Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria hyn në rekordet Gines me 333 gajde kaba

Foto: BGNES
Muzika folklorike e maleve Rodope udhëton në Kozmos, bëhet kolonë zanore e filmave amerikane, ndërsa sot hyri në librin e rekordeve Gines. Bullgaria shënoi rekordin botëror të interpretimit në gajde. Ngjarja u zhvillua më 16 maj në Sofje. 333 gajdexhi të veshur me kostume të njëjta popullore të rajonit të maleve Rodope interpretuan me mjeshtëri suitë me motive folklorike. Më 19 qershor u bë e qartë se interpretimi bullgar në gajde u shpall rekord i Gines. Kështu gajdexhinjtë bullgarë thyen rekordin e 240 gajdeve skoceze.

© Foto: BGNES


Në Pallatin Kombëtar të Kulturës në Sofje afro 4 mijë shikues u ngritën në këmbë, kur dëgjuat fragmente të tetë këngëve të maleve Rodope, interpretuar vetëm për 9 minuta dhe 13 sekonda. Gajdexhiu më i vogël ishte 7 vjeç, nxënës i klasës së parë, i cili i bie gajdes qysh kur ka qenë në kopsht. Pjesëmarrësi më i moshuar ishte i moshës 80 vjeçare. Mes gajdexhinjve u dalluan 10 vajza të reja. Gajdja kaba është simboli i maleve Rodope. Që prej kohërave të lashta ky instrument ka shoqëruar jetën festive të njeriut. Për dallim nga gajdja skoceze dhe gajdja bullgare xhura, të cilat gëzojnë tonalitetet më të lartë, gajdja kaba e maleve Rodope nxjerr tinguj më të ulët basi. Ky është rekordi i dhjetë i Bullgarisë, i cili ka hyrë në librin Gines, gjithashtu edhe më tërheqësi – njëkohësisht 333 gajdexhinj i bien veglës frymore popullore.

Çfarë rëndësi ka kjo ngjarje për Bullgarinë?

“Qenka edhe një rast tjetër që të krenohemi me emrin bullgar – komenton znj. Sana Alsbej nga Fondacioni “Arti të jetosh”, e cila është organizatore e ngjarjes. – Kjo që arritëm është një njohje botërore e vendit tonë. Në të vërtetë kemi shumë për t’i treguar botës – muzika jonë dhe traditat tona janë të çmueshme aq sa është vlera e trashëgimisë kulturore të çfarëdo kombi tjetër.”

Si qindrat gajde prekën zemrat e publikut në sallën e madhe të Pallatit Kombëtar të Kulturës?

“Emocioni ishte i paparë, sidomos kur perdja filloi të ngrihej, kujtoi udhëheqësi i gajdexhinjve Kostadin Illçev. – Pasi publiku i pa 333 gajdexhinjtë, menjëherë u ngrit në këmbë. Duartrokitjet ishin aq të forta që në një moment nuk mund ta dëgjoja interpretimin në gajde. Njerëzit thanë që deri tani nuk kanë parë një gjë të tillë.”

Pse organizatorët u bashkuan rreth gajdeve kaba?

“Zgjedhja nuk u bë lehtësisht, tha znj. Alsbej. – Gajdet kaba nxjerrin tinguj unik, të cilët shpien larg në mal. Të pranishmit e këtij rekordi patën këtë ndjenjë. Ishte moment adrenaline për secilin prej nesh.”

Shumë janë etnografët që hulumtojnë magjinë e gajdes kaba të maleve Rodope. Ka mjaft shkrime historike lidhur me origjinën e kësaj vegle frymore popullore.

“Nuk dihet cilës periudhë i përket gajdja kaba, nuk dihet kush është mjeshtëri i saj, por për herë të u has në malet Rodope – tregon z. Illçev, po ashtu udhëheqës i orkestrës “101 gajde kaba”. –Tonaliteti i saj më i ulët lehtëson interpretimin në të. Nuk ekziston një instrument tjetër më komod për t’u shoqëruar këngët.”

Si u sinkronizuan 333 gajdexhinjtë të vendbanimeve të ndryshme të maleve Ropope? Ata janë të moshave të ndryshme, u përkasin shkollave të ndryshme muzikore dhe kanë zakone të ndryshme vendase. Kostadin Illçev tha se sinkronia është dukuri e botës të brendshme të njeriut. Organizatorët shqarojnë se gajdexhinjtë kanë bërë prova ndaras, duke përdorur disqe që të dëgjohen si një tërësi.

“Sekreti i sinkronisë ka të bëjë me vetë gajdexhinjtë – ata janë profesionalistë, tha znj. Alsbej. – Të gjithë kanë mbaruar shkollë muzikore. Punën që bënë është për t’u përgëzuar, sepse gajdja nuk është një instrument i lehtë, kurse secili prej pjesëmarrësve ka provuar suitën e 8 fragmenteve të këngëve popullore bullgare veç e veç. Të gjithë gajdexhinjtë së bashku bënë provën vetëm ditën e ngjarjes dhe arritën sinkroninë e kërkuar.”

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pse disa nga rrugët e Pragës mbajnë emrat e iluministëve bullgarë?

Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në historinë bullgare, ky koncept lidhet më shpesh me periudhën e Rilindjes (shek. XVIII-XIX) dhe me..

botuar më 24-11-29 7.35.PD

A do të çojë në një sulm bërthamor vendimi i SHBA-ve për të lejuar Ukrainën të godasë objektiva brenda Rusisë me armë të tyre?

Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e furnizuara nga Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, shumica janë në mbështetjen e tij. Ai erdhi pak..

botuar më 24-11-27 7.08.MD
Nënshkrimi i Traktatit të Paqes të Neuilly, 27 nëntor 1919

Elegjia për Krahinat Perëndimore tingëllon si një requiem

105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë në Luftën e Parë Botërore (1914-1918). Historianët e përkufizojnë dokumentin si "katastrofa e radhës..

botuar më 24-11-27 7.05.PD