“Po, mund të krenohemi për këtë informacion” – është kategorike zonja Vili Gëllëbova. – Metoda e matjeve të antioksidantëve në verë, në pijet e tjera dhe në ushqime quhet ORAC (Oxygen Radical Absorbent Capacity). Kjo është një shkallë, e cila pasqyron kapacitetin e absorbimit të radikaleve të oksigjenit. Metodika është përpunuar me kërkesë të Departamentit të bujqësisë në SHBA dhe jep mundësi për t’u krahasuar kapaciteti i antioksidantëve të ushqimeve të ndryshme, pijeve, erëzave. Në Amerikë funksionojnë disa institucione zyrtare, të cilat kanë sajte publike, të quajtura “vëzhgues të ORAC (ORAC-watchers). Në këto sajte publikohen rezultatet më të mira. Së shpejti do të publikohen të dhënat për verën tonë. Atje mund të shihni se tani për tani vlera më e lartë e verës së kuqe si antioksidant është 4 mijë njësi ORAC, kurse certifikata jonë, e cila është e një laboratori shumë prestigjioz japonez, tregon dy herë më shumë njësi të tilla – 8700.”
Studimet shkencore tregojnë se konsumimi i ushqimeve dhe pijeve me vlera të larta ORAC mund të vonojë proceset e pleqërimit. Çfarë është doza e rekomanduar e konsumimit të verës?
“Doza e rekomanduar sipas Agjencisë Amerikane të Ilaçeve është nga 3 deri më 5 mijë njësi ORAC në ditë – thotë zonja Vili Gëllëbova. – Në këtë mënyrë ndihmohet neutralizimi i radikaleve të lira, të cilat formohen vazhdimisht në organizëm dhe ai funksionon në mënyrë të natyrshme. Për fat të keq zakonisht njeriu konsumon mesatarisht më pak se 1000 njësi dhe madje kur konsumojmë më shumë fruta dhe perime, ne arrijmë rreth 2 mijë njësi, kjo do të thotë – rreth 50 mililitra verë në ditë.”
© Foto: BTA
Çfarë i detyrohen vlerat e larta të antioksidantëve në verën e kuqe bullgare – regjionit ku është prodhuar rrushi, ose teknologjisë?
“Gjithçka është me rëndësi – thotë zonja Gëllëbova. – Kjo verë është prodhuar në rajonin e Luginës së Trakisë, regjioni më i ngrohtë i Bullgarisë, ku ka më shumë diell dhe rrushi piqet më shpejt. Kjo është me rëndësi të madhe për grumbullimin e lëndëve ngjyruese në cipat e rrushit, si dhe të polifenolave në farëra. Pikërisht nga atje, suplementarisht, nëpërmjet teknologjive nxirren elementet e dobishme sipas një metode inovative. Me ndihmën e nanoteknologjive prodhohet një koncentrat, i cili shtohet në masën fermentuese, ose në një etapë më të vonshme – në vetë verën.”
Teknologjia, e përshkruar nga Vili Gëllëbova, është krijuar nga doktori i shkencave teknike Ivan Kiuila – akademik i Akademisë ndërkombëtare të radioelektronikës së aplikuar dhe anëtar i Akademisë ukrainase të shkencave.
© Foto: BTA
Më 16 shkurt 2025 bëhen 127 vjet nga botimi i buletinit të parë të Agjencisë Telegrafike Bullgare (BTA), të nënshkruar nga drejtori i parë i saj Oskar Iskander. Agjencia u krijua në vitin 1898 me një dekret të Princit Ferdinand I, i modeluar sipas Agjencisë..
Më 16 shkurt Radio Bullgaria feston 89 vjetorin e saj. Gjatë gjithë këtyre viteve, media jonë shumëgjuhëshe ka qenë jo vetëm një kanal informacioni, por ka krijuar një lidhje të paçmuar me audiencën tonë në mbarë botën. Sot Radio Bullgaria ofron përmbajtje..
Pak ditë më parë, zogu i parë i pelikanit dalmat (Pelecanus crispus) i këtij sezoni u çel në zonën e mbrojtur Kalimok - Brëshlen pranë qytetit të Danubit, Tutrakan , njoftoi Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve "BirdLife Bulgaria". Prindërit e tij..