Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Muzeu i sportit – shëtitje mes medaljeve, fitoreve dhe lavdisë

Muzeu i sportit në Sofje
Foto: Maria Peeva

Sporti sjell shëndet dhe disiplinë, por për bullgarët ai është edhe shkak për bashkim dhe krenari kombëtare. Për historikun e tij sot tregon Muzeu i sportit i cili ndodhet në Stadiumin kombëtar “Vasil Levski” në Sofje dhe është një nga 100 Objektet Turistike Kombëtare të Bullgarisë.

Pas Çlirimit Bullgaria ka filluar të shfrytëzojë përvojën evropiane në themelimin e institucioneve të saj. Kjo vlen edhe për sferën e sportit, ku u zgjodh sistemi zviceran.

© Foto: Maria Peeva

Gjimnastët zviceranë vendosën themelet e sporteve moderne në Bullgari

“Gjatë majit të vitit 1894 me ftesë të ministrit të arsimit Georgi Zhivkov në Bullgari mbërritën dhjetë mësues zviceranë të gjimnastikës, të cilët ishin shpërndarë në shkollat e mëdha të vendit – tregon përgjegjësja e Muzeut të sportit në Sofje, zonja Katja Ivanova. – Ata filluan t’iu tregojnë lloje të ndryshme sportesh njerëzve vendasë. Njëri prej tyre Sharl Shampo mori pjesë në emër të Bullgarisë në Lojërat e para olimpike gjatë vitit 1896 në Athinë. Këta njerëz vendosën themelet e shkollës sportive të Bullgarisë, prej së cilës më vonë linden trajnerët dhe sportistët të mëdhenj bullgarë.”

Për cilat sporte mund të flitet për shkollë bullgare?

Nikolla Stançevi (majtas) fitoi medaljen e artë në mundjen e lirë nga Olimpiada e Melbournit gjatë vitit 1956

“Mundje është një sport me shumë suksese për Bullgarinë. Kampioni ynë i parë olimpik është mundësi Nikolla Stançev. Ky është i vetmi sport në të cilin gjatë viteve kishte zhvillim të balancuar, pa ulje dhe kriza të mëdha – është e mendimit zonja Katja Ivanova. – Sporte të tjera me tradita në Bullgari janë qitje sportive, boksi, gjimnastika ritmike dhe peshëngritja. Tradicionalisht të fuqishme jemi edhe në gjimnastikën sportive, sepse nga Lojërat e para olimpike deri më sot kemi përfaqësues bullgarë. Gjimnasti më i njohur bullgar është Jordan Jovçev, i cili hyri në historinë e gjimnastikës botërore me një rekord – pjesëmarrjen e tij të gjashtë të radhës në Olimpiadë.”

Duke shikuar vitrinat e Muzeut të sportit të Sofjes, vizituesit shpesh pyesin pse tri prej tyre janë kushtuar biçiklizmit?

“Biçiklizmi është sporti i parë i cili filloi në mënyrë të organizuar të praktikohet në Bullgari – tregon zonja Ivanova. – Shoqata e parë e biçiklizmit u krijua gjatë vitit 1888. Ajo mori jo vetëm me organizimin e garave, por edhe me botimin e librave të specializuara dhe me përkthimin e rregullave. Biçiklizmi ishte sporti më i përhapur në Bullgari deri në mes të viteve të gjashtëdhjetë, kur erdhi koha e Mbretit Futboll.”

Kujtojmë momentet e bukura në historinë e futbollit bullgar të shoqëruara me brohoritjen e tifozëve “Bullgarë, trima!” nga tribunat e stadiumeve. Si lindi kjo frazë?

