Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kalorësi i Madarës

Foto: Ljubomir Llazarov

Madara është një rezervat historik dhe arkeologjik, që shtrihet mbi një sipërfaqe të madhe në pjesën verilindore të Bullgarisë në afërsi të qytetit Shumen. Këtu tablotë e mrekullueshme natyrore gërshetohen në mënyrë të papërsëritshme me monumente të lashta historike të epokave të ndryshme. Më i rëndësishmi ndër ta është Kalorësi i Madarës – një basoreliev unik, i cili në vitin 1979 UNESKO-ja e shpalli monument të trashëgimisë kulturore botërore. Pas një anketimi kombëtar në vitin 2008 Kalorësi i Madarës u zgjodh simbol i Bullgarisë. Shumë shkencëtarë kanë studiuar historinë dhe prejardhjen e këtij monumenti. Ekzistojnë teori të ndryshme për kalorësin e përjetësuar në basorelievin shkëmbor. Të shumta janë edhe diskutimet kur u gdhend këtë monument.

Përgjigjet jep Borisllav Dimitrovi nga Rezervati Kombëtar Historik Arkeologjik “Madara”: “Kalorësi i Madarës është një monument, që daton nga epoka e Mbretërisë së Parë Bullgare, vitet 681 – 1018. Njeri nga mbishkrimet, të cilët historianët e deshifruan, flet për marrëdhëniet e khanit bullgar Tervell me perandorin bizantin Justinian gjatë viti 705. Në atë kohë perandori bizantin humbi fronin dhe u mërgua. Pasi arriti të ikë, perandori i rrëzuar i drejtoi lutje hkanit bullgar për ndihmë. Me një ushtri 17 mijëshe Terveli mbërriti para porteve të Stambollit dhe i ndihmoi Justinjanit të rikthehet në fron. Sunduesi bullgar u prit me nderime dhe u dekorua me titullin çezar, ndërsa Bizanti u detyrua t’i paguajë tatim Bullgarisë. Kjo ishte njohja e parë e shtetit të porsakrijuar bullgar, vetëm 24 vjet pas themelimit në vitin 681.”

Mite dhe legjenda të ndryshme tregohen për Kalorësin e Madarës dhe shenjtëroret në këtë rezervat. Sipas legjendave këtu jetonte një profete, emri i së cilës nuk mbahet mend. Para saj pikërisht në këtë rajon trakët bënin ritet e tyre pagane. Gjatë epokës së Mesjetës Madara ishte një qendër e madhe e kulteve. Interesi i parë shkencore ndaj këtij rajoni daton nga shekulli XIX. Ndër dijetarët, që realizuan një punë kërkimor-shkencore këtu ishin studiues të njohur si Gejza Feher, Karell Shkorpill, Rafaill Popov e të tjerë. Në Shpellën e Madhe u zbuluan copëza pllake të ritit kushtuara Hyjnisë Nënë Bendida, një copë mermeri me figurat e zodiakut dhe sende të tjera. Në rajonin e rezervatit ka dhe një varrezë shkëmbore nga epoka e hershme e krishtere, një kompleks shkëmbor manastiresh...

Rreth kalorësit ka mbishkrime të ndryshme, që lidhen me gjysmën e parë të shekullit IX. Në të tregohen hollësi për pushtetarët pas khanit Tervell. Përveç pllakës gurore me pamjen e kalorësit, në rezervat ka edhe shumë objekte të tjera interesante. Për shembull Shpella e Madh ishte një shenjtërore të trakëve – quajtur nimfeum, nga fjala nimfë. Kjo shenjtërore u ishte kushtuar tri hyjnive më të respektuara – të pjellorisë, të pyjeve dhe të ujërave. Në Shpellën e Vogël ka disa gjetje dhe artefakte, që flasin për jetën e njerëzve primitiv.

