Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ju prezantojmë klarinetistin e madh bullgar me famë botërore Ivo Papazov-Ibrjama

Foto: arkiv
Klarinetisti Ivo Papazov është një yll i padyshimtë ndër virtuozët e muzikës folklorike bullgare të Trakisë.

Ibrjam Hapazov, i njohur në botë si Ivo Papazov – Ibrjama, ka lindur më 16 shkurt 1952 në një familje muzikantësh me origjinë rome dhe turke. Ai filloi t’i bjerë klarinetës që si fëmijë. Për shkak të talentit të tij të madh e dërguan në një shkollë muzikore. Disa vite më vonë ai thotë se shkolla e tij e vërtetë janë dasmat e shumta, ku ka interpretuar muzikë të ndryshme bashkë me të atin, një prej klarinetistëve të parë në Traki. Në moshën 22 vjeç Ibrjama krijoi orkestrën e tij të parë, ku interpretonte muzikë popullore, të pasuruar me improvizime. Për një kohë të shkurtër ai u dëgjua si mjeshtër i madh i klarinetës – e quajnë gjithashtu “mbretin e muzikës dasmore” . Në fund të viteve 80 muzikanti u takua me producentin amerikan Xho Bojd, i cili i hapi dyert e skenës botërore. Irbrjama filloi të interpretojë muzikë bashkë me orkestrën “Trakia” dhe pushtoi publikun që nga Evropa deri në Azi dhe nga Australia deri në Amerikë. Kudo mediat shkruanin për të fjalë shumë të bukura. E quajtën “Beni Gudmanin në Bullgari”, “gjeniun e mbinatyrshëm të klarinetës”, “klarinetistin më të madh në Ballkan”, kurse “The Washinton Post” shkroi: “Ai dhe orkestra e tij janë ekuivalenti sllav i dashurisë dhe urrejtjes...” Dy albumet e para, producent i të cilave është Xho Bojd, (“Orpheus Ascending”-1989 dhe “Ballkanologji”-1992) i sollën famë botërore si virtuoz, i cili e shndërron muzikën tradicionale dasmore në një xhaz-fenomen.

Gjatë vitit 2011 Ibrjama u ftua për një turne në Ukrainë.
“Pjesëmarrja e tij bëri një përshtypje të madhe, thotë Viktor Lillov – menaxheri i tij. – Me të vërtetë është një kënaqësi e madhe për të parë se si një muzikant bullgar është mirëpritur me një respekt kaq të madh. Gjatë vitit 2011 Ivo u dekorua me urdhrin “Kirill dhe Metodij” shkallë e parë. Ky është një gjest i madh nga ana e shtetit.”

Me muzikën e vet Ivo Papazov jo një herë ka qenë ambasador i vendit tonë në festivale prestigjioze. Ja se çfarë tjetër tha para mikrofonit tonë Viktor Lillov:

Le të kthehem pak në të kaluarën. Në vitin 2008 doli në treg albumi i fundit me titull “Vallja e sokolit” të shtëpisë muzikore “Harmonia Mundi” (2008). Ivo ka marrë pjesë në mjaftë festivale prestigjioze si Wodmad, të cilët grumbullonin pesë-gjashtë mijë veta para skenës. Një përshtypje shumë të madhe më bëri ai në Tuluza, pak pasi u lëshua në treg albumi “Vallja e sokolit”. Ai i ishte kushtuar muzikës ballkanike. U ftuan përfaqësues të Ballkanit, ndër të cilët dhe Ivo Papazov. Mbi 20 mijë veta në ditë e vizitonin festivalin çdo ditë dhe tërë Tuluza ishte pushtuar nga muzika ballkanike. Duhet të shënoj se Ivo Papazov bëri shumë për popullarizimin e muzikës sonë.

I paharrueshëm do të mbetet çasti, kur Ivo Papazovi mori çmimin e publikut në konkursin për muzikë botërore, organizuar nga BBC. Ia dorëzoi personalisht Xho Bojd. Kurse ai ua kushtoi bashkatdhetarëve të vet.

Momenti më i rëndësishëm në karrierën e Ivo Papazovit është çmimi i publikut në vitin 2005 - na rrëfen Viktor Lillovi. - Çmimi ishte shumë i vlershëm jo vetëm për të, por për të gjithë, të cilët dhanë kontributin e tyre për këtë çmim dhe sidomos për “Kuker Music” , i cili nxori në treg albumin “Panair”. Në saje të këtij albumi Ivo Papazov ishte ndër të nominuarit. Bashkë me të merrnin pjesë interpretues të njohur si Bjork, për shembull, kështu qe ky çmim ishte shumë prestigjioz.

Po të doni të dëgjoni disa prej interpretimeve të Ivo Papazov-Ibrjama, klikoni mbi ikonën AUDIO. Ju urojmë minuta të këndshme!

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Valja Bozhillova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Ditët e anasonit" me B.T.R.

Turneu "30 vjet B.T.R.", me të cilin një nga grupet më të rëndësishme të rock-ut në Bullgari feston përvjetorin, do të përfundojë me jo një, por dy koncerte në sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës. Për shkak të interesimit të madh për të parin - më 20..

botuar më 24-11-19 8.45.PD
Rainer Honeck

Rainer Honeck: Çdo herë më bën përshtypje se sa mirë luajnë muzikantët bullgarë

Ai punon një nga profesionet më prestigjioze dhe më interesante. Fytyra e tij është e njohur në mbarë botën, por njerëzit zakonisht e imagjinojnë atë me mjekrën e mbështetur në një violinë Stradivari. I ftuar i Radio Bullgarisë është Rainer Honeck,..

botuar më 24-11-17 10.30.PD
Cvetan Angellov

Grupi “Kanella”, aroma e fëmijërisë dhe bukuria e poezisë

Grupi “Kanella” njihet prej vitesh, por në vitin 2022 përbërja e formacionit u rinovua dhe grupi regjistroi këngën e tij të parë “Zana”. Pasuan "Përgjithmonë", "Lulet" dhe "Unaza", e cila ishte e pranishme për më shumë se një muaj në renditjen e BNR TOP 20...

botuar më 24-11-15 8.35.PD