Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fshati Ognjanovo – kultivimi i duhanit apo turizmi?

Foto: bg.wikipedia.org

Tradicionalisht banorët e zonës jugperëndimore të Bullgarisë merren me kultivimin e duhanit. Mirëpo, interesi që u shfaq kohën e fundit për natyrën e bukur të fshatrave andej dhe arkitekturën e ruajtur të shtëpive, i futi në mendime – cili është biznesi fitimprurës, kultivimi i duhanit apo turizmi. Kështu shumë pronarë i lanë veglat bujqësore dhe u morën me menaxhimin e hoteleve. Prej disa vitesh në fshatin Ognjanovo, ku ka ujëra termo-minerale me efekte shëruese, u ndërtuan shumë hotele të vogla.

© Foto: Veneta Nikollova

Hotelet familjare është një biznes i suksesshëm

Sot ish-fermeri Vencislav Sharkov është pronar i një shtëpie familjare, e cila gëzon me shumë turistë. Arsyeja që të merret me biznesin e ri ka të bëjë me pagimin e parregullt të subvencioneve dhe çmimin e ulët të blerjes së duhanit. “Deri në vitin 2006 kultivoja 5-6 dynymë duhani. Në një vit prodhonin nga një ton. Fatkeqësisht me këtë punë nuk mund të mbash familjen” – rrëfen z. Sharkov. Bashkë me të shoqen bënë hapin e rrezikshëm që të marrin kredi nga banka, pa pasur bazë të sigurt dhe e ndërtuan hotelin. Sot biznesi i tyre shkon mirë. “Megjithëse kriza preku edhe degën, ku punojmë ne, arritëm të shlyenim këstet ndaj bankës” – pohon ndërmarrësi. Natyra e ruajtur e maleve Rodope dhe ujërat minerale në fshatin Ognjanovo e favorizojnë suksesin e biznesit, i bindur është z. Sharkov.

© Foto: bg.wikipedia.org

Të gjitha hotelet disponojnë me pishina me ujë mineral.

“Fshati vizitohet gjatë tërë vitet. Ujërat termo-minerale në Ognjanovo janë me efekte shëruese dhe mjekojnë shumë lloje sëmundjesh, thotë Vencislav Sharkov. – Uji, kur të ftohet, bëhet e pijshëm dhe ndikon mirë në traktin gastrointestinal. E gjitha kjo shoqëruar me ajrin e pastër në malet Rodope, bën pushimet tuaja të dobishme për shëndetin.”

© Foto: Veneta Nikollova

Turistët mbeten të kënaqur sidomos nga ujërat minerale të banjave.

Para 10 vjetësh 85 për qind e banorëve të fshatit e kanë siguruar bukën e përditshme, duke kultivuar duhan, ndërsa vetëm 4 për qind janë marrë me turizëm. Sot rreth 40 për qind e banorëve në Ognjanovo dhe përreth fshatit punojnë në këtë degë. Vendasit pohojnë se mikpritja e turistëve është një punë shumë më e këndshme se ajo e kultivimit të duhanit. Po ashtu është një punë fitimprurëse. Vencislav Sharkov tregon se turistët mbeten të kënaqur sidomos nga ujërat minerale të banjave. Në vend vijnë shumë turistë bullgare dhe të huaj. Fshati Ognjanovo është shumë i preferuar për grekët e qytetit verior Drama.

© Foto: Veneta Nikollova

Pamje nga malet Rodope

“Edhe duke qenë Greqia në krizë, çmimet në Bullgari janë shumë të favorshme për grekët. Prandaj vijnë shpesh në vend, tregon pronari i shtëpisë familjare, Vencislav Sharkov. – Ndonjëherë grekët vizitojnë vetëm tavernën për të ngrënë drekë dhe kthehen pas. Në hotel kemi një pishinë me ujëra minerale, ku do të montojmë pajise të tjera për çlodhje të trupit. Për sa u përket ushqimeve, i përgatisim vetëm. Turistëve u pëlqejnë kuzhina karakteristike për rajonin e maleve Rodope. Në këtë lidhje bashkëfshatarët e mi duan të kultivojnë produkte vendore, të cilat të kërkohen nga hotelet përreth. Që të niset punën me produktet ekologjike, ndërmarrësit shpresojnë në subvencione nga shteti.”

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Veneta Nikollova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Festivali i qershisë fillon në Kjustendill

Me përgatitjen e 1500 akulloreve me shurup qershie mbrëmjen e sotme në sheshin “Velbëzhd” në Kjustendill , nis Festivali i Qershisë . Programi do të zgjasë tre ditë, njoftoi korrespondenti i BNR në qytet Kirill Falin. Posaqërisht për..

botuar më 24-06-28 6.06.MD

Për tre ditë Sofja do të jetë kryeqyteti i verërave në Ballkan

Nga data 27 deri më 29 qershor, Sofja do të jetë kryeqyteti ballkanik i verërave. Edicioni i 13-të i Festivalit Ballkanik të Verës do të mirëpresë mysafirët në qytezën speciale të verërave përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK). Vizitorët do..

botuar më 24-06-26 4.54.MD

Mbi gryka, fusha dhe lumenj - ku janë platformat më të bukura panoramike në Bullgari?

A mund ta njihni Bullgarinë nga pamja e shpendëve, pa ndihmën e një droni apo avioni? Përgjigja është po, për këtë janë platformat panoramike. Ato janë ndërtuar lart në qiell dhe zbulojnë pamje mahnitëse të grykave, majave të mbuluara me..

botuar më 24-06-23 8.15.PD