Po të klikoni mbi ikonën AUDIO, do të mësoni më shumë rreth këngëtares bullgare të muzikës folklorike të maleve Rodope, Valja Balkanska. Do të keni mundësiнë të dëgjoni interpretimin e saj“Doli, hajdut Delo”, i cili fluturon në hapësirën kozmike. Ju urojmë minuta të këndshme me programin e Radio Bullgarisë.
© Foto: BGNES
Valja Balkanska është krenaria е bullgarëve. Interpretimi i këngës “Doli, hajdut Delo” fluturon në hapësirë me anijen kozmike “Voyager 1”. Me interpretimet e saj këngëtarja popullore zbulon të fshehtat e maleve Rodope. Në fillim të 2012-ës Valja Balkanska festoi 70-përvjetorin e saj. Edhe sot e kësaj dite me një zë të mrekullueshëm ajo e bën publikun për vete. Njërin e aktiviteteve të saj të fundit jashtë vendit e bëri në Tokio. Gjatë muajit mars të 2011-ës, e shoqëruar nga gajdexhiu Petër Janev, Valja Balkanska dha tetë koncerte bamirëse në kryeqytetin japonez dhe në disa vende të tjera andej. Këngëtarja bullgare ishte e ftuar në lidhje me fushatën bamirëse në ndihmë të japonezëve të prekur nga avaria në centralin bërthamor “Fukushima”. “Stoicizmi, intelekti dje identiteti i popullit japonez më tepër u shfaqën pas tragjedisë. Ne mund të mësojmë shumë prej tyre”, pohon këngëtarja. – “Secilin koncert në Japoni e përfundonim me valle bullgare. Interesi ndaj kulturës sonë ishte i madh, të gjithë e dinin këngën e maleve Rodope, e cila fluturon në Kozmos.”
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Në mars 2023, këngëtari Vasko Vasilev-Bazilio ishte i ftuar në Radio Bullgarinë me rastin e koncertit "Me hirin e këngës", kushtuar 40 viteve të veprimtarisë skenike. Vasko Vasilev - Bazilio dhe fuqia e bekuar e këngës Në fillim të vitit 2025 ju..
Këngëtarja e re Paola e përfundoi vitin 2024 me një këngë të re. "Fuqia e dashurisë" nuk është vetëm një këngë, por një udhëtim muzikor drejt zemrës. “Ideja është të tregojmë se të gjithë jemi të bukur ashtu siç jemi dhe se ajo që mbajmë në..
Kënga e 42-të nga Projekti “Artistë që këndojnë” titullohet “Peshore”. Ajo është në interpretim të këngëtarit Atanas Penev , i njohur si frontmeni i grupit B.T.R. "Ditët e anasonit" me B.T.R. "Jo për mua" – një këngë nga albumi i..
Ata kanë mbi tre mijë shfaqje muzikore. Këngët e tyre "Rruga e gjatë për në shtëpi" dhe "Luledielli" janë përfshirë në disa tekste shkollore të muzikës..
Stenli e hap vitin me këngën e tij të re "Nëse është e nevojshme" - një këngë që do të përfshihet në albumin e tij të ri. "Nëse është e nevojshme" ka..