Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kënga bullgare në Evrovizion 2012

Sofi Marinova fitoi me këngën “Dashuria nuk ka kufi”
Foto: BTA

Bullgaria zgjodhi këngën e vet për Evrovizionin 2012. Shouja u zhvillua më 29 shkurt në Pallatin Kombëtar të Kulturës dhe mblodhi adhuruesit e muzikës bullgare. 12 këngë qenë në garë. Fituese u bë kënga “Dashuria nuk ka kufi” e cila fitoi më shumë zëra – një përmbledhje nga vota e spektatorëve dhe të jurisë të konkursit.

Autorë të muzikës dhe të aranzhimentit janë Jasen Kozev dhe Krum Gjeorgjiev, të cilët kanë shkruar një sërë hitesh bullgare gjatë viteve të fundit. Teksti është i Doni Vasilevit një autor i njohur në gjinin pop-follk. Kënga tingëllon në interpretim të Sofi Marinovës, e njohur akoma si “bilbili rom”. Këngëtarja e cila është rome për nga prejardhja, është një nga përfaqësueset më të njohura të pop follk muzikës në Bullgari. Zëri i saj është shumë interesant, me diapazon i cili përfshin 5 oktava. Një markë e saj e ruajtur janë këngët cigane. Ajo ka një përvojë të pasur – tanimë 20 vjet këndon nëpër skena të mëdha dhe të vogla. Kjo është pjesëmarrja e saj e tretë në konkursin “Kënga bullgare në Evrovizion”.

Sofi Marinova dhe një ekip i Televizionit Kombëtar Bullgar do të nisen gjatë muajit maj për në Baku – Azerbajxhan. Aty do të zhvillohet edicioni i 57 i konkursit të këngëve Evrovizion . Në të do të marrin pjesë 43 shtete. Koncertet do të kalojnë nën moton “Ndize zjarrin tënd”! (“Light your fire!”), që shumica e lidhin me emrin tjetër të Azerbajxhanit – “vendi i zjarrit”. Bullgaria do të jetë në garë për herë të 8. Atuja e caktoi vendin tonë në gjysmë finalin e dytë , më 24 maj. Mes vendeve në grupin tona janë Serbia, Maqedonia, Ukraina, Turqia dhe Armenia.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

По публикацията работи: Elena Cvetkova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Njeriu më i lumtur” nis “Turneun më të lumtur”

Këngëtari në zë Grafa më 28 qershor nis “Turneun më të lumtur” me një koncert në Teatrin Veror në qytetin Stara Zagora. Në thelbin e turneut të madh veror të Vlladi Ampov – Grafa, është koncepti i koncertit të tij spektakolar në Stadiumin Kombëtar..

botuar më 24-06-28 1.15.MD

"100 arsye"

Kemi të paktën “100 arsye” për ta dashuruar Maria Ilievën, e cila e priti verën me një turne të ri me të njëjtin emër. Në serinë e koncerteve, që nisi më 21 qershor në Stara Zagora,ylli i muzikës bullgare pop performon si hitet e saj më të mëdha,..

botuar më 24-06-27 6.20.PD

Orlin Goranov shënon 50 vjetorin në skenë me një turne

I preferuari i disa gjeneratave, magjepsësi i përjetshëm me zë prej kadifeje, Orlin Goranov, shënon 50 vjetorin në skenë me një turne. I pari nga koncertet është në Plovdiv më 26 qershor, pasuar nga pesë të tjera në qytetet më të mëdha të vendit...

botuar më 24-06-26 8.10.PD