Bullgaria zgjodhi këngën e vet për Evrovizionin 2012. Shouja u zhvillua më 29 shkurt në Pallatin Kombëtar të Kulturës dhe mblodhi adhuruesit e muzikës bullgare. 12 këngë qenë në garë. Fituese u bë kënga “Dashuria nuk ka kufi” e cila fitoi më shumë zëra – një përmbledhje nga vota e spektatorëve dhe të jurisë të konkursit.
Autorë të muzikës dhe të aranzhimentit janë Jasen Kozev dhe Krum Gjeorgjiev, të cilët kanë shkruar një sërë hitesh bullgare gjatë viteve të fundit. Teksti është i Doni Vasilevit një autor i njohur në gjinin pop-follk. Kënga tingëllon në interpretim të Sofi Marinovës, e njohur akoma si “bilbili rom”. Këngëtarja e cila është rome për nga prejardhja, është një nga përfaqësueset më të njohura të pop follk muzikës në Bullgari. Zëri i saj është shumë interesant, me diapazon i cili përfshin 5 oktava. Një markë e saj e ruajtur janë këngët cigane. Ajo ka një përvojë të pasur – tanimë 20 vjet këndon nëpër skena të mëdha dhe të vogla. Kjo është pjesëmarrja e saj e tretë në konkursin “Kënga bullgare në Evrovizion”.
Sofi Marinova dhe një ekip i Televizionit Kombëtar Bullgar do të nisen gjatë muajit maj për në Baku – Azerbajxhan. Aty do të zhvillohet edicioni i 57 i konkursit të këngëve Evrovizion . Në të do të marrin pjesë 43 shtete. Koncertet do të kalojnë nën moton “Ndize zjarrin tënd”! (“Light your fire!”), që shumica e lidhin me emrin tjetër të Azerbajxhanit – “vendi i zjarrit”. Bullgaria do të jetë në garë për herë të 8. Atuja e caktoi vendin tonë në gjysmë finalin e dytë , më 24 maj. Mes vendeve në grupin tona janë Serbia, Maqedonia, Ukraina, Turqia dhe Armenia.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Nga data 3 deri më 10 gusht, Bansko do të jetë xhaz për herë të 27-të. Bansko Jazz Festival do t'i kthejë sheshet, rrugët, parqet dhe restorantet në qytetin malor në një skenë të madhe live. Programi i pasur përfshin 135 interpretues nga..
Edicioni i nëntë i festivalit "Opera në Maja" do të zhvillohet midis peizazheve natyrore të Shkëmbinjve të Bellogradçikut nga sot, 2 gusht, deri më 18 gusht. Festivali për dashamirët e muzikës organizohet nga Opera dhe Baleti i Sofjes...
Nga 2 deri më 7 gusht në pushimoren malore Borovec do të mbahet edicioni i tretë i Festivalit Ndërkombëtar të Xhazit “Dr. Emill Iliev”. Forumi muzikor është tashmë një traditë në kalendarin kulturor të resortit tonë malor. Sipas drejtoreshës së..