Maska e njohur e Gaj Foksit, që është bërë simbol i hakerëve nga “Anonimët”, pas kësaj të “Pushto Wall street”, kurse më pas dhe të kundërshtarëve të ACTA-s është në rrugë të rrëzohet nga fytyrat e monumenteve, gazetarëve dhe protestuesve në Bullgari. Shkaku është se, qeveria bullgare miratoi vendim për ndalimin e procedurave mbi aderimin ndaj Marrëveshjes së Tregtisë Kundër Falsifikimit – ACTA. Kështu në praktikë Bullgaria ngriu çdo lloj veprimesh mbi hyrjen e dokumentit në fuqi, përfshi dhe mbi ratifikimin e tij, derisa vendet nga Bashkimi Evropian nuk dalin me një pozitë të përbashkët.
Do të rikujtojmë se qëllimi i Marrëveshjes së Tregtisë Kundër Falsifikimit është të saktësojë norma unike për mbrojtjen e të drejtave të autorit dhe lufta me kontrabandën dhe shpërndarjen e mallrave të falsifikuara në hapësirën digjitale. Vala e protestës në një sërë vendesh në Evropë dhe nëpër botë ngrihet, sepse tekstet në marrëveshje “shpëlahen” diku midis falsifikimit të mallrave dhe këmbimit të dosjeve në rrjetin global. Rezistenca shoqërore e ACTA-s u shkaktua nga frikësimet, se kështu do të zgjerohen veprimet, të konsideruara për pirateri dhe të ndjekura nga ligji. Marrëveshja u firmos më 26 janar 2012 në Japoni.
Për lidhjen dhe për hyrjen në fuqi të marrëveshjes është i domosdoshëm miratim nga Parlamenti Evropian dhe ratifikimi i saj nga të gjitha vendet anëtare. Në Parlamentin Evropian do të zhvillohen diskutime për Marrëveshjen ACTA nga deputetët evropianë dhe në qoftë se nuk arrihet pajtim, procedura do të ndërpritet.
Pavarësisht se ACTA akoma nuk është fakt, në shumë vende anëtare të Bashkimit Evropian, përfshi dhe Bullgaria, është në dukje një përkujdes mes shoqërisë civile sa i përket aplikimit të dokumentit dhe mbrojtjes së të drejtave të qytetarëve dhe të lirive dhe më posaçërisht këto të përdoruesve të internetit – tha ministri i ekonomisë, energjetikës dhe turizmit, z. Trajço Trajkov gjatë pranimit të vendimit qeveritar për ndalimin e çdo lloj veprimesh mbi dokumentin e diskutueshëm. – ACTA nuk imponon ndryshim në legjislacionin tonë, por protestat kundër marrëveshjes në shumë vende evropiane dhe te ne tregojnë mungesë të përkrahjes në shoqëri. Gjermania, Holanda, Qiproja, Estonia dhe Sllovakia akoma nuk kanë nënshkruar marrëveshjen, ku Gjermania mbase do të presë shqyrtimin në Parlamentin Evropian. Qeveritë e vendeve të tjera si Polonia dhe Çekia u shpallën për ngrirjen e procedurave për ratifikim deri në vlerësim të ndikimit të ACTA-s.
Kryeministri Bojko Borisov saktësoi: Ne kemi argumente serioze, sepse legjislacioni bullgar është shumë i rreptë, në mënyrë shumë të përpiktë zgjidh të gjitha problemet për falsifikimin, të cilat në fakt Marrëveshja e ACTA-s i ka për qëllim. Legjislacioni ynë është i harmonizuar dhe mjaft efektiv, kështu që nuk duhet të firmoset një dokument i ngjashëm.
Përfaqësues të protestuesve mbetën të kënaqur nga vendimi i kabinetit. Sipas kryetarit të Këshillit drejtues të Bashkimit për komunikime elektronike, z. Neven Dillov ky ishte një vendim i denjë i qeverisë bullgare. I gjithë diskutimi faktikisht ishte i shkaktuar nga Asociacioni i përdoruesve të telekomunikacioneve dhe të internet shërbimeve, që shkaktojë shqyrtime në Parlament dhe u takua me kryeministrin. Nuk mund të jemi të kënaqur nga vendimi – komentoi kryetari i asociacionit Janaki Gançev. – E shikojmë se, qeveria i ka marrë parasysh rekomandimet tona, në qoftë se marrëveshja ndërkombëtare ratifikohet, kjo duhet të bëhet pasi Parlamenti Evropian të shpallet. Si organizata, të cilat merren me internetin, mund të shprehim bindjen se ajo nuk do të pranohet nga deputetët evropianë. E ripohon edhe fjalimi i fundit i komisioneres evropiane për mbrojtje të të drejtave të njeriut, zonja Vivian Reding, se do të kërkohet sanksion nga Gjykata Evropiane, derisa ACTA korrespondon me të drejtën evropiane”.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Më 16 shkurt 2025 bëhen 127 vjet nga botimi i buletinit të parë të Agjencisë Telegrafike Bullgare (BTA), të nënshkruar nga drejtori i parë i saj Oskar Iskander. Agjencia u krijua në vitin 1898 me një dekret të Princit Ferdinand I, i modeluar sipas Agjencisë..
Më 16 shkurt Radio Bullgaria feston 89 vjetorin e saj. Gjatë gjithë këtyre viteve, media jonë shumëgjuhëshe ka qenë jo vetëm një kanal informacioni, por ka krijuar një lidhje të paçmuar me audiencën tonë në mbarë botën. Sot Radio Bullgaria ofron përmbajtje..
Pak ditë më parë, zogu i parë i pelikanit dalmat (Pelecanus crispus) i këtij sezoni u çel në zonën e mbrojtur Kalimok - Brëshlen pranë qytetit të Danubit, Tutrakan , njoftoi Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve "BirdLife Bulgaria". Prindërit e tij..