Festimi i Pashkëve në Ballkan është i shumëllojshëm, me shumë muzikë dhe buzëqeshje fëmijësh. E këtillë është festa në Bosilegrad, një qytezë në Serbi, ku jetojnë kryesisht bullgarë. Vendbanimi gjendet 10 kilometra larg kufirit bullgaro-serb. Bosilegradi mbeti jashtë territorit të Bullgarisë pas Luftës së Parë Botërore sipas marrëveshjes së 1919-së midis Bullgarisë dhe Aleancës Trepalëshe në Neuilly-sur-Seine, periferi të Parisit.
Për herë të 19-të në Bosilegrad u mbajt Festivali i Fëmijës me rastin e Pashkëve. Ideja për festim lindi rastësisht, kur Aleksandër Dimitrovi vendosi të organizojë për fëmijët garën e vezës më të madhe të Pashkëve. Vitet në kalim në të filluan të marrin pjesë fëmijë nga Serbia dhe Mali i Zi, po ashtu nga Bullgaria dhe Maqedonia. Mesazhi i festivalit është që të shmangen stereotipat që dominojnë në rajonet kufitare.
“Përpiqemi që të tregojmë se si fëmijët pa dallim kombësia mund të bashkëjetojnë në një botë pa dogana. Në fund të fundit vendet ballkanike do të bashkohen në tërësinë që u takon atyre”, thotë organizatori z. Dimitrov. Kjo është një festë për të gjithë banorët e Bosilegradit. Në aktivitet merr pjesë shumica e familjeve. Prindërit strehojnë fëmijët nga vendet e tjera. Kështu kalamajtë njihen me zakonet dhe traditat vendase. 15-vjeçarja Verica Arsov është njëra nga pjesëmarrëset në këtë aktivitet unik për nga përmasat e garës së vezëve të lyera. “Këtu mbërrijnë fëmijë nga vende të ndryshme: nga Mali i Zi, Serbia, Moldavia dhe Ukraina, po ashtu vijnë nga rajonet e tjera në afërsi të Bosilegradit. Njihemi me njëri-tjetrin dhe festën e ardhshme të Pashkëve e kalojmë së bashku”, thotë vogëlushja Verica, duke treguar shpërblimet për pjesëmarrësit në garën e vezëve – biçikleta, ëmbëlsira dhe lloj-lloj dhuratash.
“Duhet pasur kujdes që të mos thyhet veza në raundin e parë. Nëse prishet, atëherë pjesëmarrësi merr një dhuratë të vogël. Ditën e dytë zhvillohet finalja në shtëpinë kulturore në vend. Veza më e fortë fiton vendin e parë dhe pronarit të tij i jepet një biçikletë. Unë gjithashtu jam garuar, por u përjashtua që në raundin e parë”, thotë Verica. Të bëhesh fitues, nuk është puna e lehtë. Sivjet veza më e fortë e Pashkëve ishte në duart e 8-vjeçarit Milovan Stançev nga Bosilegradi. Ai mundi 710 pjesëmarrësit në garë.
Edhe duke mos qenë e menduar si ngjarje kombëtare, Festivali i Pashkëve në Bosilegrad mbledh fëmijë kryesisht me origjinë bullgare nga pakicat në Moldavi, Serbi dhe Ukraina. Kuptohet se shumë fëmijë prej Bullgarisë gjithashtu nisen për këtë festival. Aktiviteti në Bosilegrad tashmë kalon jashtë mundësive të organizatorëve. Prandaj vitin tjetër ata do të mbështeten tek shteti i Bullgarisë. Zv/ presidentja e Bullgarisë, znj. Margarita Popova deklaroi: “Rrugën që keni nisur para 19 viteve, tani do ta vazhdojmë së bashku. Këta jemi ne – flasim një gjuhë, këndojmë këngë të përbashkëta, lexojmë të njëjtët librat, gjyshet na kanë rrëfyer një lloj përrallash dhe jemi me fe të përbashkët. Prandaj drejtimin e kemi të njëjtë. Bullgaria është anëtare e BE-së prej 5 vitesh dhe ne përkrahim çdo vend në rajon që bën rrugën drejt integrimit evropian. Kjo është me shumë rëndësi – për shkak të sigurisë dhe prosperitetit tonë. Zhvillimi ynë kulturor dhe frymën që marrim ne ballkanasit është pasuria jonë më e dashur. Këtë e ruajmë që fëmijët tanë ta trashëgojnë. Kjo duket e qartë edhe sot në Festivalin e Fëmijës me rastin e Pashkëve në Bosilegrad”, tha Zv/ presidentja e Bullgarisë, znj. Margarita Popova.
“Mbërritëm nga regjioni autonom në Moldavi, Gagauzia. Për herë të parë jam në Bosilegrad. Qenka shumë interesant ky festival, tregon Nikollaj Makaroviç, zëvendës president i Gagauzisë. – Nxënës tanë prezantohen programin e tyre. Aktiviteti ia vlen të përgëzohet, sepse bashkon bullgarët nga vendet e ndryshme dhe jam i mirënjohës që më kanë ftuar.”
Tatjana Rakovçina gjithashtu është prej Moldavisë dhe është kryetare e Bashkisë bullgare në Gagauzi. “Për herë të dytë jemi këtu. Vjet, po ashtu edhe sivjet ftesën e morëm me kënaqësi të madhe. Respektojmë festën e madhe të krishterëve dhe është me rëndësi që aktiviteti mbledh bullgarët. Grupi ynë përbëhet nga 43 veta nga qytetet e Moldavisë, Komrad dhe Çadërlunga. Morëm me vete vezë të dekoruara shumë bukur. Fëmijët kanë vizatime të mrekullueshme kushtuar festës së Pashkëve. Ata do të këndojnë këngë popullore bullgare dhe do të prezantojnë vallëzime tradicionale bullgare.”
“Unë jam Maria Krëstnikova, drejtoresha e gjimnazit “Ivan Vazov” në fshatin moldavian Stojanovka dhe kam ardhur me fëmijët e dy ansambleve – njëri për këndim, tjetri për vallëzim. Në shtëpi e kemi ruajtur traditën bullgare, të trashëguar nga brezat e vjetër. Rrënjat tona janë nga qyteti bullgar Korten. Dy herë kemi bërë migrim – së pari në fshatin me të njëjtin emër në Moldavi, Korten dhe herën e dytë u vendosëm në Stojanovka. Kemi shkollë bullgare, festojmë sipas kalendarit ortodoks”, rrëfen Maria Krëstnikova. Ajo i bëri ftesë Zv/ presidentes bullgare, znj. Popova që të vizitojë Moldavinë dhe të njihet me situatën andej në lidhje me shkëmbimin kulturor. “E kemi kombin dhe fenë të njëjtët, zakonet i kemi të përbashkëta dhe duhet të jemi së bashku për të treguar se bullgarët janë të bukur si lule dhe janë të fortë si gur”, kategorike është Maria.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Fotografi: Elena Karkallanova
Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..
Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të sillte vërtet një fitore për Kamala Harris zhvillimi i një politike të qëndrueshme, a është Europa gati..
Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një ekspozite të jashtëzakonshme, një ekspozitë kushtuar një populli të lashtë, një ekspozitë që flet..
Një pemë e Krishtlindjeve me dekorime bullgare është vendosur në një vend qendror në Muzeun e Industrisë në Çikago. Për të pestin vit radhazi,..