Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Klasa e bashkëjetesës” kundër agresionit në shkollë

Nëpërmjet valleve dhe muzikës nxënësit kapërcejnë paragjykimet mes njëri-tjetrit.
Foto: Rumjana Cvetkova

Mbi një mijë janë rastet e fëmijëve që janë bërë viktima të dhunës. Për këtë statistikë njoftojnë institucionet sociale në Bullgari, të cilat vitin e kaluar janë marrë me çështjen. Nuk dihet saktësisht cili është numri real i fëmijëve ndaj të cilëve është ushtruar forca fizike dhe psikike.

Të dhënat statistikore tregojnë se 33 për qind e fëmijëve janë pësuar dhunë fizike, 17 për qind – dhunë psikike, ndërsa 16 për qind e fëmijëve janë bërë viktima të dhunës seksuale. Ku ndodh kjo? Sipas statistikës së 2011-ës, 75 për qind e rasteve të dhunës ndaj fëmijëve haset në shtëpi, në vend të dytë – në rrugë dhe së treti – në shkollë. Duke mbështetur në të dhënat e Agjencisë Shtetërore të Mbrojtjes së Fëmijëve incidentet e regjistruara të dhunës në shkollë për vitin 2011 janë 73.

Si e shpjegojnë ekspertët numrin e vogël të incidenteve të dhunshme në shkollë në raport me ato në shtëpi dhe në rrugë?

Zakonisht konfliktet e plasura në klasë zgjidhen jashtë ballinës së shkollës. Përveçse nxënësit veprojnë në mënyrë agresive ndaj njëri tjetrit, fakti tjetër shumë shqetësues është që agresionet e tyre mund të dalin kriminale.

Cilat janë arsyet? Ku të kërkojmë rrënjat e agresionit te fëmijët dhe cilat masa duhet ndërmarrë?

“Është problem që prindërit tregohen të paangazhuar ndaj fëmijëve, që nuk kanë kohë të lirë për të komunikuar me ta. Në shtëpi mungon biseda mes prindërve dhe fëmijëve, ku ata të fundit mund të flasin për problemet dhe dëshirat e veta – sqaron psikologia e shkollës së 137-të të kryeqytetit, znj. Gergana Krumova. – Mungesa e komunikimit me prindërit ndikon negativisht mbi sjelljen e fëmijëve dhe pasojat shfaqen në shkollë dhe në rrugë. Të mos përmendim këtu, efektet negative që ka televizioni dhe lojërat kompjuterike. Në shkollën, ku jam psikologe, përqendrohemi shumë në parandalimin e agresionit. Për këtë qëllim nxënësit e mëdhenj mësojnë ata më të vegjël se si t’i kontrollojnë emocionet. Ky komunikim mes nxënësve të krasëve të ndryshme ka ndikim pozitiv. Prandaj në shkollën tonë nuk kemi raste të dhunës fizike. Hasen raste të agresionit verbal, i cili është një dukuri e zakonshme tek fëmijët. Po ashtu drejtojmë vëmendjen e fëmijëve ndaj artit. Periudha e adoleshencës është pikërisht momenti kur fëmijët zgjedhin rrugën e tyre të jetës, kurse arti dhe kreativiteti i mëson në vlera.”
Pedagogë nga Universiteti i Granadës në Spanjë kanë bërë një trajnim në shkollën e 137-të të kryeqytetit në lidhje me përballimin e konflikteve në klasë. U realizua një metoda e pazakonshme për sistemin arsimor në Bullgari – e ashtuquajtura “klasë e bashkëjetesës”.

© Foto: Rumjana Cvetkova

Format jashtëklasore gjithashtu janë një mjet për luftimin e agresionit.

“Kjo klasë nuk ka hapësira fizike, ndërsa ka të bëjë me marrëdhëniet midis nxënësve – sqaron drejtoresha e shkollës, znj. Mariana Zakova. – Klasa e bashkëjetesës mund të ekzistojë në çdo moment të procesit arsimor nëpërmjet veprimeve që kryejmë. Qëllimi është që nxënësit të jenë në lidhje me njëri tjetrin, ta ndihmojnë njëri-tjetrin, të punojnë në ekip dhe vetëm të zgjidhin konfliktet. P.sh. nxënësit e rritur ua rrëfejnë atyre më të vegjël përralla popullore bullgare, prej të cilave së bashku nxjerrin mësime. Fëmijët mësojnë prej të rriturve se si të sillen në klasë dhe si të veprojnë jashtë shkollës, sa rëndësi ka toleranca dhe pse të kërkojnë përvojën e të mëdhenjve, kur duan të zgjidhin problemet e veta.”

