Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Terra Madre 2012” – shija e Ballkanit

Historia e Ballkanit është plot konflikte të kanë ndarë fqinjët e deridjeshëm. Në të njëjtën kohë shijet kombëtare kështu janë ndërthurur, se ngjan të hasim mbi një gjellë të përgatitur me produkte të njëjta, por të emëruar me emra të ndryshme nga të dyja anët e kufirit, që ndan vendet fqinje ballkanike. Të tregojë gjërat e përafërta, pavarësisht nga larmia kulinare, të dallojë ushqimet unikale për vendet e veçanta, dhe po kështu të japë mundësi për debate, biznes-kontakte dhe miqësi, që qëllimi i takimit të realizuar në fund të javës së kaluar në Sofje “Terra Madre Ballkani 2012”, që ka mbledhur prodhues të ushqimeve tradicionale nga Gadishulli i Ballkanit. Takimi u realizua nën patronazhin e kryetares së Bashkisë së kryeqytetit, zonja Jordanka Fandëkova, në përkrahje të kandidaturës së Sofjes për kryeqytet evropian të kulturës – 2019.

© Foto: BGNES

“Ushqimi dhe prodhimi i tij është çështje tradite – thotë Desisllava Dimitrovën, koordinatore për Bullgarinë e “Slow Food Internat” – organizatorë të ngjarjes. – Prodhimi dhe rritja e ushqimeve regjionale dhe të kulturave si dhe veçoritë kulinare dhe recetat janë produkt të dijeve shekullore të bashkësive vendase për këtë, se si të shfrytëzojnë të dhënat e natyrës për anën sezonale të ushqimeve e kështu me radhë. Ka ushqime të përditshme, ushqime të cilat përgatiten në festa të ndryshme – në përgjithësi ushqimi është diçka më shumë nga një domosdoshmëri fiziologjike, ajo është një element bazë nga jeta, edhe veçoria kulturore. Me krenari dhe gëzim mund të them se, pikërisht Bullgaria inicion krijimin e këtij takimi. Mendojmë se, në Ballkan është shumë vështirë të flitet për një kuzhinë kombëtare. Më tepër për një kuzhinë regjionale. Gjejmë se, gjërat, të cilat na lidhin janë shumë më tepër nga ato të cilat na ndajnë. Vendosëm se, do të jetë me një dobi reciproke të zgjasim dorë dhe të punojmë bashkërisht për ruajtjen e recetave kulinare dhe të shijeve në Ballkan. “Slow food” (ushqim i ngadalshëm) është një filozofi për prodhimin e një ushqimi të shijshëm, me cilësi dhe të frytshëm. “Terra Madre” është një rrjet prej prodhuesve të ushqimeve të tilla, ushqime të përshtatura me kushtet regjionale klimatike, me jetën dhe kulturën.”

“Vendet ballkanike zhvillohen në kushte relativisht të ngjashme sociale dhe ekonomike. Ruajtja e trashëgimisë dhe të traditave në rajonet e tyre fshatare kërkon përpjekje të përbashkëta dhe në kohë, të cilat i kalojnë kufijtë kombëtar” – theksuan organizatorët dhe pjesëmarrësit në takimin e parë të tillë: “Terra Madre Ballkani 2010”. Gjatë këtij viti ata u mblodhën në Sofje që të shqyrtojnë politikën e re të përbashkët bujqësore të Bashkimit Evropian, zhvillimin e qëndrueshëm të rajoneve fshatare, turizmi në to dhe ruajtja e larmisë biologjike. Qenë të pranishëm më shumë se 150 delegatë nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Greqia, Kosova, Maqedonia, Rumania, Serbia dhe Turqia. Në radhë me forumin e diskutuar gjatë kohës së “Terra Madre 2012” u realizua një pazar në të hapur: “Shijoni Ballkanin” të shoqëruar me shfaqje poetike dhe muzikore, si dhe prej mundësive për degustim të gjelbrave të ndryshme dhe të produkteve mes të cilave: mjaltë bimore, djathë dhie dhe deleje, kos, reçele dhe turshi.

Në takim u paraqitën po kështu dhe verëra karakteristike për Ballkanin, raki dhe pije të tjera alkoolike. Pas “Terra Madre Ballkani 2012”, gjatë tetorit në Torino do të realizohet takimi botëror Terra Madre International. Organizatorët “Slow Food Internat” shpresojnë që ajo të tregojë larminë e madhe të ushqimeve nga të gjitha kontinentet dhe të bashkojë fermerët e vegjël dhe zanatçinj nga e gjithë bota, të cilët u përshtaten parimeve të prodhimit të mirë, të pastër dhe të sinqertë.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Diana Hristakieva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Çfarë parashikon buxheti i BE-së për vitin 2025

Lidhur me miratimin të mërkurën e kaluar të përbërjes së re të Komisionit Evropian, i cili zyrtarisht mori detyrën para disa ditësh, iu kushtua më pak vëmendje një ngjarjeje tjetër të rëndësishme të së njëjtës ditë - miratimit të buxhetit të Bashkimit..

botuar më 24-12-04 2.50.MD

Nxënës bullgarë janë të parët në një konkurs evropian të së drejtës ndërkombëtare

Ekipi i shkollës së mesme të dytë angleze në Sofje “Thomas Xhefersën” fitoi Konkursin e Gjashtë Evropian të Drejtësisë për nxënës, i cili u mbajt në Rumani, njoftoi Ministria e Arsimit. Në konkurs, nxënësit bëjnë një simulim të procesit gjyqësor mbi..

botuar më 24-12-03 12.41.MD

Dita e Antarktidës shënohet në Universitetin e Sofjes “Shën Kliment Ohridski”

Qendra Kombëtare për Kërkime Polare dhe Instituti Bullgar i Antarktidës organizojnë një takim ndërkombëtar me rastin e Ditës së Antarktidës. Më 3 dhjetor shënohen 65 vjet nga nënshkrimi i Traktatit të Antarktidës. Veprimtaria, që do të mbahet në..

botuar më 24-12-03 6.30.PD