© Foto: Maria Dimitrova
Studimet gjatë vitit 1994 dhe 2004, kur u zhvillua regjistrimi ndërkombëtar i lejlekut të bardh, tregojnë se gjatë vitit 1994 një pjesë e madhe e foleve kanë qenë në pemë, gjersa në vitin 2004 mbizotërojnë foletë në shtyllat elektrike – deklaroi për Radio Bullgarinë Svetosllav Spasov nga Shoqata për mbrojtje të shpendëve. – Për fat të mirë organizata jonë bashkëpunon shumë mirë me shoqëritë elektrike në këtë drejtim. Gjatë disa viteve të fundit kompanitë, të cilat përgjigjen për mirëmbajtjen e këtyre pajisjeve i zhvendosën foletë në platforma të posaçme mbi telat e elektrikut, ku nuk ka rrezik as për shpendët, as për ndërprerjen e rrymës elektrike. Vënia e foleve në këto platforma artificiale është jashtëzakonisht e rëndësishme për ruajtjen e lejlekut të bardh – tha në përfundim eksperti.© Foto: BGNES
© Foto: BGNES
Bashkëjetesa paqësore e shpendëve me linjat e përçimit elektrik është një problem botëror. Svetosllav Spasov shënoi disa shembuj të mirë në këtë drejtim: Shumë shtete në Evropën Perëndimore dhe në Amerikën Veriore ndërmorën hapa për zgjidhjen e tij afatgjatë, duke bërë disa ndryshime legjislative, sipas të cilave të gjitha pajisjet e rrjetit elektrik, të cilat do të montohen këtej e tutje duhet të jenë të siguruara, kështu qe të mos jenë në dëm të shpendëve të egër dhe të mos ketë ndërprerje të rrjetit elektrik.© Foto: BGNES
Ekologët bullgarë shpresojnë se qeveria do të marrë masa, me të cilat t’i detyrojë shoqëritë elektrike për të montuar vetëm pajisje të parrezikshme për shpendët. Bullgaria tashmë ka ndërmarrë disa angazhime në kuadrin e Konventës së Bernit për ruajtjen e llojeve të rralla dhe duhet të respektojë rekomandimet e BE-së për kufizimin e konfliktit midis shpendëve dhe rrjetit elektrik. Ky është një problem real, i cili mund të çojë deri në zhdukjen e disa llojeve të shpendëve në territorin e vendit si shkaba egjiptiane, shqiponja mbretërore, fajkua e gjahut etj. Zgjidhja e këtij problemi do të ketë jo vetëm efekt ekologjik, por dhe ekonomik, sepse shumë turistë e vizitojnë Bullgarinë pikërisht që të shohin fluturimin e këtyre shpendëve të bukur, të cilët janë zhdukur në pjesën më të madhe të Evropës.Organizata turistike "Caribrod" njofton bashkëqytetarët, vizitorët dhe turistët në territorin e komunës së Caribrodit se nisi nga puna aplikacioni i ri - "Go Dimitrovgrad". Këtë e bën të ditur portali multimedial në gjuhën bullgare dhe serbe FAR,..
Këshilli i Ministrave miratoi një dekret për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për kushtet dhe rendin e dhënies së vizave dhe përcaktimin e regjimit të vizave nga viti 2011. Me të, korniza rregullative sinkronizohet me kërkesat e procedurës së..
Organizata bullgare e hotelerisë dhe restoranteve prezantoi çmimet e saj vjetore për arritjet profesionale në fushën e turizmit, duke vlerësuar punën e zviceranes Elizabeth Bleiker për popullarizimin e vendit tonë si destinacion turistik në tre vende -..
Mbledhja e akademikëve dhe anëtarëve korrespondentë të Akademisë Bullgare të Shkencave, e cila bashkon të gjithë anëtarët nga drejtimet shkencore dhe..
Një vit paqëndrueshmërie politike dhe konfrontimesh jo aq sa i përket ideve për të dalë nga enigma e kahershme e pushtetit në të cilën ndodhet Bullgaria,..