Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ndryshime në legjislacionin social për 2012-ën

Foto: BTA
Që prej këtij viti nëpunësit shtetërorë në Bullgari do të kenë më pak ditë pune leje të paguar. Nga 2013-a ata do të fillojnë të paguajnë një pjesë të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, shpenzime të cilat deri tani i mbulonte shteti. Për këtë çështje ranë dakord pjesëmarrësit e Këshillit Kombëtar të Bashkëpunimit Trepalësh. Vitin e ardhshëm do te ketë rritje të pensioneve për të gjitha kategoritë. Tashmë nisi përgatitja e buxhetit të 2013-ës dhe në të duhet të përfshihen të gjitha marrëveshjet, të cilat arritën partnerët socialë.

Pa diskutim 2012-a është viti i ndryshimeve në sistemin e pensioneve. Gjatë vitit të kaluar u rrit numri i viteve, të nevojshme për të dalë në pension për të gjitha kategoritë. U miratuan disa ndryshime kështu që të arrihet stabilitet financiar në sistem gjatë 15 viteve në vijim për shkak të deficitit në të. Në fund të vitit të kaluar propozimi për rritjen e moshës së daljes në pension zgjoi pakënaqësinë e bullgarëve. Ata dalën në protestë kombëtare. Sindikatat në vend u shkëputën nga Këshilli Kombëtar i Bashkëpunimit Trepalësh, sepse u prish biseda rreth çështjeve sociale, pasi ato nuk ishin shqyrtuan. Gjithsesi Kuvendi Popullor miratoi disa ndryshme të vogla.

Prej 2012-ës mosha e daljes në pension po rritet me nga katër muaj. Vjetërsia në punë për kategorinë e tretë, ku bien rreth 80 për qind e të punësuarve, duhet të arrijë 65 vjet për meshkujt dhe 63 për femrat. Shoferët e kamionëve të ngarkuar, teknikët e objekteve ndërtimore dhe policët, të cilët përbëjnë kategorinë e dytë, do të dalin në pension me 58 vjet pune për meshkujt dhe përkatësisht 53 vjet për femrat. Vjetërsia në punë për kategorinë e parë, ku përfshihen minatorët, pilotët dhe ushtarakët, duhet të arrij 53 vjet për meshkujt dhe 48 për femrat. Sipas sindikatave në Bullgari çështja në sistemin e pensioneve nuk do të zgjidhet duke u rritur mosha e daljes në pension, ndërsa duhet të ulet deficiti, i cili është në vlerë mbi 1 mlrd euro. Duhet ndërmarrë masa më të rrepta ndaj mosregjistrimit të sigurimeve nga ana e punëdhënësve dhe duhet të reformohet standardi i dhënies së pensioneve për invalidë. Aktualisht pensionet për invalidë numërojnë 800 mijë. Instituti Kombëtar i Sigurimeve siguron rreth 870 mijë euro për to. Sipas parashikimeve me ndryshimet vetëm për vitin 2012-ën deficiti i Institutit Kombëtar të Sigurimeve duhet të ulet me më shumë se 12 mln euro, ndërsa gjatë 2017-ës të zhduket krejtësisht.

Gjatë këtij viti detyrimet e të punësuarve ndaj sigurimit të pensioneve mbeten të njëjta në krahasim me një vit më parë. D.m.th. 40 për qind i paguajnë të punësuarit, kurse 60 për qind – punëdhënësit. Rroga maksimale për të cilën paguhen sigurimet është në vlerë 1000 euro. Kur bëhet fjalë për shpërblim lindjeje, atëherë merren parasysh të ardhurat e 24 muajve të fundit, jo siç më parë –18 muajt mbrapa. Kjo u ndryshua me qëllim që të mos shpërdorohet. Leja e lindjes zgjat 410 ditë. Shpërblimet në rast incidentesh dhe sëmundjesh llogariten në bazën e të ardhurave të 18 muajve të fundit. Sipas legjislacionit tri ditët e para gjatë sëmundjes paguhen nga punëdhënësi në masën 70 për qind të rrogës bruto, kurse ditët e tjera i paguan Instituti Kombëtar i Sigurimeve.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Millka Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgarët nuk janë ndër entuziastët për votën evropiane

Të lodhur nga kriza politike që vazhdon për të tretin vit me përsëritjen e pafundme të zgjedhjeve parlamentare, bullgarët nuk janë entuziastë për zgjedhjet evropiane. Gatishmëria e tyre për të marrë pjesë në to është më e ulët në krahasim me vitin..

botuar më 24-04-17 8.59.PD

Kujt dhe si i lëshohet Karta Blu e BE-së për të drejtën e punës në Bullgari?

Radio Bullgaria, si program i BNR-së, i botuar në 11 gjuhë, ka një audiencë të shpërndarë në gjashtë kontinente. Një pjesë e saj ka një qëndrim të veçantë ndaj vendit tonë dhe dëshiron të mësojë më shumë për historinë, kulturën, traditat dhe të..

botuar më 24-04-17 7.30.PD

Medalje argjendi për Bullgarinë nga Olimpiada e Shkencave Eksperimentale

Dy medalje argjendi fituan ekipet bullgare në Olimpiadën Evropiane të Shkencave Eksperimentale EOES 2024, e cila u mbajt nga 7 deri më 14 prill 2024 në Luksemburg, njoftoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Nxënësit tanë garuan kundër 45 ekipeve nga..

botuar më 24-04-16 2.38.MD