Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Allbena Danaillova – bullgarja në krye të orkestrës së Operës shtetërore të Vjenës

Foto: arkiv
Violinistja e re Allbena Danaillova ka lindur në Sofje, është rritur në një familje prej muzikantësh profesionalë. Prindërit e saj janë pianistja Violeta Popova dhe pedagogu i violinës Bojan Danaillov. Ajo ka mbaruar së pari Shkollën muzikore në Sofje “Ljubomir Pipkov”, kurse pas kësaj Akademinë muzikore kombëtare “Panço Vlladigerov”. Pastaj Allbena Danaillova vazhdon të arsimohet në Gjermani, në shkollën e lartë muzikore në Rostok. Violinistja është laureate e një sërë konkursesh në Bullgari dhe jashtë. Ka përvojë të pasur si udhëheqëse e orkestrave të Operës shtetërore të Bavarisë në Munih dhe e Filarmonisë së Londrës. Allbena Danaillova tërhoqi vëmendjen para disa vitesh, kur pas një konkursi fitoi vendin prestigjioz të koncertmaesterit të parë në Operën shtetërore të Vjenës. Kështu ajo u bë gruaja e parë, e cila ka zënë këtë post në orkestrën me famë botërore. Ajo është muzikantja e re me radhë bullgare, e cila me talentin dhe profesionalizmin e saj zë një post udhëheqës në Evropë. Angazhimet e saj profesionale e takuan me muzikantë dhe dirigjentë si Seiji Ozawa, Daniel Barenboim, Lorin Maazal...

Allbena Danaillova ka një lidhje të fortë me publikun bullgar. Çdo vit kemi kënaqësinë të jemi të pranishëm në koncerte të saj si soliste ose si interpretues në orkestër dhome. Në fillim të vitit 2012 ajo përsëri ishte soliste më Filarmoninë e Sofjes. Bashkë me kolegun e saj nga Gjermania, violonçelisti Aleksandër Hjulshof, ata ekzekutuan koncertin e dyfishtë të Brams. Në pult ishte bashkënxënësi dhe koleg i saj – violinisti Martin Panteleev, kryedirigjent i grupit. Pas koncertit Cvetelina Naçeva u takua me Allbena Danaillovën dhe bisedoi për përgjegjësitë e saj si muzikante dhe si koncertemaester në Operën e Vjenës.

Gëzohem se tashmë katër vjet jam në këtë orkestër – tregoi vetë muzikantja. – Puna ime po ecën me ritme normale. Bashkë me kolegët e tjerë kemi një program shumë intensiv dhe shihemi pothuaj çdo ditë. Të jem koncertmaester kjo është pjesë e jetës sime të përditshme. Përpiqem të kem periudha të lira, në të cilat të jem soliste dhe muzikante në orkestra dhome. Sa për orkestrën – është mirë që muzikanti të arrijë ta ndijë atmosferën e saj. Çdo një muzikant e ka stilin e vet, kurse të gjithë muzikantët formojnë stilin e tërë grupit muzikor.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Cvetelina Naçeva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kirill Vëllçev

BTA prezanton një font unik me rastin e përvjetorit të saj

Më 16 shkurt 2025 bëhen 127 vjet nga botimi i buletinit të parë të Agjencisë Telegrafike Bullgare (BTA), të nënshkruar nga drejtori i parë i saj Oskar Iskander. Agjencia u krijua në vitin 1898 me një dekret të Princit Ferdinand I, i modeluar sipas Agjencisë..

botuar më 25-02-16 7.55.PD

Gëzuar 89 vjet, Radio Bullgaria!

Më 16 shkurt Radio Bullgaria feston 89 vjetorin e saj. Gjatë gjithë këtyre viteve, media jonë shumëgjuhëshe ka qenë jo vetëm një kanal informacioni, por ka krijuar një lidhje të paçmuar me audiencën tonë në mbarë botën. Sot Radio Bullgaria ofron përmbajtje..

botuar më 25-02-16 6.45.PD
Foto: Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve

Një lajm i mirë – pelikani i parë i sezonit u çel pranë Tutrakanit

Pak ditë më parë, zogu i parë i pelikanit dalmat (Pelecanus crispus) i këtij sezoni u çel në zonën e mbrojtur Kalimok - Brëshlen pranë qytetit të Danubit, Tutrakan , njoftoi Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve "BirdLife Bulgaria". Prindërit e tij..

botuar më 25-02-15 7.25.PD