Malet Rodope, pjesa bullgare e të cilave shtrihet në shpatat veriore, përbën një masiv të gjelbër dhe të larmishëm, i cili lidhet me emrin e këngëtarit legjendar antik Orfe. Në këtë territor, të përqafuar nga mitet, hasen lloje të rralla kafshësh, bimësh dhe shpendësh. Natyra është e ruajtur mirë. Georgi Gergiev, ekspert me përvojë në inspektorinë e mjedisit dhe ujërave në rajonin e qytetit Smoljan na shpie në shumëllojshmërinë e shpendëve në Rodopet Qendrore.
“Këtu hasen afro 300 lloje shpendësh. Në këtë numër përfshihen të gjithë ata me pupla. Më pak janë shpendët e ujit, sepse në rajon nuk gjenden mjaft liqene dhe pellgje të tjera. Mbase interes më të madh zgjojnë shpendët e egër, po ashtu dhe zogjtë këngëtarë. Hasen grabitqarë të ditës dhe të natës, gjeraqina dhe gjeraqina të shkurtra, si dhe lloje të ndryshme të skifterit. Në rajon bëjnë fole dhe disa çifte të shqiponjës së gurëve. Po ashtu haset shqiponja e madhe e rosave. Ndër grabitqarët e natës shpeshherë mund të shihet huti i maleve, ndërsa bufi – më rrallë.”
© Foto: wikipedia.org
© Foto: wikipedia.org
Pjesa qendrore e maleve Rodope nuk është e lartë. Andej lartësia mbi nivelin e detit është 800 metra. Prandaj pylli i maleve Rodope spikat për nga shumëllojshmëria e drurëve halorë dhe gjetherënës. Në degët e këtyre drurëve bëjnë fole një sërë zogjsh këngëtarë. Nëpërmjet këndimit ata tregojnë dashurinë për njëri-tjetrin gjatë stinës së pranverës. Sa të ëmbël dhe melodik e kanë zërin bilbili dhe çafkëlorja. Disa adhurues të natyrës vijnë në këtë rajon për të shijuar këndimin e shpendëve të rrallë, siç është zvarritësi krahëkuq. Ky është një zog me masa të mesme trupore, i ngjan dallëndyshes dhe bën fole në vendet e larta malore. Gjatë dimrit bie poshtë drejt vendeve më të ulëta dhe lehtësisht vëzhgohet. Në sy bien krahët e tij me ngjyrë të kuqe, të cilat dallohen në sfondin e dëborës mbi shkëmbinjtë. Turistët fotografë mund të nxjerrin pamje të mrekullueshme. Interesante te zvarritësi krahëkuq është që gjatë verës barku dhe qafa e zogut i kanë ngjyrën e zezë, kurse gjatë dimrit ata marrin ngjyrën e bardhë, na rrëfen z. Gergiev. E veçantja e këtij zogu është që ai vazhdimisht mbështetet në shkëmbinj.
Një shpend tjetër interesant është gjeli i egër. Megjithëqë në rajonin tonë shumica e shpendëve janë të mbrojtur, gjuetia e gjelit të egër lejohet, por jo të të gjithave. Gjatë periudhës së shumëzimit ky shpend lëshon tinguj shumë të çuditshëm, të cilët ngjan me goditjen e fortë të drurit me një dru tjetër. Atëherë gjeli i egër nuk dëgjon gjë, bëhet i shurdhër. Në gjuhën bullgare gjeli i egër përkthehet “gluhar” që do të thotë “shurdh”. Kur dilet për gjah, me shumë rëndësi është që të kapet momenti i caktuar, kur gjelet e egra këndojnë dhe asgjë nuk dëgjojnë. Patjetër që ka adhurues të natyrës që vijnë në vend vetëm për ta shijuar këngën e gjelit të egër sapo të dashuruar, vazhdon rrëfimin e tij, z. Georgiev.
© Foto: wikipedia.org
Pothuajse dy të tretat e bullgarëve besojnë në teoritë e konspiracionit, tha për BNR Todor Galev nga Qendra për Studimin e Demokracisë në bazë të një sondazhi ekspres të opinionit publik, i cili do të prezantohet sot. Shumica e njerëzve..
Kanë mbetur edhe pak ditë deri në zgjedhjet për deputetë në Parlamentin e 10-të Europian, si dhe për përfaqësues në Asamblenë e 50-të Kombëtare në vendin tonë. Fundi i fushatave zgjedhore është gjithashtu afër - koha kur kandidatët për pushtet..
Universiteti i Sofjes “Shën Kliment Ohridski" (SU) është në vendet 741-750 në renditjen e universiteteve më prestigjioze në botë QS World University Rankingspër vitin 2024. SU është përfshirë në renditje që nga viti 2014. Renditja e këtij viti përfshin..
Mitropoliti i Vidinit Daniill është patriku i ri bullgar. Ai u zgjodh me 69 vota kundër 66 për Mitropolitin e Vracës Grigorij. Kishte edhe tre fletë..
Më 30 qershor është mbledhur Këshilli Zgjedhor Patriarkal i Kishës, ku duhet të zgjidhet përfaqësuesi i Kishës Ortodokse Bullgare dhe Mitropoliti i..
Ekzaminimet multidisiplinare falas të kryera nga ekipet mjekësore bullgare dhe shqiptare në Kukës tërhoqën mbi 300 persona në dy ditët e fundit të..