Mbarë rajoni ishte i populluar që në kohën më të lashtë –gjashtë, shtatë mijë vjet para Krishtit. Kështjellën, e cila ngre shtat në rajonin e rezervatit, njerëzit e shfrytëzuan deri në shekullin e katërt – pestë. Në rajon u zbuluan një kishë pagane – quajtur nga protobullgarët kapishte, dhe një rezidencë e khanëve, në të cilën pushtetarët e moçëm bullgarë erdhën të pushojnë. Në rrënojat e zbuluara të rezervatit u gërmuan shumë pllaka prej mermeri me pamje të të ashtuquajturit kalorësit trak ose Heros – një burrë, i cili me shtizën e vet shpon një kafshë. Pasi Kalorësi i Madarës përbën një figurë të tillë, disa shkencëtarë pranojnë, se ky është një monument i trakëve. Mirëpo, u provua, se mbishkrimet u gdhendën bashkë me basorelievin. Kështu që datimi i këtij lapidari është tepër i saktë.

Paraklisi shkëmbor “Shën Pantalejmon” i cili gjendet në afërsi të drejtë për drejtë të Shpellës së Madhe, ishte një kishë, që shfrytëzohej edhe gjatë Mbretërisë së Dytë Bullgare – vitet 1185 – 1396. Edhe më sot në këtë kishë të vogël kryhen rite fetare. Ajo u restaurua në vitin 1993. Në shkëmbin pranë ka një burim me uji të pastër. Supozohet, se uji ka cilësi kuruese. Njerëzit, që merren me shkenca ezoterike, thonë se brenda në këtë shkëmb ka një qendër tepër të fortë energjetike. Prandaj jo vetëm uji, por edhe mbarë rajoni janë shumë të dobishëm për shëndetin e njeriut.

Interesi ndaj Kalorësit të Madarës dhe fenomeneve të tjera në rezervat janë shkaku, për të cilin mijëra turistë vijnë këtu. Në afërsi të drejtë për dejtë është vila turistike “Kalorësi i Madarës”, e cila pret si turistë nga Bullgaria, ashtu edhe nga jashtë. Kjo vilë u ndërtua me punë vullnetare. Rreth saj ka shumë shtigje, që janë të përshtatshme si për turistët e vogël, ashtu edhe për më të moshuarit. Krahas monumentit “Kalorësi i Madarës”, turistët, që vijnë këtu mund të vizitojnë 12 fenomene të tjera me rëndësi kulturore dhe historike. Ndër ta janë kryeqytetet e vjetra të Bullgarisë – Pliska dhe Presllav. Qyteti i afërt Shumen gjithashtu ka një histori të pasur, për të cilën dëshmojnë monumentet e shumta në të.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografi: Ljubomir Llazarov

По публикацията работи: Allbena Bezovska


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Magurata” është një nga shpellat më të bukura dhe më enigmatike në Evropë

Në kulmin e sezonit turistik, Shpella “Magurata” mirëpret mesatarisht 1000 deri në 1500 njerëz në ditë. Fenomeni natyror dhe arkeologjik, i vendosur jo shumë larg nga qyteti i Bullgarisë Veriperëndimore – Bellogradçik , ka përmasa kolosale dhe i..

botuar më 23-09-10 1.10.MD

Bukuria asketike e kishës “Shën Gjergji Fitimprurësi”

Në qytetin Kjustendill të Bullgarisë Jugperëndimore në lagjen Kollusha ngrihet kisha “Shën Gjergji Fitimprurësi”. Ajo u shpall monument arkitekturor dhe kulturor me rëndësi kombëtare. Ky është tempulli më i vjetër nga mesjeta në rajon. Krijuar..

botuar më 20-05-06 6.30.PD

Vendi ku Shën Athanasi ka komunikuar me Zotin

Nuk është e nevojshme të udhëtojmë me mijëra kilometra, që të mund të arrijmë deri në vende në të vërtetë të shenjta për të krishterët dhe të pimë nga "burimi" çudibërës i besimit ortodoks. Tokat bullgare janë të përmbushura me qindra kisha dhe..

botuar më 20-01-18 9.00.PD