Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Lilly of the West” – country, swing dhe... këngë popullore bullgare

Foto: arkiv personal
Lili Drumeva është drejtuese e radio programeve, e programeve televizive, është këngëtare, autore muzike dhe menaxhere e grupit të saj “Lilly of the West”. Në të marrin pjesë gjithashtu Jasen Vasilev (kitarë), Svoboda Bozduganova (kontrabas) dhe Mihaill Shishkov (piano dhe e ashtuquajtura “Dobro kitara”, domethënë kitarë rezonatori). Muzikantët preferojnë stilet blue grass, country, blus, kurse në albumin e tyre të fundit – swing. Prandaj edhe tekstet janë në anglisht. Megjithatë në çdo një projekt të tyre ka të paktën një këngë popullore bullgare, me orkestrim të posaçëm.

Swings&Heartaches”, ose “Dhimbje swing-u të zemrës – kështu titullohet kompaktdisku i fundit i grupit – tregon Lili Drumeva. – Deri tani nuk kam incizuar swing. Gjatë viteve 30-40 të shekullit të XX-të u krijuan shumë stile të tjera, të cilat u bënë themeli i muzikës gjatë disa dekadave në vijim – rock-and-roll, rockabilly, rhythm and blus, country, blue grass. Në album ne shprehim mirënjohjen tonë ndaj autorëve dhe interpretuesve të mëdhenj të kësaj periudhe.”

Pjesa e parë në “Swings&Heartaches” titullohet “Gotta lotta rhythm in my soul” – “Kam shumë ritëm në shpirtin tim”. Kënga është nga repertori i Patsi Cline – një këngëtare e stilit country, e cila ka jetuar shumë pak, por ka mbetur në historinë muzikore me interpretimet e saj të bukura. Stili është rockabilly, një gërshetim midis rock-and-roll dhe hillbilly – një variacion i stilit country.

“Në të gjitha albumet e grupit përpiqem të përfshij të paktën një-dy këngë popullore bullgare – na tregon menaxherja e grupit Lili. – Sepse folklori bullgar është kartëvizita jonë – intonacionet dhe ritmet e muzikës sonë tradicionale pranohen me një interes shumë të madh jashtë. Në albumin tonë të fundit “Swings&Heartaches” kemi përfshirë dy këngë popullore bullgare nga krahina e Rodopeve. E njoh shumë mirë repertorin e Ansamblit folklorik kombëtar “Filip Kutev”, madje kam qenë nxënëse e zotit Georgi Genov – dirigjenti i korit. Nga ai i mëzova këngët, por në album ato tingëllojnë në një mënyrë më të ndryshme.”

“Grupi ka një histori të gjatë – na tregon menaxherja e grupit “Lilly of the West” Lili Drumeva. – E krijova në vitin 1995. atëherë doli në treg dhe albumi ynë i parë, në të cilin ishin përfshirë kompozime të stilit country dhe blue grass dhe dy kompozime të tjera, të krijuara nga unë. Pas kësaj realizuam një turne në Holandë. Atje lëshuam një album me incizime live, me producent një kompani holandeze. Në fillim ishim bashkë me Rosen Hristovin (baxho dhe glajd kitarë), Rajko Pepellanovin (kitarë) dhe Cvetan Vllajkovin (bas) – muzikantë shumë të mirë. Përbërja e grupit u ndërrua gradualisht, kam punuar me interpretues të ndryshëm, ndër të cilët ka dhe shumë të huaj, por diapazoni i stilit, si dhe prania e këngëve bullgare gjithmonë ka qenë një karakteristikë specifike e grupit.”

“Kam mbaruar Universitetin për studime ekonomike në Vjenë – na tregon Lili. – Gjatë vitit të fundit të studimeve u njoha me një muzikant të stilit country Gerhard Jung. Ai më çoi në një koncert të Emmylou Harris – një këngëtare, e cila i bie kitarës dhe interpreton balada të bukura të stilit country. Atëherë kuptova se kjo është muzika ime. Fillova të dëgjoj albume të ndryshme, miku im Gerhard më mësoi t’i bjerë kitarës. I bie gjithashtu violinës. Në fillim krijuam një duet me të, pastaj krijuam një grup. Pasi u ktheva në Bullgari e krijova grupin “Lilly of the West”.

Deri tani grupi ka gjithsej nëntë albume. Po të doni disa prej interpretimeve të grupit, klikoni mbi ikonën AUDIO. Ju urojmë minuta të këndshme!

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Allbena Bezovska


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Edicioni i vjeshtës i SoFest i bashkon artet

Edicioni vjeshtor i SoFest do të tërheqë fansa të arteve të ndryshme në Sofje me ngjarje interesante dhe pjesëmarrës nga vende të ndryshme. Nga data 14 deri më 17 nëntor në Sofia Live Club i presin dy shfaqje teatrale dhe koncerte të ndryshme. Dhe këtë..

botuar më 24-11-12 6.15.PD

Në “Librin e këngëve të BE-së” u përfshin 6 këngë të përjetshme bullgare

U lëshua “Libri i këngëve të BE-së” (The EU Songbook), i cili përmban 6 këngë nga secili prej 27 shteteve anëtare të BE-sëdhe himni i BE-së "Ode e Gëzimit", transmeton BTA. Libri i këngëve është një projekt jofitimprurës danez dhe nuk ka lidhje..

rinovuar më 24-11-11 11.54.PD

Një tjetër njohje e muzikës sonë amtare në këngën "Përgjithmonë"

Muzikanti legjendar i rock-ut dhe vokalist i “Rainbow” dhe “Deep Purple” Joe Lynn Turner zgjodhi yllin tonë të muzikës pop Maria Ilieva si partnere në duet në këngën e tij të fundit. Në këngën “Përgjithmonë”, si kompliment për publikun bullgar, ka një..

botuar më 24-11-11 6.10.PD