Për gjashtë ditë nxënësit nga klasa e 8-të deri në klasën e 11-të patën një trajnim të specializuar, ku mësuan të bëhen liderë, si të punojnë në ekip dhe si t’u sjellin dobi nxënësve të klasave më të ulëta. “Ata janë si një brigadë e reagimit të shpejtë – thotë në mënyrë metaforike psikologia Gergana Krumova. – Kur plasi konflikti, i kërkojmë që të marrin pjesë në zgjidhjen e tij. Nxënësit e rritur bëhen vëzhgues dhe i ndihmojnë të vegjlit që të tregojnë emocionet, të vlerësojnë problemin dhe pa u nxituar ta përballojnë atë.” “Kur mësuesit më ftuan të përfshihem në të ashtuquajturën “klasë të bashkëjetesës”, menjëherë rashë dakord. Vendosa që dikush duhet t’i ndihmojë të vegjlit”, thotë nxënësi i klasës së 11-të Kalojan Nikollov. Bashkënxënësja e tij Kristina Kostova pohon që me kënaqësi të madhe u përfshi në “brigadën e reagimit të shpejtë” dhe trajnimi ia ka ndryshuar pikëpamjen e saj ndaj jetës. “Fëmijët e kanë besimin te ne, sepse arritëm që ta fitojmë atë – tregon nxënësja e klasës së lartë Kristina. – Kemi organizuar festime të ndryshme për ta. Kemi ndarë kohën tonë të lirë dhe gjatë pushimit mes orëve të mësimit kemi komunikuar me fëmijët, Jemi shndërruar në mësues për një ditë.”

© Foto: Rumjana Cvetkova

Sipas psikologes Gergana Krumova nxënësit më të mëdhenj si Kristina dhe Kalojan janë “brigada e reagimit të shpejtë” në rast të konflikteve në shkollë.

Me qëllim parandalimin e dunës dhe përjashtimin nga arsimi i tetëvjeçar dhe i mesëm 80 për qind e shkollave në vend startuan një projekt të Programit operativ “Zhvillimi i burimeve njerëzore”. “Shkolla për vetëpohim dhe përgatitja drejt horizonteve evropiane” organizon aktivitete të ndryshme për nxënësit jashtë mësimeve të detyruara në shkollë. Komisioni Evropian jep rreth 50 mln euro që duhet të absorbohen brenda tri vjetësh. “Duke u përfshirë në këto aktivitete, shumë nxënës që nuk frekuentojnë orët e mësimit u rikthyen në klasë” – thotë Iva Jordanova, mësuese e muzikës. Ajo është koordinatore e projektit për angazhimin e fëmijëve jashtë shkollës dhe udhëheq klubin artistik, ku fëmijët këndojnë, vallëzojnë dhe pikturojnë. Mësuesja Jordanova pohon se me kalimin e kohës interesi ndaj aktiviteteve jashtëshkollore rritet. Bota ndryshon dhe nuk mund të detyrohen nxënësit të ndjekin sistemin e vjetër arsimor. Kështu p.sh., në shkollën e 137-të të Sofjes u vendos pajisja e Microsoft-it, Kinect, e cila u mundëson përdoruesve të kontrollojnë dhe të ndërveprojnë me të duke përdorur gjestet dhe komandat e folura.

Përgatiti në shqip: Maria Peeva
По публикацията работи: Rumjana Cvetkova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një pemë e bukur bullgare e Krishtlindjeve shkëlqen sërish në Muzeun e Industrisë në Çikago

Një pemë e Krishtlindjeve me dekorime bullgare është vendosur në një vend qendror në Muzeun e Industrisë në Çikago. Për të pestin vit radhazi, bashkatdhetarët nga qyteti amerikan bënë dekorimin luksoz të pemës bullgare të Krishtlindjes me mbi 30 mijë drita..

botuar më 24-11-16 8.40.PD
Një valle e përfaqësuesve të pakicës bullgare në Shqipëri dhe e pjesëmarrësve bullgarë në Takimin Botëror të Mediave Bullgare në Tiranë (22-25.11. 2019)

Tirana njoftoi të dhëna zyrtare të përditësuara për bullgarët në Shqipëri

Në vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057 persona janë vetëdeklaruar bullgarë. Në Shqipëri ka mbi 7 mijë bullgarë “Dy javë më parë,..

botuar më 24-11-15 2.07.MD

Gjysma e diabetikëve në Bullgari nuk janë diagnostikuar dhe konsiderohen të shëndetshëm

Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, objektet mjekësore në qytete të ndryshme të Bullgarisë organizojnë konsultime falas për personat me diabet dhe në rrezik të sëmundjes. Sipas të dhënave të Shoqatës Bullgare të Endokrinologjisë, çdo i treti bullgar në..

botuar më 24-11-14 2.34.MD