“Vizita ime e parë në regjionin ballkanik do të jetë në Athinë”, nënvizoi para më shumë se dy muajsh presidenti bullgar Rosen Plevneliev para afaristëve grekë dhe shtoi se prioriteti i tij, si dhe “prioriteti total” i vendit tonë është tërheqja e investimeve të huaja. Në këtë drejtim ishte orientuar dhe vizita e tij në Gjermani, e cila përfundoi para pak kohe dhe në të cilën ai ftoi specialistë vendas për të marrë pjesë në përpunimin e projektit bullgar “Sofja Teh Park”. Në saje të këtij projekti vendi ynë do të bëhet qendër e Ballkanit për teknologjitë inovative.
Duhet të kërkojmë jo simbol, por pragmatizëm në vizitën e presidentit Plevneliev në Greqi, të realizuar menjëherë pas vizitës së tij në Gjermani. Vizita ishte me ftesë të homologut të tij Karolos Papuljas. Një prej qëllimeve të vizitës së Rosen Plevnelievit ishte dhe hapja zyrtare në Selanik e një dege të Dhomës tregtare-industriale me seli në Athinë, gjë që do të ndihmojë për forcimin e bashkëpunimit dhe do të lehtësojë krijimin e firmave të reja. Greqia është investitori i tretë i madh në Bullgari me mbi 3 miliardë euro. Para afaristëve grekë presidenti bullgar deklaroi përsëri se “Bullgaria është një vend i mirë për investime” dhe bashkë me homologun grek nënvizuan se bashkëpunimi “në ekonomi dhe në tregti është i shkëlqyeshëm, me një rritje prej 18 për qind”. Nuk është i rastit fakti se pikërisht me iniciativë të kryetarit të Dhomës tregtare-industriale bullgaro-greke bashkë me Rektoratin e Universitetit “Maqedoni” në Selanik, presidenti bullgar Rosen Plevneliev mori gjatë kësaj vizite titullin e nderit “doktor honoris hauza” të universitetit.
Gjatë vizitës së kreut të shtetit bullgar në Greqi u realizuan shumë takime, në të cilat u diskutuan çështje me interes dypalësh, përfshi këtu dhe shpejtimin e ndërtimit të lidhjes së gazit midis Bullgarisë dhe Greqisë dhe bashkëpunimin në sektorin energjetik, projekte të përbashkëta në infrastrukturë dhe turizëm.
© Foto: EPA/BGNES
Në mes të janarit të këtij viti tetë shoqata kulturore dhe arsimore bullgare nga Bosilegradi, Caribrodi, Zvonci, Vranja, Pirot dhe Niš i dërguan një letër të hapur Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq, Avokatit të Popullit Zoran Pašalić, Delegacionit të..
Në ekspozitën-konferencë High Security Printing EMEA-2025 në Bazel të Zvicrës, karta bullgare e identitetit fitoi vendin e parë për kartën më të mirë të identitetit në Evropë për vitin 2024, njoftoi Ministria e Brendshme. Përveç dizajnit të saj modern dhe..
Një ekip prej 12 nxënësish bullgarë të klasës së 11-të, i udhëhequr nga Elica Pavllova, fitoi vendin e parë midis pjesëmarrësve nga e gjithë bota në konkursin prestigjioz të projektimit të kolonive hapësinore të organizuar nga Shoqëria Kombëtare e Hapësirës..
Më 16 shkurt 2025 bëhen 127 vjet nga botimi i buletinit të parë të Agjencisë Telegrafike Bullgare (BTA), të nënshkruar nga drejtori i parë i saj Oskar..