Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria miratoi Paktin fiskal evropian

Foto: EPA/BGNES
Parimi evropian “një për të gjithë – të gjithë për një” dështoi. 25 prej përgjithësisht 27 vendeve të Bashkimit Evropian deklaruan gjatë kohës së takimit të nivelit të lartë në Bruksel gatishmërinë e vet të ratifikojnë Paktin për stabilitet financiar gjatë marsit të këtij viti.

Britania e Madhe dhe Çekia kategorikisht refuzojnë të kryejnë të gjitha klauzolat e dokumentit të ri për disiplinë financiare. Kështu frikësimet e analizatorëve, se po krijohet “Evropë me dy shpejtësi” u ripohuan. Presidenti francez Nikolla Sarkozi përshpejtoi të hedhë poshtë prognozat, duke deklaruar se, kjo nuk do të thotë se ka disa shpejtësi, por shkallë të ndryshme të integrimit evropian dhe secili ka liri të zgjedhë.

Çfarë përbën Pakti për stabilitet financiar?

Qëllimi bazë i këtij dokumenti është stabilizimi i tregut financiar të 17 vendeve të Eurozonës. Përcaktohet tavan i deficitit dhe masa dënuese në rast të moskryerjes. Kështu Evropa përpiqet t’i bindë investuesit se, më tepër nuk do të lejohen gabime, të cilat kanë çuar deri në krizën e borxheve në ShBA. Do të krijohet një fond i përhershëm prej 500 miliard euro për sigurimin e stabilitetit financiar.

Cilat janë kërkesat e Bullgarisë?

Bullgaria dhe vendet e tjera, të cilat akoma nuk kanë pranuar euron, nuk morën statutin zyrtar të kërkuar prej tyre të vëzhguesve në takimet e të 17. Gjatë kohës së takimit të nivelit të lartë në Bruksel, katër shtete kërkuan që vendet, të cilat planifikojnë të pranojnë euron, të marrin të drejtën e pjesëmarrjes në takimet e rregullta të vendeve të Eurozonës. Katërshja e Vishegradit propozoi korrigjim të teksteve në pakt, duke vënë kusht, se vetëm atëherë do të firmosë dokumentin. Bullgaria po kështu insistoi që të marrë pjesë në këto takime. Mbase kompromisi më i madh, i cili kërkohej gjatë gjithë kohës ishte për pjesëmarrje të vendeve jashtë zonës evropiane në takimet e të 17, shprehu pozitën e qeverisë bullgare kryeministri Bojko Borisov. – Pikërisht këtu është dhe dallimi bazë, sepse shtetet, të cilat janë në Eurozonë, mbajnë t’i realizojnë takimet, të cilat i përkasin buxheteve të tyre dhe politikave ekonomike, vetë. Kryeministri saktësoi se, prapë së prapi ka njëfarë përparim në kërkesat, sepse liderët ranë dakord që mbledhjet e vendeve të Eurozonës të realizohen pas Këshillave Evropiane. Kështu, në qoftë se shqyrtohen probleme të rëndësishme financiare dhe ekonomike, të cilat prekin edhe vendet e tjera nga Bashkimi Evropian, Bullgaria do të marrë pjesë në marrjen e vendimeve. Mundëm të arrijmë deri në këtë kompromis të arsyeshme dhe do të marrim pjesë në këto takime atëherë, kur temat janë të lidhura dhe me Bullgarinë, komentoi kryeministri Borisov. Dokumenti përmban dhe apel për përshpejtim të koordinimit të politikave tatimore. Kurse kjo është patate e nxehtë për shumë nga vendet e BE-së. Bullgaria në mënyrë kategorike nuk është dakord me këtë kauzë dhe kjo shumë herë me radhë është përsëritur nga ana e qeverisë bullgare. Sipas kryeministrit Borisov, ky tekst nuk e detyron Bullgarinë të shtojë taksat dhe vendi ynë nuk do të përkrahte një vendim të ngjashëm. Qëllimi i propozimit është këmbim i përvojës dhe luftë me mashtrimet tatimore, komenton z. Borisov kërkesën e Brukselit, sepse në territorin e Bashkimit Evropian ka një tatim të ndryshëm të taksave, që disponon drejt mashtrimeve tatimore. Kurse vendet e BE-së duhet të konsolidohen në luftë me to, saktësoi kryeministri. Ai ishte kategorik se, në qoftë se arrihet deri në barazimin e tatimeve, kemi menjëherë ecuri – më 1 mars nuk e firmosim paktin, sepse Parlamenti bullgar nuk do të japë leje.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Teodor Stojçev

Pas zgjedhjeve: Surpriza dhe një verë e nxehtë për Parlamentin e ri Evropian

Partia Popullore Evropiane rriti vendet e saj në krahasim me votimin për Parlamentin e mëparshëm Evropian në 2019 me gjithsej 186 deputetë. Ndërkohë, socialistët dhe demokratët pësojnë rënie me disa mandate nga zgjedhjet e mëparshme dhe do të kenë 135..

botuar më 24-06-14 12.55.MD
Universiteti i Sofjes

Universiteti i Sofjes ka avancuar me 200 vende në një renditje ndërkombëtare

Në renditjen Impact Rankings 2024 të Times Higher Education (THE), botuar më 12 qershor 2024, Universiteti i Sofjes "Shën Kliment Ohridski" u rendit në vendin 401-600 në mesin e 1963 universiteteve në botë. Alma Mater merr pjesë në renditje për të..

botuar më 24-06-12 2.17.MD

Bullgaria votoi! Po tani çfarë?

Lodhja nga zgjedhjet, pjesëmarrja jashtëzakonisht e ulët e votuesve (pak mbi 30%), të rinjtë në qendrat e votimit dhe një shpresë e brishtë, thuajse e paperceptueshme për stabilitet dhe normalitet politik. Kështu mund t'i përshkruajmë zgjedhjet e kaluara..

botuar më 24-06-11 7.30.PD