“Gjatë vitit 1895 përsëri me ndihmën e gjimnastëve zviceranë, u krijua e ashtuquajtura Shoqata e trimave. Vite pas Çlirimit ndjenjat revolucionare në vend akoma ishin të forta dhe për këtë shkak uniforma zyrtare e gjimnastëve të rinj ishte si ajo e çetës së revolucionarit Hristo Botev. Ja dhe si sporti është lidhur me historinë – na tregon zonja Ivanova. – Pas kësaj në shumë qytete u krijua shoqata trime gjimnastike. Në atë kohë gjimnastika do të thoshte sport. Gjatë vitit 1898 u krijuar Bashkimi i shoqatave gjimnastike bullgare. Ashtu në të gjitha ndeshjet sportive publiku ka fillua të brohorisë “Bullgarë, trima!”

Vitrina kushtuar futbollit bullgar

Pa dyshim futbolli është sporti i cili i emocionon më shumë bullgarët. Arritja më e madhe është vendi i katërt në Kampionatin botëror të futbollit gjatë vitit 1994 në ShBA. Futbolli bullgar ka edhe dy suksese të mëdha, por në Lojëra olimpike. Shumë pak njerëz e dinë se skuadra bullgare e futbollit fitoi medaljet e bronzit gjatë vitit 1956 në Olimpiadën e Melbournit. Sukses më i madh është medalja e argjendtë nga Olimpiada e Meksikës gjatë 1968.

Sportistët bullgarë kanë treguar mjeshtërinë e lartë sportive duke fituar tituj në garën më të madhe – Olimpiada. Cila është historia olimpike e Bullgarisë?

“Bullgaria është një nga katërmbëdhjetë vendet themeluese të Lojërave moderne olimpike gjatë vitit 1896, kur Pier djo Kuberten (Pierre de Coubertin) ri-themeloi lojërat nga antikiteti. Ky është një fakt me të cilin duhet të krenohemi, sepse ideja olimpike është jashtëzakonisht humane – shpjegon zonja Ivanova. – Të jesh kampion olimpik është nder dhe krenari e jashtëzakonshme. Bullgaria ka disa kampionë të dyfishtë olimpikë – mundësit Petër Kirov dhe Bojan Radev, shtangisti Norair Nurikjan, qitësit Maria Grozdeva dhe Tanju Kirjakov. Hero tjetër i madh olimpik është kanuisti Nikollaj Buhallov, i cili në Olimpiadën e Barcelonës gjatë vitit 1992 fitoi dy medalje të artë në distancën 500 dhe 1000 metrash. Vanja Gesheva (kanu-kajak) është e vetmja sportiste bullgare e cila ka kompleten e plotë medaljesh prej një Olimpiade. Për çdo një sportist Lojërat olimpike janë kulmi i karrierës dhe të gjithë ëndërrojnë për këto medalje. Nuk ka ish kampionë olimpikë, kur një herë fitosh titullin, emri yt mbetet në historinë e sportit.”

Fotografi: Maria Peeva

По публикацията работи: Maria Peeva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Manastiri i Çiprovos – vend për lutje dhe shërim shpirtëror

Si çdo vit më 19 tetor shënohet festa në një mënyrë të re. Mbi urnën në kambanerinë Kullata përurohet një kishë e vogël e re, ku pas kohe do të transportohen eshtrat e kryengritësve të vrarë në kryengritjen e Çiprovos gjatë vitit 1688. Me këtë festa..

botuar më 15-10-19 12.50.MD

Shkëlqimi dhe rënia e qytetit legjendar Kabile

Supozohet, se qyteti i lashtë legjendar Kabile mban emrin e hyjnisë trake nënë Kibella, pamja e së cilës është e rikrijuar mbi reliefin e shenjtores shkëmbore “Zajçi Vrëh”. Pikërisht në rrezet e këtij observatori i lashtë astronomik formohet një nga..

botuar më 15-09-27 9.45.PD

Prej majës Snezhanka mali Rodopa shihet gati si në pëllëmbë të dorës

Një majë e malit Rodopa mban emrin e Borëbardhës nga përralla e njohur. Në bullgarisht heroina quhet Snezhanka. Emri është i tillë për shkak të veshjes së akullt e të shkëlqyeshëm, që ajo e mban gjatë pjesës më të madhe të vitit. Këtu dimri zgjat nga..

botuar më 15-09-21 2.35.MD