Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Lloji i ri domatesh bullgare me veti të fuqishme antiokside

Foto: Архив
Domatja është mes ushqimeve të dashura dhe të preferuara të bullgarit. Mbase nuk ka rast që ajo të mos të jetë e pranishme në tryezën tonë nën një ose tjetër formë: si një pjesë përbërëse të sallatës, të përpunuar në salcën tradicionale bullgare – lutenica ose të shtuar nën formën e puresë, që të mund të bëjë më të shijshme gjellën kryesore. Gjatë këtij viti ajo kryesojë edhe një klasifikim të shkencëtarëve amerikanë për ushqimet më të dobishme. Dietologët i caktojnë një nga vendet e para për shkak të përmbajtjes të një sasie të madhe antiosidantesh.

Shkencëtarë bullgarë nga Instituti i kulturave perimore “Marica” në Plovdiv krijuan një lloj unikal domatesh, të cilët përmbajnë dy herë më shumë vitaminë C dhe antioksidantë nga standardet. Përveç kësaj, ky lloj mund të konkurrojë karotën për nga përmbajtja e karotinës. Lloji quhet „ Pllovdivska karotina”. Domatet janë mesatarisht të mëdha, rreth 70-80 gramë, të rrumbullakëta, bojë portokalli nga jashtë dhe me një pjesë të brendshme me shumë tul të kuqe në portokalli. Akoma për veçoritë karakteristike të saj dhe për cilësitë e shijes sqaron krye-asistentja dr. Daniella Ganeva, seleksionuese e domateve në institut: „Varieteti dallohet me një përmbajtje të lartë të 3 komponentëve me një efekt antioksidant – vitaminë C, likopen dhe beta-karotinë, për shkak të së cilës është shumë i përshtatshëm për një ushqim shëndetësor. „Karotina e Plovdivit” është me një shije të ëmbël. Kjo e bën këtë lloj shumë të përshtatshëm për një konsum të freskët. Përveç kësaj, përmbajtje e lartë e lëndës së thatë, sheqeri natyral, thartësira organike dhe lëndët me një veprimtari antioksidante e përcaktojnë dhe si një lëndë me cilësi të lartë për prodhimin e lëngut të domates dhe të koncentrateve.”

Shkencëtarët bullgarë e mbyllin ciklin, ku nga lloji i seleksionuar i domateve prodhojnë një lëng domatesh me vlerë shumë të mëdha, i pasur në mënyrë të natyrshme me antioksidantë dhe me shije të shkëlqyera. Kjo bëhet e mundur në sajë të një pjese nga mjetet mbi një projekt të madh evropian “EU-Ballkan Vegetables” të drejtuar ndaj përmirësimit të infrastrukturës së institutit dhe rritjen e kapacitetit të specialistëve të tij, si dhe drejt transferit të inovacioneve në praktikë.

“Një pjesë e vogël nga paratë janë të ndara pikërisht për këtë inovacion, sepse është shumë e vështirë në kushtet tona një zbulim bullgar të çajë rrugë – thotë docentja Dimitrina Kostova, udhëheqëse e programeve ndërkombëtare në institutin „Marica”. – Në sajë të këtij financimi mundëm të tregojmë se si nga një lloji tonë domatesh mund të arrihet deri në një produkt me shumë cilësi dhe vlera të shumta. Aktualisht ushqimet funksionuese (ushqime me një efekt favorizues mbi një ose më shumë funksione të organizmit) janë shumë të vlefshme. Vet prodhimi i lëngut qe kryer në mënyrë perfekte nga një përpunues i vogël. Janë kryer në mënyrë strikte të gjitha kushtet për krijimin e një lëngu me cilësi, pa përmbajtjen e asnjë lloj konservanteve, pa hollim dhe shtim të koncentrateve. Aktualisht te ne koncentratet importohen – pure domatesh prodhuar jashtë shtetit futen në ushqimet tona tradicionale si për shembull te lutenica. Vështirë mundim të gjejmë një pure domatesh cilësore për shkak të dyshimeve për shtimin ndaj saj të nishestesë e kështu me radhë. Derisa ne vendosëm të bëjmë lëng, i cili t’i përgjigjet krejtësisht treguesve të vet. Janë bërë analiza në laboratorët e certifikuar, të cilat tregojnë cilësinë e tij.”

Një gotë nga lëngu i domates grumbullon gjysmën e dozës ditore për njeriun prej vitaminave A dhe C, pohojnë shkencëtarët. Teknologjia e përpunimit siguron ruajtjen maksimale të vlerës biologjike dhe ushqimore të lëndës. Gjatë përpunimit termik të domateve, sasitë e beta-karotinës dhe të likopenës jo vetëm që ruhen, por dhe shtohet dhe aktiviteti i tyre biologjik, thekson doktoresha Daniella Ganeva. Karotina dhe glikopeni janë të treguar si disa nga antioksodantët më të fuqishëm dhe si një ilaç të shkëlqyer natyror. Ata kapin radikalet e lira, të cilat i ndan organizmi gjatë këmbimit të lëndëve si të panevojshme dhe helmuese, të cilët shkaktojnë shumë sëmundje, një lodhje pa shkak, pagjumësi dhe shqetësim. Mes vetive të lëngut të ri të domateve janë, se ai stimulon veprimtarinë e traktit të zorrëve dhe të stomakut, ul rrezikun prej formimeve të kancerit. Ai i tret po kështu yndyrat prej kafshëve dhe në këtë mënyrë i ruan arterit nga ngurtësimi. Lëngu ndihmon akoma dhe për forcimin e kockave dhe evitimin e rrezikut nga osteoporoza. Dëshira e shkencëtarëve bullgarë është të ndryshojnë mënyrën e të ngrënit të bullgarit dhe më në veçanti të fëmijëve, të cilët janë mësuar të pinë lëngje frutash me shumë sheqer, plotë me konservonte. Ja përse ata duan ta imponojnë lëngun e domates si një ushqim të dobishëm në kopshtet e fëmijëve, në shkolla dhe spitale.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Fotografitë janë ofruar nga Instituti i kulturave perimore “Marica”
По публикацията работи: Rumjana Cvetkova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

E Shtuna e Madhe është dita më e bekuar

Kisha Ortodokse e lavdëron të Shtunën e Madhe si ditën e shtatë më të bekuar, në të cilën Fjala e Zotit shtrihet në varr si njënjeri i vdekur, por në të njëjtën kohë e shpëton botën. I shtrirë në varr, shpirti i Jezu Krishtit është në ferr..

botuar më 24-05-04 9.28.PD

Holanda mbetet destinacioni kryesor për arsimimin e bullgarëve jashtë vendit

Numri i kandidatë studentëve bullgarë që dëshirojnë të studiojnë arsimin e lartë jashtë vendit u rrit me 60% krahasuar me vitin 2023, tregojnë të dhënat nga ekspozita "Edukimi botëror", njofton BNR Stara Zagora. Holanda vazhdon të jetë në pozitën..

botuar më 24-05-03 4.35.MD

Është e Premtja e Madhe - një ditë përulësie dhe heshtjeje

Dita e Kryqëzimit të Krishtit është më e trishtuar për komunitetin e krishterë, e vetmja në të cilën nuk shërbehet Liturgjia e Shenjtë. Nuk ka as Kungim të Shenjtë, sepse Vetë Zoti e sakrifikoi veten nëpërmjet vdekjes së Birit të Tij në kryq ...

botuar më 24-05-03 5.45.PD