Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kozmonautika bullgare në skenën botërore

Bullgaria është vendi i tretë, i cili bashkë me Rusinë dhe SHBA-në vazhdon të prodhojë ushqime kozmike.
Foto: capital.bg
Kartëvizita e kozmonautikës bullgare

Tashmë 40 vjet Bullgaria është anëtare e Klubit të shteteve kozmike. Ajo u aderua në familjen e elitës kozmike në vitin 1972, kur u vu në shfrytëzim një pajisje e saj për studimin e plazmës kozmike. Kështu Bullgaria u bë vendi i 18-të në botë me aparaturë të vet në Kozmos, i cili zhvillon vetë eksperimente. Pas kësaj Bullgaria u bë vendi i gjashtë, i cili ka dy kozmonautë, dhe shteti i tretë, i cili bashkë me Rusinë dhe SHBA-në vazhdon të prodhojë ushqime kozmike. Bullgaria ka lëshuar dy satelite dhe ka dërguar në Kozmos mbi 150 pajisje dhe aparatura. Teknika bullgare ka marrë pjesë në më se 500 eksperimente kozmike ndërkombëtare. Kulmi i studimeve kozmike bullgare ishte gjatë fluturimit të kozmonautit të dytë bullgar Aleksandër Aleksandrov në vitin 1988. Atëherë Bullgaria dërgoi në Kozmos 11 aparate, me të cilat pas kësaj shumë vite me radhë punonin kozmonautë dhe astronautë në stacionin kozmik “Paqe” dhe në Stacionin kozmik ndërkombëtar. Aktualisht në të funksionojnë pajisje bullgare për matjen e rrezatimit radioaktiv. Aparatura spektrometrike bullgare i bëri fotografitë e para me cilësi unikale satelitit të Marsit – Fobos. Kështu Bullgaria vazhdon të jetë një fuqi e madhe në fushën e teknologjive kozmike. Por kartëvizita e kozmonautikës bullgare nuk mbaron këtu.

Sukseset kozmike të Bullgarisë

Bullgaria ka përpunuar një serrë unikale kozmike dhe është e njohur për sukseset e saj në fushën e mjekësisë kozmike. Mbi bazën e aparaturës, e cila fluturon në Kozmos, shkencëtarët janë duke përpunuar një sistem holter – një aparat të vogël, i cili mund të incizojë rreth 70 parametra të trupit të njeriut – tensioni i gjakut, temperatura e trupit etj. Bullgarët ishin të parët në botë, të cilët kultivuan grurë të vërtetë në kushte kozmike, rrepka të kuqe dhe sallata të gjelbra. Kjo ndodhi në kuadër të projektit NASA – “Paqe”. Serra u lëshua me sovajkën kozmike.

A u rrit gruri në Kozmos? Iu drejtuam këtë pyetje prof. Petër Gecovit, drejtori i Institutit për studime kozmike pranë Akademisë Bullgare të Shkencave dhe një prej shkencëtarëve më të mirë në lëmin e kozmonautikës.

“Po! Kjo është një prej arritjeve tona, të cilën e realizuam shumë vështirë – na tregon prof. Gecovi. – Serra fluturoi më se 10 vjet. Atje u rritën dhe bimë të tjera. Ky është një element prej përgatitjes së astronautëve për fluturimin deri në Mars, të parashikuar për vitin 2025. Një prej eksperimenteve përfshin dhe teknologjinë tonë të serrës. Ajo do të jetë me dimensione të mëdha, sepse do të përdoret për krijimin e produkteve për konsumim gjatë fluturimit, kurse fluturimi do të vazhdojë më se një vit.”

Projektet më perspektive kozmike bullgare

Ato janë lidhur me fizikën kozmike dhe me studimet e rrezatimit diellor. Deri në vitin 2020 përdorimi i radiometrave mbetet markë e rezervuar për Bullgarinë në Stacionin kozmik ndërkombëtar. Një detyrë interesante shkencore është dhe studimi i plazmës rreth stacionit kozmik, i cili do të zhvillohet këtë vit me aparaturën bullgare. Vazhdojnë eksperimentet 500 ditore me serrën bullgare për fluturimin deri në Mars. Një pjesë e projekteve përfshijnë dhe studimin nga distanca të Tokës dhe Kozmosit.

Dhe një pyetje kureshtare: A do të bëhet Marsi shtëpia e re e njerëzimit?

“Harta rrugore kozmike e njerëzimit fillon nga stacioni kozmik i orbitës, pas kësaj është rimëkëmbja e fluturimeve deri në Hënë, pastaj është fluturimi deri në Mars dhe përvetësimi i tyre. Sikur Marsi është i vetmi, i cili në të ardhmen më të afërt mund të studiohet dhe eventualisht të përvetësohet nga njerëzit.”

A jemi të vetëm në Univers?

“Duke folur për Universin në përgjithësi, ne jemi një provincë e thellë dhe pasi në këtë provincë të thellë ka qenie të arsyeshme, ndoshta ka shumë planetë të tjerë, në të cilët mund të ketë një lloj tjetër jete, një lloj tjetër materieje – është i bindur shkencëtari i shquar bullgar. – Unë personalisht mendoj se nuk është realiste të pohojmë se jemi të vetëm. Në kuadrin e Sistemit diellor tani për tani nuk ka prova për qenie të arsyeshme. Në qoftë se vijnë nga ndonjë galaktikë tjetër, atëherë ato duhet të disponojnë mundësi shumë të larta teknologjike dhe energjetike, domethënë ato do të jenë më të zhvilluara dhe më të mençura nga ne. Ka të ngjarë që takimi midis nesh të mos jetë me “bukë dhe krip” si të thuash – ndoshta ata do të na trajtojnë në të njëjtën mënyrë, në të cilën ne i trajtojmë milingonat” – tha në përfundim prof. Gecovi.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Përrallat e Krishtlindjeve prej qelqi apo si ringjallet një traditë e harruar

Secila prej tyre sjell ngrohtësi dhe ngjall emocione, sepse është bërë me dorë dhe është e papërsëritshme dhe unike. Dhe shkëlqimet e saj të argjendta na kthejnë në fëmijëri, kur dimrat ishin të ashpër dhe të bardhë si bora, dhe lodrat e..

botuar më 24-12-22 8.15.PD

Banorët e fshatit Zmejovo shënojnë festën e verës së pelinit, recetën e së cilës e ruajnë me xhelozi

Më 21 dhjetor, fshati Zmejovo në rajonin e qytetit Stara Zagora shënon festën tradicionale të pelinit. Sipas një tradite të vjetër bullgare, miqtë do të priten me bukë e kripë në sheshin përballë Vatrës së Kulturës, ndërsa për humorin e tyre me një..

botuar më 24-12-21 7.45.PD

Adhurues të thurjes bashkohen në një komunitet për të ruajtur zanatin tradicional

Bërja e prodhimeve të thurura është një zanat tradicional që meriton një ringjallje dhe një jetë të re, beson Aleksandrina Pandurska, e njohur për iniciativat e saj të shumta për të promovuar vendet kulturore dhe historike në rajonin e qytetit..

botuar më 24-12-21 6.15.PD