Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Studentë i ndihmojnë fëmijët pa prindër

Projekti “Aventura e jetës” mbështet integrimin social të fëmijëve nga Qendra sociale në qytetin Roman.
Foto: BGNES
Qyteti Roman që gjendet në Bullgarinë Veriperëndimore është një vend i thjeshtë, ku papunësia është e lartë, ndërsa lindshmëria – e ulët. Pjesa dërmuese e të rinjve largohen nga qyteti, duke kërkuar mundësi më të mira pune. Mirëpo, nuk mungojnë aktivistë të rinj. Disa studentë të bashkuar në një organizatë joqeveritare fituan financim evropian në vlerë 4 900 euro. Aktualisht këto të rinj punojnë mbi projektin “Aventura e jetës” drejtuar fëmijëve nga Qendra sociale në qytetin Roman. Muaj të tërë aktivistët kujdesin për këto fëmijë, të cilët janë të moshës nga 4 deri në 18 vjeç. Disa janë mbetur pa prindër, të tjerë janë braktisur nga prindërit dhe të gjithë kanë nevojë për ndihmë.

Për qëllim kemi t’i ndihmojmë fëmijët gjatë formimit të personalitetit të tyre, t’i orientojmë në zgjedhjen e tyre të punës, t’ua ndezim shpresën që do të munden të përshtaten me jetën jashtë qendrës sociale – thotë Magdalina Kojçeva, e cila është në krye të projektit. – Kryesisht u përqendruam mbi punën praktike që fëmijët të përvetësojnë aftësi dhe të marrin njohuri lidhur me profesione të caktuara. I mblodhëm në klube të ndryshme, ku çdo fëmijë vinte sipas interesit të vet. Kështu arritëm të dallojmë te secili talentin që ka. Organizuam kurse të gjuhëve të huaja dhe të njohurive kompjuterike. Kishim thirrur profesionalistë, të cilët ua jepnin fëmijëve mësime sipas një programi të përzgjedhur. P.sh., në klubin e gatimit ata mësuan se si vetë të përgatisin ushqimin, mësuam disa receta për sallata, supa, gjellë dhe ëmbëlsira.

Shumë i preferuar për vajzat është klubi i perukerisë dhe manikyrit. Të rejat nga qendra sociale vizitojnë sallone moderne perukerie, njihem me profesionalistët dhe provojnë të punojnë në këto sallone bukurie. Shumë i vizituar gjithashtu është edhe klubi i arteve, ku fëmijët zhvillojnë aftësitë e tyre artistike – pikturojnë, modelojnë lule etj. Në klubin e orientimit profesional ata të rinj që së shpejti do të largohen nga qendra mësojnë se si të kandidojnë për punë, ku të kërkojnë të drejtat e tyre dhe ku mund të gjejnë ndihmë sociale. Studentët aktivistë ua bëjnë intervista, teste psikologjike për të caktuar profesionet që ua përshtaten dhe oraret, brenda të cilave do të punonin.

Sidoqoftë, fëmijët kanë nevojë për argëtime dhe ne e morën këtë në konsideratë – thotë Martin Rajçinov, njëri nga studentët nga organizata joqeveritare. – Organizuam disa gara sportive, shikuam dhe biseduam filma, përpoqëm të zhvillojmë mendimin e tyre në mënyrë krijuese dhe zbavitëse. Shumë prej fëmijëve të moshës mbi 14 vjeç nuk e dinë se çfarë do të bëjnë në të ardhmen, se çfarë rrugë të ndjekin. Disa kanë dëshirë të regjistrohen në fakultet. Prandaj ata frekuentojnë orë suplementare mësimi që të kenë shans më të madh për ta vazhduar arsimin, pasi të largohen nga qendra sociale. Aftësitë sociale gjithashtu janë me rëndësi. Kemi folur për këtë se si menaxhohet parat, si bëhet buxheti mujor dhe si shpërndahen mjetet e jetesës. Këto fëmijë nuk janë në dijeni për çështje të tilla dhe sapo pritet që të hasen me to. Këtu e më tutje ka shumë punë, por e shtruam bazën dhe besoj se projekte të tilla do të realizohen edhe në qendra të tjera sociale për fëmijë. Rruga e përshtatjes së këtyre fëmijëve me mënyrën e jetesës jashtë qendrës është e gjatë dhe e vështirë. Megjithëqë puna mbi projektin është duke përfunduar, ne do të vazhdojmë të mbajmë lidhje me fëmijët edhe në të ardhmen.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Diana Hristakieva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Çfarë parashikon buxheti i BE-së për vitin 2025

Lidhur me miratimin të mërkurën e kaluar të përbërjes së re të Komisionit Evropian, i cili zyrtarisht mori detyrën para disa ditësh, iu kushtua më pak vëmendje një ngjarjeje tjetër të rëndësishme të së njëjtës ditë - miratimit të buxhetit të Bashkimit..

botuar më 24-12-04 2.50.MD

Nxënës bullgarë janë të parët në një konkurs evropian të së drejtës ndërkombëtare

Ekipi i shkollës së mesme të dytë angleze në Sofje “Thomas Xhefersën” fitoi Konkursin e Gjashtë Evropian të Drejtësisë për nxënës, i cili u mbajt në Rumani, njoftoi Ministria e Arsimit. Në konkurs, nxënësit bëjnë një simulim të procesit gjyqësor mbi..

botuar më 24-12-03 12.41.MD

Dita e Antarktidës shënohet në Universitetin e Sofjes “Shën Kliment Ohridski”

Qendra Kombëtare për Kërkime Polare dhe Instituti Bullgar i Antarktidës organizojnë një takim ndërkombëtar me rastin e Ditës së Antarktidës. Më 3 dhjetor shënohen 65 vjet nga nënshkrimi i Traktatit të Antarktidës. Veprimtaria, që do të mbahet në..

botuar më 24-12-03 6.30.PD