Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Vinaria 2012”: Rrushi dhe verërat bullgare – në nivelin e liderëve botërorë

Foto: BTA
Nga 15 deri në 18 mars në Plovdiv u zhvillua edicioni i 20 i ekspozitës më prestigjioze të verërave në Evropën Juglindore – “Vinaria”. Këtë vit ekspozita jubilare takoi mbi 40 firma bullgare – dy herë më shumë nga ato, të cilat u paraqitën vitin e kaluar. Më e fuqishme ishte pjesëmarrja ndërkombëtare. Në Plovdiv u paraqitën dhe rreth 200 firma nga 17 vende – prodhuese kryesore të verës. Mik nderi sivjet ishte Argjentina – një prej prodhuesve të rinj të verës. Ajo është prodhuesi i pestë dhe eksportuesi i nëntë i kësaj pije në botë. Në ekspozitën “Vinaria 2012” u degustuan përveç verërave bullgare dhe verërave nga Afrika e Jugut, Australia, Italia, Franca, Zelanda e Re, Greqia, Rumania, SHBA-ja dhe Moldavia, të cilat janë të pranishme tradicionalisht në ekspozitë.

Në qoftë se jeni adhurues i verërave bullgare duhet të mbani mend vitin 2011, sepse ai ishte një prej tri viteve më të mira për verën bullgare gjatë shekullit të ri. “Rrushi i të vjelave të fundit arriti një përmbajtje jashtëzakonisht të lartë sheqeri prej 28 gradash, një eliksir i vërtetë”, nënvizoi për Radio Bullgarinë Krasimir Koev, drejtor i Agjencisë ekzekutive të vreshtave dhe verës. Nuk është e rastit se shumë prodhues italianë të
Krasimir Koev

verës erdhën në Bullgari për të blerë rrush të bardh bullgar gjatë vjeljes së fundit të rrushit. Prapëseprapë ka dhe shqetësim ndër profesionistët për të vjelat e reja, pas këtij dimri të ftohtë. Ku dhe sa vreshta janë dëmtuar për shkak të dimrit të keq, këtë do ta mësojmë në fillim të prillit. “Deri atëherë të gjitha parashikimet janë spekulative – tha Krasimir Koev. – Në përgjithësi gjendja e kësaj dege është e mirë, por jo e shkëlqyeshme. Sa i përket cilësisë së verërave, fakti se gjatë vitit 2011 verërat bullgare fituan mbi 150 çmime ndërkombëtare në konkurse, ekspozita dhe degustime jashtë, flet vetvetiu. Cilësia e rrushit dhe verës bullgare është shumë e lartë.”

© Foto: BTA

Këto fjalë u vërtetuan dhe nga rezultatet e Konkursit ndërkombëtar për verëra, raki dhe brandy vere, konkurs ky i cili u rimëkëmb posaçërisht për edicionin jubilar të ekspozitës “Vinaria”. “Pothuaj gjysma e verërave të paraqitura bullgare fituan më se 85 pika, domethënë, ato mund të marrin medalje” – vuri në dukje prof. Pllamen Mollov, kryetar i Dhomës kombëtare të vreshtave dhe verës. Një provë tjetër e tërthortë është dukuria, e quajtur nga kolegu i tij Krasimir Koev “invazion italian”.

© Foto: EPA/BGNES

“Fakti se gjatë vjeljes së rrushit këtë vit kishte invazion të firmave italiane, të cilat erdhën këtu, që të blejnë rrushin tonë të bardhë, flet se raporti çmim-cilësi i kënaq krejtësisht – thotë zoti Koev. – E bukura e invazionit italian ishte se ai zgjohu prodhuesit bullgarë të verës dhe i bëri të jenë më aktivë në arritjen paraprake të marrëveshjeve për blerjen e rrushit, gjë që deri tani nuk ishte fakt.”

© Foto: BTA


Ky ishte një prej problemeve më të mëdha të vreshtarisë dhe të prodhimit të verërave gjatë disa dekadave të fundit. Vreshtarët dhe prodhuesit e verës nuk merreshin vesh paraprakisht për blerjen e rrushit dhe gjatë kohës së vjeljes përjetonin një stres të vërtetë. Duke pasur frikë se rrushi i tyre nuk do të blihet, vreshtarët fillonin vjeljen e tij para momentit optimal të pjekjes, që të jenë të parë në treg. Kështu një pjesë e rrushit blihej nga prodhuesit e verës, kur ai nuk ishte mjaftë i pjekur dhe kështu komprometohej potenciali i lartë i cilësisë së verërave bullgare. Në saje të konkurrencës së firmave të huaja, të cilat vlerësuan cilësitë e rrushit bullgar, gjatë këtij viti më në fund pritet që vreshtarët dhe prodhuesit e verës do të fillojnë të lidhin kontrata paraprake për blerjen dhe shitjen e rrushit. Vreshtaria dhe prodhimi bullgar i verës po hyjnë në një etapë të re të marrëdhënieve më stabile, të cilat garantojnë qëndrueshmërinë e cilësisë së verërave tona. Tjetër është çështja se ato ende nuk janë mjaftë të njohura.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Millka Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Sipas Komisionit Evropian 3.1 për qind është inflacioni i pritshëm për Bullgarinë në vitin 2024

3.1 për qind është inflacioni i pritshëm për Bullgarinë për vitin 2024 dhe 2.6 për qind për vitin 2025, sipas të dhënave të parashikimit pranveror ekonomik i Komisionit Evropian për këtë vit. Tendenca rënëse e çmimeve të jashtme pritet të frenojë..

botuar më 24-05-15 3.56.MD
Godina e BNB-së

Banka Kombëtare Bullgare raportoi një rritje të PBB-së në fillim të vitit

Në tremujorin e parë të vitit 2024, Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) real i vendit po rritet me një ritëm të përshpejtuar, gjë që është një parakusht për një dinamikë të ngjashme vjetore, thuhet në buletinin ekonomik të Bankës Kombëtare Bullgare..

botuar më 24-05-14 9.51.PD

Pothuajse gjysma e bullgarëve janë skeptikë për vënien e euros në qarkullim

47 për qind e bullgarëve nuk janë dakord me deklaratën se hyrja e Bullgarisë në Eurozonë do të nxisë ekonominë bullgare dhe do të rrisë standardin e tyre të jetesës. Këtë e tregon një sondazh kombëtar i Agjencisë Market Links. Ai u zhvillua mes 1007..

botuar më 24-05-12 7.10.PD