Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Çfarë blen bullgari nëpërmjet internetit?

Foto: Архив
Po shtohet numri i bullgarëve, të cilët preferojnë të bëjnë pazar nëpërmjet internetit. On-line pazari kursen kohë dhe nerva, më në veçanti rreth festave të mëdha. Pavarësisht se jemi larg nga ritmet e shteteve të tjera në këtë drejtim, pazari përmes kompjuterit po pushton gjithnjë e më shumë njerëz. Akoma më shpesh blihen libra, pohojnë nga agjencia “Noema” mbi bazën e një studimi të realizuar në fund të vitit të kaluar në të gjithë vendin.

“Gjatë vitit të kaluar në Top 5 të produkteve më të shitura on-line bien libra, rrobe dhe këpucë, rezervime për hotele dhe bileta, harduer si dhe kozmetikë – tregon Metodi Milevit nga “Noema”. – Gjatë vitit të mëparshëm 2010 librat, rrobat dhe këpucët përsëri ishin në vend të parë, por aty akoma nuk janë të pranishme rezervimet e hoteleve dhe biletat. Mundësi për blerjen e tyre on-line u shfaq gjatë vitit 2011. Ato janë dhe produktet më të kërkuara, mbase për shkak të hyrjes së stuhishme dhe zhvillimit të të ashtuquajturave sajte për blerje kolektive. Vetëm gjatë vitit të kaluar u krijuan rreth 50 sajte të tilla bullgare, përjashtojmë sajtet e ngjashme të huaja të cilat hynë shumë shpejt në Bullgari në fillim të vitit 2010. Një nga prioritetet e tyre bazë është mundësia të bëhen rezervime hotelesh, si dhe bileta për koncerte në një çmim mjaft më të ulët.”

Që nga viti 2009 deri në fund të vitit 2011 vihet re një vëllim i konsiderueshëm i pazarit on-line mes bullgarëve në moshë mbi 15 vjeç, vazhdon Metodi Milev. Derisa gjatë vitit 2009 ata të cilët bëjnë pazar në këtë mënyrë kanë mezi 5%, gjatë vitit 2011 janë mbi 3 herë më shumë. Mbi 17% nga bullgarët në moshë mbi 15 vjeç kanë bërë pazar të paktën njëherë nëpërmjet internetit. Në qoftë se bëhet një krahasim midis Bullgarisë dhe Bashkimit Evropian vihet re se në shtetet e tjera evropiane numri i njerëzve, të cilët kanë preferuar të marrin mallra në këtë mënyrë, po shtohet me ngadalë – nga rreth 1-2% për vit. Derisa te ne ky vëllim është mjaft më i stuhishëm. “Etja” për një pazar të tillë pushton gjithnjë e më shumë njerëz. Nuk nevojitet të shkosh në dyqan, nuk kufizohesh në kufijtë e shtetit, dhe mund të shkosh për shoping në cilindo kontinent që do... Sipas Metodi Milevit gjysma nga bullgarët e rinj ekonomikisht aktivë në moshë midis 20 dhe 29 vjeç bëjnë pazar on-line. Në mënyrë të lehtë dhe komode, ky është motivi prijës. Përveç librave, rezervimeve të hoteleve, shpesh të blera janë dhe rrobat e fëmijëve dhe lodrat. Shumë bullgarë tanimë janë të bindur se, e ardhmja është tek on-line pazari për shkak të teknologjizimit të shpejt të kombit. Por nuk janë pak dhe ata, të cilët frikësohen të shfrytëzojnë këtë mënyrë të pazarit dhe të kursejnë kohë dhe para, me qenë se nuk kanë besim në sistemet për pagim, tregon Metodi Milev. – Njerëzit interesohen më tepër nga shpërdorimi me të dhënat e tyre, lidhur me kartën e kredisë ose të debitit . Ky është një nga frikësimet bazë. Në vend të dytë, ata frikësohen nëse ndokush nuk do të shfrytëzojë të dhënat e tyre personale për qëllime të ndryshme, si emër, moshë, numër identiteti, telefon, e-mail adresë. Kështu në një moment të caktuar njerëzit mund të befasohen në mënyrë jo të këndshme. Ekziston dhe frika nga cilësia e keqe të produktit, të cilin e kanë porositur. Ky është një nga minuset gjatë pazari on-line. Njeriu nuk ka se si ta prekë produktin, të cilin e porosit dhe të cilin e ble, përveç se e shikon në fotografi. Kurse kur e merr, mund të zhgënjehet nga cilësia. Është e mundur që të shkatërrohet dhe të prishet tërësia e produktit, por kur bëhet fjalë për rrobe, përmasa të mos të jetë kjo, të cilën e kanë pritur njerëzit. Një lloj tjetër janë frikësimet e asaj pjese nga bullgarët, të cilët kanë dëshirë të bëjnë pazar në internet, por nuk e kuptojnë se si bëhet kjo dhe për shkak të kësaj frenohen nga ky lloj veprimtarie.”

Frikësime ekzistojnë dhe sa u përket sistemeve për pagim. Prandaj një pjesë më e madhe nga bullgarët, të cilët bëjnë pazar në internet, preferojnë të paguajnë kur marrin produktin ose me transfer bankar, thotë Metodi Milev.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Millka Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Sektori i IT-së tërheq mijëra bullgarë, por tregu preferon specialistët më me përvojë dhe të motivuar

Një nga sektorët kryesorë për sa i përket rritjes së pagave dhe interesit nga punëkërkuesit në Bullgari është ai i teknologjive të larta. E ndërsa para pandemisë punësoheshin specialistë të çdo lloji pavarësisht trajnimit dhe kualifikimit të tyre..

botuar më 24-08-22 7.20.PD

Familjet po marrin më shumë kredi të shpejta për të mbuluar shpenzimet e konsumit

Për gjysmën e parë të vitit 2024, paratë për kreditë e shpejta janë mbi 3 miliardë euro (6.017 miliardë leva), sipas Bankës Kombëtare Bullgare (BNB). Për krahasim, në fund të qershorit 2023, kreditë e shpejta të dhëna ishin 2.5 miliardë euro (4.926..

botuar më 24-08-19 9.57.PD

Eksportojmë më së shumti djathëra dhe gjizë në Greqi, Britani të Madhe dhe SHBA

Në periudhën janar-prill 2024 eksporti ynë kryesor i djathit dhe gjizës ishte në Greqi (882 ton, ose një rënie prej -48.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023), Mbretëria e Bashkuar (871 ton, ose një rritje prej 22.1%) dhe SHBA (844 ton,..

botuar më 24-08-14 4.49.MD