Tradicionalisht banorët e zonës jugperëndimore të Bullgarisë merren me kultivimin e duhanit. Mirëpo, interesi që u shfaq kohën e fundit për natyrën e bukur të fshatrave andej dhe arkitekturën e ruajtur të shtëpive, i futi në mendime – cili është biznesi fitimprurës, kultivimi i duhanit apo turizmi. Kështu shumë pronarë i lanë veglat bujqësore dhe u morën me menaxhimin e hoteleve. Prej disa vitesh në fshatin Ognjanovo, ku ka ujëra termo-minerale me efekte shëruese, u ndërtuan shumë hotele të vogla.
© Foto: Veneta Nikollova
Sot ish-fermeri Vencislav Sharkov është pronar i një shtëpie familjare, e cila gëzon me shumë turistë. Arsyeja që të merret me biznesin e ri ka të bëjë me pagimin e parregullt të subvencioneve dhe çmimin e ulët të blerjes së duhanit. “Deri në vitin 2006 kultivoja 5-6 dynymë duhani. Në një vit prodhonin nga një ton. Fatkeqësisht me këtë punë nuk mund të mbash familjen” – rrëfen z. Sharkov. Bashkë me të shoqen bënë hapin e rrezikshëm që të marrin kredi nga banka, pa pasur bazë të sigurt dhe e ndërtuan hotelin. Sot biznesi i tyre shkon mirë. “Megjithëse kriza preku edhe degën, ku punojmë ne, arritëm të shlyenim këstet ndaj bankës” – pohon ndërmarrësi. Natyra e ruajtur e maleve Rodope dhe ujërat minerale në fshatin Ognjanovo e favorizojnë suksesin e biznesit, i bindur është z. Sharkov.
© Foto: bg.wikipedia.org
“Fshati vizitohet gjatë tërë vitet. Ujërat termo-minerale në Ognjanovo janë me efekte shëruese dhe mjekojnë shumë lloje sëmundjesh, thotë Vencislav Sharkov. – Uji, kur të ftohet, bëhet e pijshëm dhe ndikon mirë në traktin gastrointestinal. E gjitha kjo shoqëruar me ajrin e pastër në malet Rodope, bën pushimet tuaja të dobishme për shëndetin.”
© Foto: Veneta Nikollova
Para 10 vjetësh 85 për qind e banorëve të fshatit e kanë siguruar bukën e përditshme, duke kultivuar duhan, ndërsa vetëm 4 për qind janë marrë me turizëm. Sot rreth 40 për qind e banorëve në Ognjanovo dhe përreth fshatit punojnë në këtë degë. Vendasit pohojnë se mikpritja e turistëve është një punë shumë më e këndshme se ajo e kultivimit të duhanit. Po ashtu është një punë fitimprurëse. Vencislav Sharkov tregon se turistët mbeten të kënaqur sidomos nga ujërat minerale të banjave. Në vend vijnë shumë turistë bullgare dhe të huaj. Fshati Ognjanovo është shumë i preferuar për grekët e qytetit verior Drama.
© Foto: Veneta Nikollova
Lumi Jantra buron në malin Stara Pllanina në një lartësi nga 1220 m mbi nivelin e detit dhe rrjedh në veri, duke gjarpëruar nëpër lugina dhe gryka piktoreske. Rrjedha e lumit kalon përmes qyteteve Gabrovo dhe Veliko Tërnovo. Pak para se të derdhet në..
Këtë vit, udhëtimi tradicional i Krishtlindjeve me trenin e Rodopeve me binarë të ngushtë do të zhvillohet më 22 dhjetor, tha për BNR-Bllagoevgrad, Kristijan Vaklinov , themelues dhe kryetar i shoqatës "Treni i Rodopeve me binarë të ngushtë". Gjatë..
Liderët e turizmit nga Bullgaria, Greqia, Kosova dhe Maqedonia e Veriut u nderuan nga edicioni i 10-të i forumit ndërkombëtar Balkan Awards of Tourism Industry 2024. Ceremonia u zhvillua në Sofje më 5 dhjetor. Kalaja Kaleto në komunën e Bellogradçikut..