Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria kërkon me këmbëngulje furnizime alternative energjetike

Kryeministrat e Bullgarisë dhe të Gjeorgjisë, zotërinjtë Bojko Borisov dhe Nika Gillauri biseduan për projekte të përbashkëta energjetike.
Foto: BGNES
Në ditët e para të muajit prill kryeministri bullgar Bojko Borisov vizitoi Gjeorgjinë dhe Armeninë. Gjatë kohës së vizitave u njoftua se në fund të prillit ai do të vizitojë edhe Azerbajxhanin. Muaji filloi dhe do të përfundojë me veprime aktive të qeverisë për sigurimin e furnizimeve alternative energjetike për Bullgarinë.

Theksi në bisedimet e kryeministrit në Gjeorgji ishte mundësia përmes portit Poti deri te portet bullgare në Varna dhe Burgas të tranzitohet gaz i lëngësht, të furnizuar nga Azerbajxhani. Në këtë alternativë të gazit rus pala bullgare shikon disa prioritete. Nga njëra anë, do të fusë vetëm sasitë e nevojshme, dhe jo detyrimisht të mëdha dhe në bazë të marrëveshjeve afatgjata. Vetë ekzistenca e një alternative të tillë do të ndihmonte për uljen e çmimit të gazit të blerë nga Rusia, i cili për shkak të pozitave monopoliste në tregun bullgar është mjaft i lartë. Çmimet më të ulëta furnizuese do t’i lejonin Bullgarisë eventualisht të rindërtojë centralet e veta për ngrohje elektrike për punë me gaz, të cilat në këtë moment punojnë me brikete dhe qymyrguri.

Bisedime për furnizime të gazit të kompresuar nga Azerbajxhani përmes Gjeorgjisë nëpër Detit të Zi u zhvilluan në Tbilisi gjatë shtatorit të vitit të kaluar nga ministri i atëhershëm i ekonomisë, energjetikës dhe turizmi, z. Trajço Trajkov. Gjatë vizitës së tanishme të kryeministrit Borisov u bë e qartë se projekti për gazin e lëngësht është i realizueshëm deri më 2 vjet.

Objekt të bisedave ishte dhe mundësia për tregti me energjinë elektrike nga Gjeorgjia përmes Turqisë drejt Bullgarisë dhe Evropës. Aktualisht Gjeorgjia ndërton rreth 15 centrale hidroelektrike dhe parashikohet të ketë një potencial të konsiderueshëm eksporti. Është negociuar se kryeministrat e Bullgarisë dhe të Gjeorgjisë Bojko Borisov dhe Nika Gillauri të ftojnë kolegun e tyre turk Rexhep Erdogan në një takim trepalësh për ta diskutuar çështjen. Sipas kryeministrit bullgar, për Bullgarinë realizimi i këtij projekti do të lejonte ajo të investojë më shumë në sistemin transportues elektrik me më pak humbje.

Perspektiva që Bullgaria të importojë gaz nga Azerbajxhani përmes Gjeorgjisë do të jetë temë qendrore dhe e vizitës të kryeministrit Borisov në Azerbajxhan, më 25 dhe 26 prill. Përsëri gjatë muajit prill qeveria bullgare do të fusë në dijeni të kësaj çështjeje dhe presidentin e Këshillit Evropian Herman van Rompoj, i cili do të bëjë një vizitë zyrtare në Sofje, me kërkesë për ndihmë financiare dhe eksperte evropiane për realizimin e projektit. Siç komentoi kryeministri Borisov, nga përgjigja do të bëhet e qartë nëse në Evropë realisht do që të ketë diversifikim të gazit ose bëhet fjalë vetëm për dëshira.

Ideja për furnizimet e gazit nga Azerbajxhani me tankerë nëpër Detit të Zi u lancua akoma gjatë vitit 2009 nga presidenti Georgi Përvanov. Bisedimet tanimë përparuan mjaft dhe mbase projekti do të realizohet me ndihmën evropiane, me qenë se përkon plotësisht me idetë për një politikë të përgjithshme energjetike të Bashkimit Evropian, nuk kërkon shumë mjete dhe duke qenë rentabile do të jetë tërheqëse edhe për investuesit privatë.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Stoimen Pavllov


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Si do të ndikojë në BE rezultati i zgjedhjeve presidenciale në SHBA

Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të sillte vërtet një fitore për Kamala Harris zhvillimi i një politike të qëndrueshme, a është Europa gati..

botuar më 24-11-04 10.30.MD
Nënpresidentja Ilijana Jotova

Nënpresidentja Ilijana Jotova hapi një ekspozitë për Trakinë e lashtë në Muzeun Getty

Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një ekspozite të jashtëzakonshme, një ekspozitë kushtuar një populli të lashtë, një ekspozitë që flet..

botuar më 24-11-04 9.46.PD
Godina e Universitetit të Sofjes

Shpallën renditjen e institucioneve të arsimit të lartë dhe diplomat më fitimprurëse për vitin 2024

Në edicionin e 14-të të Sistemit të Vlerësimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Bullgari për vitin 2024, Universiteti i Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” është në vendin e parë në 22 fusha profesionale. Sistemi i vlerësimit krahason performancën e 51..

botuar më 24-11-02 1.25.MD