit 2010. Por akoma numri i atyre të cilët kërkojnë punë është shumë herë më shumë nga vendet e ofruara të punës dhe diçka më tepër – ka problem me shpërndarjen e pabarabartë të kandidatëve për pozitat e ndryshme. Për disa nga vendet e propozuara të punës ka një numër të madh kandidatësh, derisa për të tjerë në praktikë ata të cilët shfaqin interes janë kaq pak, saqë punëdhënësi nuk është në gjendje të zgjedhë një personel me cilësi. Me më shumë kandidatë janë pozitat, të cilat nuk duan dije dhe mjeshtëri shumë të veçanta – për shembull në fushën e shitjeve dhe shërbimeve. Vendet për të cilat ka pak kandidatë janë të lidhura me industritë që zhvillohen shumë shpejt si sektori IT për shembull. Në industrinë e autsorsingut po kështu ka një kërkim të madh të specialistëve. Bëhet fjalë për eksportin e një ofisi të paguar lartë – veprimtari me një pagesë stabile dhe me perspektivë për zhvillim. Në sajë të kësaj tendence po kthehet dhe drejtimi i migracionit. Tani, kompani të mëdha transferohen në vende të tjera dhe njeriu mund të zgjedhë nëse do që të punojë në atdhe për një firmë të caktuar dhe të mos e braktisë vendin për shkak të punës.

Për vitin 2012 mundësi të reja për punë dhe për zhvillim në karrierë do të ketë, mendojnë nga jobs.bg. Tanimë kërkohet një spektër shumë më i gjerë prej specialistëve, jo vetëm për sektorin IT dhe qendrat të cilat zakonisht angazhohen me autsorsing. Kështu për shembull gjithnjë e më shumë të huaj duan specialistë bullgarë për operacione llogaritëse-financiare. Deri më 1 muaj te ne hyn një kompani e madhe amerikane, e cila është me të dalluarve të biznes-revistës “Fortune”, të njohur me klasifikimet e veta vjetore të kompanive më të suksesshme botërore. Pritet gjatë vitit 2012 kjo kompani të marrë në punë midis 200 dhe 300 specialistë në fushën e llogarive dhe të financave, thotë Ani Dimitrova drejtoresh e “Komunikimeve Korporative” në internet platformën për punë. – Gjatë viteve të ardhshme kjo kompani do të risë biznesin e vet deri më 1000 të zënë. Prandaj duhet të shënojmë se, në realitetin e ri, interesi ndaj eksportit të veprimtarive dhe të mobilitetit të firmave do të forcohet më tej, konkurrenca midis vendit tonë dhe shtetet fqinje do të rritet, prandaj duhet të përgatitemi t’u përgjigjemi kërkesave të punëdhënësve. Tendencë gjatë këtij viti ka dhe për kërkimin e specialistëve, të cilët zotërojnë gjuhë të ndryshme, por jo nga ato tradicionalet si anglisht, frëngjisht dhe gjermanisht, por nga ato më ekzotiket për ne.

Më të kërkuarit në tregun e punës te ne edhe gjatë vitit 2012 do të mbeten specialistët IT. Në plan të parë dalin edhe inxhinierët softuerik dhe projektuesit. Një degë tjetër aktuale për një zënie trans-kombëtare është shërbimi i klientëve. Autsorsingu do të zhvillohet dhe në drejtim të veprimtarive administrative si përpunim të dokumenteve e të tjera.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Diana Hristakieva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Qeveria parashikon një pagë minimale prej 1077 leva /550.66 euro/ nga fillimi i vitit 2025

Nga 1 janari 2025, paga minimale për Bullgarinë do të jetë 1077 leva /550.66 euro/në vend të 933 levave aktuale /477.04 euro/, sipas një projekt-dekreti qeveritar të publikuar për diskutim publik. Masa e re është në përputhje me Kodin e Punës dhe..

botuar më 24-08-28 5.38.MD

Sektori i IT-së tërheq mijëra bullgarë, por tregu preferon specialistët më me përvojë dhe të motivuar

Një nga sektorët kryesorë për sa i përket rritjes së pagave dhe interesit nga punëkërkuesit në Bullgari është ai i teknologjive të larta. E ndërsa para pandemisë punësoheshin specialistë të çdo lloji pavarësisht trajnimit dhe kualifikimit të tyre..

botuar më 24-08-22 7.20.PD

Familjet po marrin më shumë kredi të shpejta për të mbuluar shpenzimet e konsumit

Për gjysmën e parë të vitit 2024, paratë për kreditë e shpejta janë mbi 3 miliardë euro (6.017 miliardë leva), sipas Bankës Kombëtare Bullgare (BNB). Për krahasim, në fund të qershorit 2023, kreditë e shpejta të dhëna ishin 2.5 miliardë euro (4.926..

botuar më 24-08-19 9.57.PD