Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rifutja e drerit të rëndomtë në Rodopet Lindore

Foto: wikipedia.org
Dreri i rëndomtë haset në çdo mal të Bullgarisë. Gjatë viteve të 30-të të shekullit të kaluar kafsha e egër e lejuar për gjueti ishte në zhdukje. Ja pse disa organizata morën përsipër rritjen e popullatës.

Sot drerët e rëndomtë në vend numërojnë rreth 23 mijë, tregon statistika e gjuetisë. Bullgaria mban rekordin botëror të trofeut të drerit të rëndomtë. 10 nga 20 trofeve të parë në botë i përkasin Bullgarisë. Në vend shiten kopje të trofeve, ku brirët peshojnë nga 7 deri në 14 kg. Habitatet e drerit të rëndomtë nuk janë të shtrira njëlloj. Kështu p.sh. kafsha e egër haset në Rodopet Perëndimore, por jo në Rodopet Lindore. Andej funksionon projekti bullgaro-holandez “Ari i ri i Trakisë”, i cili synon të ruajë larminë biologjike dhe të inkurajon rifutje të kafshëve të zhdukura, siç është puna me drerit të rëndomtë.

Pse ka nevojë dreri i rëndomtë të rifutet në Rodopet Lindore? Temën e komenton Stefan Avramov, koordinator i projektit “Territoret e mbrojtura dhe mbrojtja e llojeve” të Fondacionit bullgar “Biodiversiteti”. “Në të kaluarën dreri i rëndomtë është hasur dendur në Rodopet Lindore. Pastaj u zhduk nën ndikimin e njeriut. Rregullisht vërehen kafshë që shtegtojnë. Por nuk mund të presim ta rifusim drerin e rëndomtë dekadat në vijim. Ky lloj mbarështohet kryesisht në qendrat shtetërore të gjuetisë, ku kontrolli ndaj gjuetisë pa leje është i forcuar –sqaron eksperti. – Ja pse ne i kapim kafshët dhe ia dorëzojmë qendrave të këtilla. Në disa vende të Bullgarisë Veriore rriten mbi 1000 drerë të rëndomtë. Për dhjetë vite fermerët mund të përfitojnë nga gjuetia e tyre.”

Z. Avramov vë theks mbi zinxhirin ushqimor në Rodopet Lindore. “Pas dhjetëra vitesh, drerët e rëndomtë do të shërbenin si ushqim për shpendët grabitqarë. Në rajon hasen shkaba kokëbardhë, shkaba e zezë dhe kali i qyqes.”

Projekti “Ari i ri i Trakisë” synon të çojë 15 drerë të rëndomtë në qendrën e gjuetisë “Studen kladenec”. Atje do të qëndrojnë 40 ditë sa të kalojnë periudhën karantinore. Pastaj do të zhvendosen në një hapësirë 20 hektarësh të rrethuar me gardh. Që të përcaktohet pozicioni i drerëve të rëndomtë, do t’u vihet atyre marrësi GPS. Projekti ka për qëllim që popullata në Rodopet Lindore të përbëhet së pakti nga 50 drerë të rëndomtë.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Maria Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Personaliteti i Vasill Levskit vazhdon të lidhë bashkatdhetarët tanë jashtë vendit

152 vjet pasi Bullgaria humbi birin e saj të dashur, luftëtar për një shtet të lirë, të pavarur dhe tolerant - Vasill Levski, personaliteti i tij vazhdon të emocionojë dhe të frymëzojë zemrat e bullgarëve të të gjitha brezave. Historianët vazhdojnë të..

botuar më 25-02-19 5.10.MD
Kirill Vëllçev

BTA prezanton një font unik me rastin e përvjetorit të saj

Më 16 shkurt 2025 bëhen 127 vjet nga botimi i buletinit të parë të Agjencisë Telegrafike Bullgare (BTA), të nënshkruar nga drejtori i parë i saj Oskar Iskander. Agjencia u krijua në vitin 1898 me një dekret të Princit Ferdinand I, i modeluar sipas Agjencisë..

botuar më 25-02-16 7.55.PD

Gëzuar 89 vjet, Radio Bullgaria!

Më 16 shkurt Radio Bullgaria feston 89 vjetorin e saj. Gjatë gjithë këtyre viteve, media jonë shumëgjuhëshe ka qenë jo vetëm një kanal informacioni, por ka krijuar një lidhje të paçmuar me audiencën tonë në mbarë botën. Sot Radio Bullgaria ofron përmbajtje..

botuar më 25-02-16 6.45.PD